HomeArtikujKompleksetINTELIGJENCA EMOCIONALE 
spot_img

Artikuj të ngjashëm

INTELIGJENCA EMOCIONALE 

Emocionet na udhëheqin në situata dhe detyra që janë shumë të vështira dhe të rendësishme për tiu besuar vetëm intelektit. Çdo emocion na drejton drejt një veprimi. Vetë fjala emocion vjen nga latinishtja E-movere që është tendenca për të vepruar. Ndaj mund të flasim për dy mendje një që mendon dhe një që ndien. Mund të themi dallimi midis racionales dhe emocionales. Qendrat emocionale janë të vendosura ne tru,stuhitë emocionale vijnë nga amigdala,një qendër e sistemit limbik. Ajo fuksionon si një arkivë e kujtesës emocionale dhe për këtë arsye është një depo e vetë-kuptimit të ngjarjeve. Ajo reagon si një pranverë neurologjike e cila është shkaktuar duke dërguar një mesazh në tërë pjesët e trurit.Emocionet janë përgjigje psiko-fizike e sjelljes në një ngjarje.Ato janë inpulse për të vepruar por që duhen menaxhuar në kohë reale në emergjencat e jetës.

Emocionet janë një formë komunikimi për veten dhe të tjerët,ajo ka të drejtë të kuptojë se cfarë duam dhe cfarë janë qëllimet tona,objektivat tona në atë moment. Ne marrim urdhëra ,komunikime dhe kritika nga eprorët ,shkëmbejmë informata dhe opinione me kolegët dhe komunikojmë me mjedisin jashtë kompanisë. Prandaj nuk është për tu habitur që aftësia për tu lidhur dhe punuar në një grup është ndër aftësitë trasversale më të kërkuara nga konpania.

Por cfarë është inteligjenca emocionale?

Si historik ajo nis që me Aristotelin dhe vazhdon me Salovey & Mayer të cilët e përcaktuan inteligjencën emocionale si aftësinë e mësuar për të perceptuar ,kuptuar ,shprehur dhe menaxhuar emocionet ,në mënyrë që ato të punojnë dhe të jenë të dobishme për ne dhe të mos jenë kundra nesh.

Inteligjenca emocionale e Goleman përmban 5 fusha kryesore.

  • 1-Vetë-dija
  • 2-Vetëkontrrolli
  • 3-Vetmotivimi
  • 4-Ndërgjegjësimi shoqëror
  • 5-Menaxhimi i marrëdhënieve shoqërore

Për të patur konpentencë emocionale kërkon vetë-dijesim të gjendjes emocionale që po kalon dhe aftësi për ti ndarë emocionet nga njera-tjetra , për ti përvetësuar emocionet tona si fillim, e më pas duke bërë një ekuilibër të mirë ndërveprimi me emocionet e të tjerëve.

Konpentenca emocionale lejon të përballosh stresin e prodhuar nga emocionet negative me strategji që ulin kohëzgjatjen dhe intesitetin e tyre. Si individë suksesi ynë dhe suksesi i profesionit sot varen nga aftësia jonë për të lexuar sinjale të njerëzve të tjerë dhe për të reaguar në mënyrë të përshtatshme ndaj tyre.

Prandaj, secili prej nesh duhet të zhvillojë aftësitë e inteligjencës emocionale të nevojshme për të kuptuar më mirë, për të kuptuar dhe për të negociuar me njerëzit e tjerë, veçanërisht pasi ekonomia është bërë më globale. Përndryshe, suksesi do të na shmangë në jetën dhe karrierën tonë.Për këtë arsye inteligjenca emocionale është një vaksinë që ruan shëndetin dhe inkurajon zhvillimin e një shoqërie.

Si mund të pregatisim më mirë të rinjtë për botën e re të punës?

Për fëmijët tanë ,kjo përfshin afalbetin e emocioneve,për ata që tashmë punojnë mbetet kultivimi i aftësive emocionale.

Inteligjenca emocionale është themelore për të ardhmen e fëmijëve ashtu sic janë materialet klasike akademike. Aktualisht ,edukimi emocional i fëmijëve tanë është lënë mbas dore,me rezultate gjithmonë jo të shëndetëshme.

Zgjidhja qendron në një mënyrë të re të shqyrtimit të asaj se cfarë duhet të bëj shkolla për të edukuar individin si një person.D.Kindlon thotë “ Rinia e tërbuar e sotme është e destinuar të bëhet njeriu i vetmuar dhe armiqësor i së nesërmes.”

Nëse një shkollë nuk ndihmon studentët e saj të zotërojnë aftësitë bazë njerzore emocionale do të thotë që kompanitë do të duhet ti korrigjojnë ato kur ata student të bëhen pjesë e tyre.Shumica e kompanive të huaja e quajnë leximin e emocioneve si një gjest të vullnetit të mirë edhe si një ivenstim praktik.

Vëmendja ndaj emocioneve,kompentencës së saj synon të ndihmoj jo vetem shkollat për të përmirësuar këto aftësi pasi ato kontribojnë në përmirësimin e vetë individit si qënie njerzore , qyteterimit dhe prosperitetit ekonomik të komuniteteve tona.

Pse është i rëndësishëm zhvillimi i aftësive të inteligjencës emocionale?

Sepse të jesh në gjendje të kuptosh emocionet e tua është thelbësore për të kuptuar se çfarë është ajo që do tju bëjë më shumë funksione të larta dhe do tju çojë të lulëzoni. Si njerëz, ne priremi të jemi shumë emocionalë dhe krijesa shoqërore.

Të qenit emocionalisht inteligjent do të të ndihmojë

  • -të lidhesh me të tjerët
  • -të rritësh redimentin e punës tënde
  • -të përmirësosh aftësitë e komunikimit
  • -të ndihmosh të bëhesh elastik .

Të paturit një nivel të lartë të inteligjencës emocionale do të të bëjë të suksesshëm në çdo aspekt të jetës tënde!

 

Kush janë faktorët që ndikojnë në pasurimin e përvojës emocionale?

Në fakt studiuesit e emocioneve kanë arritur të indentifikojnë faktorë kryesorë të rritjes së aftësisë njerzore për emocion dhe që ndihmojnë në pasurimin e përvojës emocionale dhe botës shpirtërore në tërësi.

Faktorë të tillë janë :

  • a-natyra e individit
  • b-kontrastet
  • c-zakonet e mësuara

a-Natyra e individit , kjo do të thotë se e njëjta dukuri apo i njëjti fenomen mund të përjetohet në mënyra të ndryshme nga individ të ndryshëm.Aftësia për emocion ndryshon nga njëri individ tek tjetri, kjo varet nga ndjeshmëria individuale, temperamenti, harta mendore ,nga gjendja shpirtërore, përvojat personale. Njeriu e ka zhvillimin e tij nërmjet disa shqisave që janë dëgjimi, shikimi, nuhatja, prekja dhe e folura. Në këto shqisa jo domosdoshmërisht në cdo individ mund të jetë e njëjtë, dikush ka dëgjimin më të prehtë, dikush ka shikimin ndaj dhe zhvillimi individual është i ndryshem detyrimisht edhe përvojat emocionale janë të ndryshme.

b-Kontrastet, një ngjarje që të shkaktoj emocion, duhet që ajo të mos e përsërisë vetveten. Roli i saj bëhet më i madh nëse ndikon drejtpërdrejt mbi gjendjen emocionale qofshin ato positive apo negative. Psh. Një sukses përjetohet shumë më tepër pas disa dështimeve radhazi ( dështimet – do të thotë përpjekje ) sesa suksese të njëpasnjëshme. Sa më i madh të jetë kontrasti aq më të forta bëhen përjetimet emocionale.

c-Zakonet e mësuara, studiuesit theksojnë se në rritjen e qëndrueshmërisë dhe përvojave emocionale ndikojnë edhe zakonet apo shprehitë e mësuara nga individi. Kush mund të jetë një zakon? Një zakon, psh. mund të jetë duhani, shija në fillimet e këtij veprimi është e pakënaqëshme,por me kalimin e kohës sjell kënaqësi tek individi. Një punë jo e kënaqëshme në fillimet e saj, mund të kthehet në burim kënaqësie pas një farë kohe. Pasi janë fituar aftësi e shkathtësi për kryerjen e asaj veprimtarie.

Emocioni si ekperiencë dhe aftësi nuk është asgjë tjetër vecse një përzierje e niveleve të ndryshme të fuksionit të organizmit në aspektin biologjik, konjitiv dhe reagimeve sjellore. Për të parë se sa të vetkontrolluar ndaj emocioneve jemi , shtrohen disa pyeteje të cilat parashtrohen më poshtë :

  • Cilat emocione priren të përsëriten më shpesh tek ju?
  • Sa të forta janë emocionet ?
  • A ka ngjarje të vecanta që bëjnë këto emocione të shperthejnë?
  • Sa zgjasin përgjithësisht emocionet?
  • Në cilat situata manifestohen më shumë emocionet?
  • Mos vallë, emocionet priren të shfaqen në prezencën e disa personave të vecantë?

Përpjekjet për të kontrolluar dhe të ushtruarit në menaxhimin e gjendjes emocionale duhet të fillojnë sa më hetët në moshën e një individi. Nëse duam tu mësojmë fëmijëve mënyra e modele praktike për të kontrolluar emocionet vetjake ,kjo mund të arrihet ,duke kuptuar pasojat e sjelljes ndaj një realiteti i cili mund të mbart në vetvete emocione të dukshme.

Kush mund të jenë disa këshilla që mund tju ndihmojnë për një kontroll të përgjithshëm të emocioneve :

  • Tregoni kujdes me ato cka flisni me veten.
  • Ndërmerrni më shumë përgjegjësi ndaj reaksioneve emocionale.
  • Zvogëloni zemërimin tuaj, kur përballeni me situata të cilat shkaktojnë reaksine të padëshiruara emocionale.
  • Largoni veten nga situata të pakëndëshme. Orientoni energjitë tuaja në një aktivitet të ri.
  • Vetmotivimi, është orientim i fuqisë së emocioneve tona.
  • Lexo, vazhdimisht për fuksionin e gjendjes emocionale.Kërkimi ii diturisë do të rrisë fuqinë tuaj.
  • Asnjëherë mos nënvlersoni fuqinë e frymarrjes së thellë.Rritja e lëvizjes së ajrit qartëson mendimet dhe vepron në mënyrë relaksuese në punën e trurit dhe trupit tuaj.

Po e përmbyll me disa këshilla për menaxhimin e emocioneve:

  • Përpiqu për të përmirësuar shprehjen e zemërimit,duke shmangur grindjet.
  • Kultivo ndienja positive për veten, për familjen dhe punën
  • Mëso të trajtosh më mire stresin tek vetja.
  • Përpiqu të reduktosh vetminë dhe ankthin.
  • Më pak sjellje aggressive.
  • Zogëlo numrin e ofendimeve verbale.

Të fundit