HomeFokusMarrja e Vendimeve  
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Marrja e Vendimeve  

I duam njerëzit që dinë të marrin vendime kurajoze në kohë të vështira. Ata që zgjedhin atë që duan me të vërtetë kundër asaj që për të tjerët duket logjike ose koherente. E bëjnë kur është e vështirë, kur çdo gjë duket se është kundër dhe thonë: “Nëse ka diçka që shënon tek unë, ai jam unë.” Na pëlqejnë njerëzit që çlirohen nga ata zinxhirë që i lidhin me ata që i kanë ndihmuar, që nuk ngatërrojnë këtë “borxh”, nëse ekziston, me lirinë e tyre. Të gjithë ne e kemi patur këtë ndjesi, e hasim edhe tek fëmijët: shumë prej tyre kur prindërit i blejnë lodra bëhen më bindës, jo sepse duan një tjetër, por sepse kanë integruar në mënyrën e tyre të sjelljes parimin e reciprocitetit. Nëse kjo nuk ndodh spontanisht, ka shumë nga ata prindër që u kujtojnë atyre këtë “borxh”, nëse mund ta quajmë kështu. “Nuk duhet të sillesh keq, të kam blerë lodrën. Sot kemi qenë për shumë kohë në parkun e lojërave, pra tani duhet të rregullosh dhomën tënde.”

 

Të ndershëm dhe të sinqertë.

Personat që marrin vendime kurajoze janë të ndershëm dhe heqin dorë nga të pozicionuarit në dy vende kur nuk është e mundur. Ata thonë: “Kjo është karta ime dhe me këtë do të luaj.” I duam njerëzit që dinë të përcaktohen, që i kanë të qarta prioritetet dhe kuptojnë që në disa momente t’u mbetesh besnik atyre, do të thotë të bësh sakrifica. Dhe e bëjnë, edhe pse ajo që humbin dhe që braktisin u provokon dhimbje. Vendosin familjen para së gjithash dhe nuk humbin ato rutina që kanë krijuar me to, as edhe për ofertën më interesante. Ata janë të ndershëm me veten dhe nuk duan, as kanë prirje për të gjetur një zgjidhje për atë që s’mund të arrijnë. Nuk kërkojnë të duken për atë që nuk janë. Thonë: “ Në rregull, dita ka 24 orë jo 48” Nuk kërkojnë të bëjnë që të ketë më shumë. Nuk sforcohen, nuk forcojnë të tjerët të mbërrijnë aty ku nuk duan dhe nuk munden. Nuk vrapojnë pas orës, e bëjnë kur duan. Nëse e dinë se nuk kanë kohë për të patur fëmijë, atëherë krijojnë këtë kohë ose nuk kanë fëmijë dhe nuk kthehen në prindër të të tjerëve, as e transformojnë jetën e tyre në një sakrificë të vazhdueshme.

 

E njohin fatin e tyre.

Kur hyjmë në marrëdhënie me personat që janë në gjendje të marrin vendime kurajoze në momente të vështira, dimë çfarë të presim, mund të na pëlqejnë ose jo, por ajo që thonë është ajo që bëjnë. Bëjnë atë që thonë, për ata që u thonë jo kanë motivet e tyre. I duam personat që dinë të marrin vendime kurajoze në momente të vështira, sepse priren të mos harrojnë kurrë që janë me fat, që zemra e tyre rreh, sepse mund të ushqejnë shpresën, sepse kanë një trup që është makina më perfekte dhe më e nevojshmja që mund të kemi krijuar me teknologjinë, sepse marrin frymë. A nuk është fantastike? Për faktin se munden, pa patur nevojë për t’u përballur me ata që nuk munden. Të mund të marrësh frymë dhe më pas ta nxjerrësh. Na pëlqejnë sepse e duan jetën, janë në gjendje të ndërtojnë pozitivisht një rol brenda saj. Janë në gjendje të luftojnë për drejtësinë duke ditur se kjo botë nuk është e drejtë. I duam sepse i njohin difektet e tyre, por që nuk reshtin së provuari. Ndoshta nuk janë gjithçkabërës, por i sheh mbi shkallë duke ndërruar llambën. Pak ose shumë kërkojnë të përdorin të gjithë aftësitë e tyre dhe riskojnë. Risku i të mësuarit. Kanë të njëjtat frikëra si të gjithë të tjerët, por kuptojnë që janë pjesë e lojës. Thonë: “Ta provoj? Pse jo?” Fëmija a nuk e hedh përtokë lugën që të kuptojë gravitetin? Janë persona që vazhdojnë të hedhin në tokë lugë, sepse janë ekstremisht kuriozë. Kanë besim, për pasojë janë në gjendje të marrin vendime kurajoze në momente të vështira.

 

Të fundit