HomeFokusKur të mbushësh 30 vjet
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kur të mbushësh 30 vjet

Kur jemi të vegjël, e mendojmë jetën e rritur të mbushur me pritje dhe idealizime. Ëndërrojmë, projektojmë dhe në të njëjtën kohë riprodhojmë atë që shohim tek të rriturit që na rrethojnë. Por kur rritemi, e kuptojmë se në këtë periudhë ka shumë pak idealizim. Për më tepër, kohët ndryshojnë dhe ne nuk duam të jemi si ata të rriturit që dikur kemi patur model. Ne duam të ndërtojmë vetë historinë tonë! Nuk është e njëjta të jesh 20 vjeç dhe të kesh një energji që duket e pafund; se sa të jesh 30, ku në momentet e kënaqësisë, lidhjeve apo përvojave, cilësia bëhet më e rëndësishme se sasia.

 

Miqtë numërohen me pëllëmbën e dorës

Popullariteti në moshën 30-vjeçare i përket së kaluarës. Tashmë nuk kanë rëndësi 1 mijë miqtë në Facebook, apo takimet në fundjavë me 20 veta. Tashmë ke kaluar momente nga më të ndryshmet në jetën tënde dhe e di kush janë personat ku mund të mbështetesh. Janë pak, por vlejnë sa një thesar. Mund të jetë edhe thjesht një mik, në fund të fundit… “mjafton vetëm një”! Dhe kështu preferon të kujdesesh për ta ruajtur marrëdhënien, ndaj të cilës ndihesh gjithmonë në formë dhe mjaft rehat.

 

Të dielat? Plani më i mirë është të qëndrosh në shtëpi

Kur mbush 30-vjeç, nuk ndihesh keq nëse nuk do të dalësh. Ndonjëherë mendon dhe thua se do të vlente më shumë nëse do të rrije në shtëpi, ndoshta dhe vetëm, duke parë një film, apo duke ngrënë diçka që të pëlqen.

 

Dashuria nuk mund të jetë përgjithmonë

Vizioni i dashurisë së përjetshme dhe çiftet përjetësisht të lumtura kanë mbetur, për ty, vetëm në filma. Tashmë ke rënë në dashuri dhe ke vuajtur për dashuri. Tani po kërkon dashuri të vërtetë, atë që me të vërtetë të bën të lumtur në një mënyrë të thjeshtë. Nuk ke nevojë për skena të mëdha dashurie për të kuptuar se e do dikë; ose se dikush ju do.

 

Të kujdesesh, nuk është një budallallëk

Ndoshta kur ishe i vogël, të besdiste fakti që të mëdhenjtë kujdeseshin për ty, të çonin tek mjeku, etj. Por, kur të mbushësh 30 vjeç, kupton se asgjë nuk ka qenë budallallëk. Nëse bën ftohtë, moda nuk ka më rëndësi, e rëndësishme është të kujdesesh. Nëse ndihesh keq nga stomaku, nuk do të të “plasë” shumë se ç’do mendojnë nëse ti nuk pi në një festë. Prioriteti je ti vetë dhe e ke kuptuar këtë.

 

Askush nuk do ta bëjë për ty, atë që ti nuk bën për veten

Diçka e përbashkët, kur je më i ri, është që të kesh të tjera përgjegjësi, të mendosh të tjera dëshira, me persona të ndryshëm. Kështu, mund ta supozosh më lehtë nëse gjërat shkojnë keq. Por kur të mbushësh 30 vjeç, do kuptosh se gjithçka varet nga ty. Askush s’do ta bëjë diçka, nëse ti nuk e bën për veten tënde.

 

Hatërmbetjet nuk vlejnë më…

Kur rritesh, zënkat “e përjetshme” të duken si gjëra fëmijësh. Pra, ti u zure në gjimnaz me atë shokun dhe nuk i ke folur prej vitesh? Hej, por dikur ai ishte shoku yt i ngushtë… Në moshën 30 vjeç do ndiesh nevojën për të kthyer kokën pas, do kuptosh vetëm diçka: Jetët tuaja kanë marrë rrugë të ndryshme, por ju nuk keni urrejtje të përjetshme ndaj njëri – tjetrit.

 

Suksesi është personal

Kur të mbushësh 30 vjeç, kupton se suksesi nuk është ajo që të tjerët presin nga ti, por ajo që pret ti nga vetja. Nuk ka asgjë të shkruar se kush duhet të bëhesh ose të bësh; je vetëm ti që duhet të zgjedhësh se ku do ta çosh jetën tënde. Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët, por ajo që ju mendoni ju bën të lumtur.

 

Previous article
Next article

Të fundit