Vetëvlerësimi  është  mënyra se si ne mendojmë dhe ndihemi  me  veten. Në  psikologji, vetëvlerësimi i referohet  respektit, njohurive, bindjeve, ideve, ndjenjave, qëndrimeve  dhe pritshmërive  që  individi  ka  për  veten.

Vetëvlerësimi  i  lartë  dhe i shëndetshem (pra jo mbivlerësim i vetes, i cili konsiderohet patologji) ndikon  pozitivisht  tek  individët, i lejon  ata të  kalojnë  sfidat  e  jetës  me  sukses, i motivon  për  të  përmbushur  qëllimet  e  tyre dhe gjithashtu i bën më  të  shëndetshëm.

Vetëvlerësimi nuk  lind  vetvetiu, as  nuk  krijohet brenda  ditës, por  fitohet  me  kalimin  e  kohës  gjatë  raporteve  me  njerëzit e tjerë . Vetëvlerësimi  fillon  te  formohet  që  në  fëmijërinë  e  hershme, prandaj   është shumë  e  rëndësishme  që   prindërit  të  jenë  të   mirëinformuar  për  mënyrat  e  duhura   të  sjelljes  dhe  komunikimit   me  fëmijët  e  tyre, në   mënyrë   që  të  rrisin  fëmijë  të  shëndetshem dhe  me  vetëvlerësim  pozitiv   për  veten, të  cilët  në   të  ardhmen  ka  shumë   mundësi  të  bëhen  të  rritur  të  sukseshëm dhe  të  shëndetshëm .

 

Si mund të  rrisim vetëvlerësimin tek  fëmijet ? Ja disa këshilla  të domosdoshme për  prindërit

 

1) Theksoni suksesin dhe jo dështimin, drejtoni vëmëndjen në numrin e përgjigjeve të sakta, vlerësoni krijmtarinë dhe qartësinë e të menduarit.

2) Përfshijeni fëmijën tuaj në zgjedhjet familjare, duke e pyetur se çfarë mendon për shembull, për rilyerjen e kuzhinës. Fëmija nuk duhet të ketë domosdoshmërisht fuqi vendimmarrëse, por thjesht duhet të ndihet i përfshirë në jetën familjare.

3) Mund të jetë e dobishme që fëmijën ta regjistroni në një kurs muzike, futbolli…ose në çfarëdo lloj aktiviteti tjetër që i pëlqen dhe që e bën të ndihet mirë. Kjo është e këshillueshme sidomos nëse fëmija ka probleme në shkollë: me një aktivitet jashtëshkollor, do të kompensojë “gabimin” shkollor duke fituar më shumë besim në vete.

4) Vlerësojeni përpjekjen e fëmijës pavarësisht se ka humbur apo fituar. Fëmija nuk duhet të ndihet i turpëruar sepse ka provuar diçka  të  re, është  e    rëndësishme  ti  mësoni  fëmijët  që  jo gjithmonë  do të  fitojnë, ka  raste  kur edhe do të  humbasin, dhe nuk ka asgjë   të  keqe këtu.

5) Mos  bëni  gjithcka  për   fëmijën  tuaj, jini  të  durueshëm dhe  lërini   të  bëjnë  vetë   disa   gjëra   të  cilat  mund  t’i  bëjnë, edhe pse ngadalë. Për shembull, mund të jetë më e shpejtë dhe më e lehtë të vishni fëmijën tuaj, por ta lini atë  të  vishet  vetë  e  ndihmon atë të  mësojë aftësi të reja.

6)Bëjini të ditur se askush nuk është i përsosur dhe shpjegojini se askush nuk pret që ai të jetë. Mënyra si reagoni ndaj gabimeve dhe zhgënjimeve të fëmijës tuaj ngjyros mënyrën se si ai do të reagojë.

7)Mos bëni krahasime  midis  fëmijëve  tuaj. Përkundrazi, vlerësoni individualitetin e secilit.

8) Mos  bëni  komplimente  të  ekzagjeruara  dhe  të  pabaza , treguhuni më  specifik  dhe  vlerësoni  detajet. Për shembull , nëse  fëmija  ka  vizatuar  familjen  dhe  ju  tregon vizatimin që  ka  bërë , ju nuk duhet t’i thoni “Ëooë, je piktori më  i mirë në  botë, por duhet  të  thoni dicka  më  reale  të   tipit: “Më  pëlqen fakti  që  ke vizatuar dhe qenushin tonë  apo  më   pëlqejnë   shumë  ngjyrat  që  ke zgjedhur”.

9) Jepni  udhëzime  me  mirësjellje  në  vend  të  urdhrave.

10) Përgëzojini   ata   për  sjelljet  e  mira, kjo  gjë   i  motivon  ata  të  vazhdojnë   të  sillen  mire.

Një   sens   pozitiv   për   veten   është   një   nga  dhuratat  më   të   mëdha   që   mund  t’i jepni fëmijës   tuaj.  Fëmijët   me  vetëvlerësim   të   lartë   ndjehen   të  dashur   dhe   kompetent  egjithashtu  ka  shumë  gjasa   që   ata   të    jenë    të   shëndetshëm  dhe   të   suksesshëm  në    të    ardhmen.