HomeArtikujKompleksetMos e shpenzo kohën kot
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Mos e shpenzo kohën kot

Dëshiron të shpenzosh kohën siç duhet dhe të bësh më shumë? Shumica e këshillave që shohim vërdallë, rekomandojnë ndryshime shumë të mëdha ose të komplikuara në rutinën tonë ditore, apo këshilla grandioze por shumë të paqarta. Por, mos u shqetësoni, disa këshilla menaxhimi janë si praktike, ashtu dhe të arritshme. Ja katër gjëra specifike që do ju ndihmojnë të përdorni kohën në mënyrë më produktive (p.sh. të kryeni më shumë punë në më pak kohë, me më pak ndërprerje dhe shpërqendrime).
  1. Limitoje listën tënde ‘to-do’ në vetëm tre gjëtra

Çdo mëngjes, identifiko tre prioritetet e tua kryesore për ditën dhe shkruaji. Dhe kaq, kaq duhet të jetë lista to-do për ty atë ditë. Mund të kesh një listë më të gjatë për javën/muajin etj., por mbaj disiplinën për restriktimin e listës tënde ditore në vetëm tre gjëra. Nëse i mbaron këto tre gjëra dhe ke kohë të bësh më shumë, shumë mirë! Vazhdo me detyrat e tjera të javës/muajit, dhe shijo ndjenjën e tejkalimit të pritshmërive të tua. Shkrimi i listave të gjata to-do është një ide shumë e keqe pasi janë gati të pamundura për t’u arritur. Njerëzit shpesh e bëjnë këtë gabim, duke i vendosur vetes qëllime jo-realistike. Kur në fund të ditës do kesh një listë të gjatë detyrash që nuk i ke kryer, kjo të demotivon, dhe të mbush trurin me detyra të pakryera.

  1. Skedulo kohën specifike kur do punosh

Shumica prej nesh mund të punojnë më së shumti kur kemi një periudhë kohe të pandërprerë që t’i futemi një detyre me kokë, teksa futemi në “zonën” tonë. Por gjetja e këtyre grimcave të çmuara të kohës shpesh mund të jetë e vështirë mes një dite të gjaë takimesh, telefonatash, rrjetesh sociale, dhe shpërqendrime të tjera. Bëhuni proaktivë dhe bllokoni një orë ose dy çdo mëngjes për kohën tënde. Gjatë kësaj periduhe, mos merr telefonata, mos fol me kolegë, thjesht ul kokën dhe merru me një task të caktuar (ose 2). Vendose këtë kohë në orar dhe trajtoje si çdo angazhim tjetër. Shpjegoja dhe kolegëve paraprakisht që gjatë periudhe nuk dëshiron të ndëpritesh.  Bëj ‘mute’ ose fik telefonin, mbyll shfletuesin e internetit, etj. Largo gjithë shpërqendrimet dhe zhytu thellë në detyrën tënde.

  1. Planifiko takime për 25 ose 50 minuta

Mos skedulo takime për gjysëm ore, një orë, ose ndonjë njësi tjetër kohore. Në vend të kësaj, skedulo një takim për 5 ose 10 minuta më pak (për shembull 25 minuta dhe jo 30). Qëndroji këtij orari dhe në praktikë. Shfrytëzo këto minuta pas një takimi që të përmbledhësh gjithçka që ka ndodhur. Merr frymë, tërhiq muskujt. Të gjithë e dimë që takimet e njëpasnjëshme janë të vështira për t’u mënaxhuar. Kur shkojmë nga një takim apo event tek tjetri, truri yt nuk ka kohë të mbarojë procesimin e një gjëje para se të futet tek tjetra. Kështu që, skedulo pak kohë ‘loading’ pas çdo takimi, dhe jepi vetes një mundësi për të marrë frymë.

  1. Kufizo kontrollimin e email-it

Email-et janë kanali dhe pengesa e jetës modern të punës. Kjo këshillë është e thjeshtë, por e vështirë për t’u mbajtur. Zgjidh dhe limito në mënyrë të ndëegjegjshme kohën që shpenzon duke kontrolluar email-et, dhe mos i lër të të pushtojnë më kërkesa të shumta dhe informacione të parëndësishme. Si fillim, fik ‘notifications’ e email-it në telefon dhe në desktop. Në këtë mënyrë, nuk do shpërqendrohesh nga njoftime të reja ndërkohë që po mundohesh të fokusohesh në gjëra të tjera. Së dyti, shikoje email-in vetëm dy herë në ditë – p.sh., një herë në mëngjes dhe një herë pas drekës. Rezisto tundimin që t’i hedhësh një sy në një kohë tjetër, sepse pa dyshim do shpërqendrohesh nga leximi, kthimi i një përgjigjeje, apo thjesht të menduarit rreth asaj çfarë ke lexuar.

Përfundimi

Të gjithë duam të jemi të fokusuar dhe produktivë në punë, dhe të bëjmë sa më shumë që mundemi në kohën që kemi. Por, bërja e këtyre ndryshimeve shpesh mund të duket shumë e vështirë, shumë e komplikuar, ose thjesht shumë e lodhshme. Idetë që janë shprehur këtu janë shumë praktike dhe të qarta, si dhe të lehta për t’u implementuar. Duke qenë më strategjikë për mënyrën se e shpenzojmë kohën, do ndjehemi më në kë kontroll dhe më të fokusuar.

Të fundit