HomeFokusInspiro Ekipin Tuaj
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Inspiro Ekipin Tuaj

Kur nxjerr më të mirën nga njerëzit, do bëjnë punën më të mirë të mundshme për kompaninë tuaj. Pavarësisht industrisë apo madhësisë së ekipit, të qenit lider nuk është një detyrë e lehtë. Duhet të jesh njëherësh këshillues, disiplinues, dhe inkurajues. Gjetja e një ekuilibri mes këtyre roleve – disa prej të cilëve edhe duken sikur bien në kundërshtim me njëra-tjetrën – kërkon një vizion shumë të qartë strategjie, pasion për njerëzit e tu dhe përkushtim për zhvillimin e inteligjencës tënde emocionale. Zëvendësimi i punonjësve është i mundur, por kurrë nuk do mund të replikoni pakon e aftësive specifike të një personi. Në ekonominë e sotme të njohurisë, fjala e vjetër e urtë që punonjësit janë vlera më e madhe që ti ke, është më e vërtetë se kurrë. Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bësh si lider është t’i tregosh punonjësve që e kupton këtë, dhe vlerën që ata sjellin, që ke besim në aftësitë e tyre, dhe pret gjëra të mëdha nga ta. Të vendosësh pritshmëri të larta jo vetëm që inspiron punonjësit, por gjithashtu të ndihmon të marrësh punën më të mirë nga ta. Në fund të ditës, suksesi i ekipit përfaqëson suksesin tënd. Më poshtë, disa mënyra kyçe për motivimin e ekipit, dhe në fund, suksesin e kompanisë suaj.

 

  1. Ndihmo punonjësit të bëjnë një “hartë” karriere

Punonjësit rrallëherë janë të kënaqur vetëm me orarin e rregullt, dhe marrjen e një page në fund të muajit. Duan të dinë që po përmirësohen dhe po rriten në punën e tyre, që po punojnë drejt diçkaje. Tregoji punonjësve që ju mendoni për zhvillimin e tyre duke folur me ta për objektivat që kanë në karrierë, dhe jo vetëm gjatë rishikimit vjetor. Cakto disa takime vazhdimisht dhe rregullisht për të diskutuar synimet e tyre profesionale. Gjatë kohës që flisni me ta, kushtojini vëmendje mënyrës se si po reagojnë ndaj teje. Sigurohu që ata e dinë që suksesi i tyre ka rëndësi për ty. Ndaj me ta qëllimet që ke, dhe pyeti për synimet e tyre. Duke diksutuar qëllimet hapur me punonjësit, do i tregosh që ke besim tek ta, dhe do ndihen më rehat të jenë të sinqertë. Së dyti, ofroji zgjidhje, si për shembull: një listë me hapa për të arritur qëllimin që ata kanë brenda kompanisë.

 

  1. Kap mundësitë për rritje

Inkurajo punonjësit e tu që të mësojnë nga eksperiencat e punës – si të mirat ashtu edhe të këqijat. Kjo mund të kërkojë që t’i ndihmosh ata që trajnon, që të kuptojnë mundësitë për të mësuar diçka gjatë ditës së tyre të punës. Për shkak së punonjësit përfshihen në fluksin e detyrave të përditshme, harrojnë të gjejnë mundësi për të mësuar. Provo t’i përkujtosh punonjësit që të reflektojnë në gjërat që kanë shkuar mirë, çfarë s’ka shkuar aq mirë, dhe si mund të përmirësohen në të ardhmen. Kjo ndihmon ndërtimin e një kulture mësimi brenda ekipit tuaj.

 

  1. Inkurajo miqësinë

Punonjësit duan të kenë lidhje më të afërta me kolegët e punës, dhe studime të ndryshme kanë treguar që miqësitë në punë çojnë në një perfomancë më të mirë. Kur punonjësit me të vërtetë ndihen që kanë miqësi të fortë me kolegët, gjithashtu duan të marrin masa pozitive që i bëjnë mirë biznesit tuaj. Që t’i kultivoni këto marrëdhënie, jepini ekipit kohë dhe hapësirë që të ndërveprojnë me njëri-tjetrin ndërkohë që arrijnë tasqet e tyre. Lejoni 15 minuta kohë sociale para takimeve, ose ndërto “dhoma grumbullimi”, si zyra më joformale, kur ekipet duan një vend për të bashkëpunuar. Të jesh një lider i suksesshëm kërkon një miks delikat atributesh. Duhet të jesh në gjendje të caktosh pritshmëri të larta, të motivosh punonjësit, të ofrosh suport, si dhe të korrigjosh kur ka nevojë. Duke u fokusuar në qëllimet e punonjësve, zhvillimet e tyre, marrëdhëniet e tyre, do siguroni sukses për ekipin, dhe në fund, kompaninë.

 

Të fundit