- Thuaj STOP
Kur dyshimet te vijne ne mendje dhe trazojne gjithcka, thuaj stop.
Kontrolloji dhe mos i lejo te te kontrollojne, foli vetes/mendimeve dhe tregoji se ti nuk i pranon, me ze te larte tregoji deshirat e tua. Duke vepruar keshtu ti e ndryshon modelin e te menduarit, dhe ndalon qe ai dyshim i brendshem te kete kontroll.
- Mos u bej viktime e krahasimit
Nese shpesh e krahason veten me njerezit e tjere, me suksesin dhe arritjet qe ata i paraqesin ne media sociale atehere mund te jesh duke i krijuar hapesire dyshimit. Rruga me e mire per te pare veten dhe te tjeret eshte kur krahasohesh me vetveten. Shiko si i ke arritur gjerat per te cilat dikur shpresoje, shiko lufterat qe i ke fituar per te cilat dyshoje se do t’ja dilje. Dhe shiko se si ke arritur sukses dhe je rritur ne baze te njohurive dhe emocioneve.
- Mbaj ditar
Te posedosh nje ditar per veten ndihmon shume, ajo eshte pasqyra jote: Kur dyshimet te kaplojne per aftesite e tua aty mund te gjesh te arriturat. Kur te jesh mes mjegullash shpirterore ditari do te ofroje qartesi.
- Kujto se per njerezit nuk ka rendesi cfare ben apo cfare thua
Kur te vijne mendimet dhe shqetesohesh se cfare mendojne njerezit atehere vetem qe i jep fuqi dyshimit te brendshem dhe shpejt mund te mbetesh brenda asaj frike. Cdo here qe ballafaqohesh me mendime te tilla tregoji vetes qe njerezit jane te zene duke menduar cfare mendojne te tjeret per ta ose jane duke menduar per punen, kafshet shtepiake, etj.
- Ndaje me dike
Kur i mban brenda vetes dyshimet ato mund te shkaktojne kaos te madh, duke ndikuar ne disponimin tend re perditshem dhe emocionet e tua. Kur shqetesimet i lejon te dalin dhe ato i thua me ze te larte, do te ndjesh nje lloj clirimi nga brenda. Andaj, fol per veten me dike te aferm apo profesionist te licencuar te shendetit mendor.