“Mendimet kanë fuqinë për të krijuar dhe fuqinë për t’ju shkatërruar. Qeniet njerëzore kanë aftësinë e mrekullueshme që çdo përvojë të jetës së tyre t’i japin një kuptim që e shfuqizon këtë përvojë ose një kuptim që me të vërtetë mund t’u shpëtojë jetën.” – Tony Robbins
Mendimet negative na lënë pas.
Ato përforcojnë ndjenjat e dështimit, frikës dhe plogështisë. Kur u besojmë këtyre besimeve, u lejojmë atyre të kontrollojnë fatin tonë dhe të marrin nën kontroll udhëtimit tonë, ne duhet të ndalojmë së injoruari ato dhe së përpjekuri për t’i vënë në funksionim dhe në vend të kësaj të përballemi me to. Këto mendime mund të jenë në lidhje me çdo gjë dhe ndikohen nga gjithçka rreth nesh, duke përfshirë njerëzit me të cilët njihemi, librat që lexojmë dhe rrjetet sociale që vizitojmë. Këtu janë 7 mënyra se si mposhtni mendimet negative:
Hulumtoni!
Duke eksploruar atë që nxit mendimet tona negative do të na lejojë të adresojmë zakonet dhe sjelljet dhe të bëjmë ndryshime. Është e dobishme të kuptojmë se si formohen mendimet tona dhe nga se ndikohen ato. Kur kemi një kuptim të plotë jo vetëm që do të na ndihmojë të ndryshojmë sjelljet tona, por edhe do të na ndihmojë të dimë kur besime të caktuara po kufizojnë potencialin tonë.
Jini kuriozë!
Të qënit kureshtar është ajo që mësojmë në fazën e eksplorimit dhe vë në pikëpyetje mënyrën se si ne do të kalojmë nga besimi negativ në besime që mbështesin vizionin dhe potencialin tonë. Faktori i kuriozitetit do të na ndihmojë të zbulojmë se çfarë ndodh në anën tjetër të mendimit dhe skenarëve të ndryshëm që mund të ndeshim gjatë rrugës. Kurioziteti na ndihmon të shohim në prespektivë dhe me të, mendimi negativ bëhet më pozitiv.
Përcaktoni nëse limitimi i besimit është fakt apo trillim!
Pas eksplorimit të mendimeve dhe të qënit kurioz rreth tyre, është koha për të marrë atë që kemi mësuar dhe për të përcaktuar nëse mendimi është fakt apo trillim. Ju jeni duke u mbajtur pas mendimit për një arsye, ose jeni të bindur prej tij, ose mendimi mund të ketë qenë i vlefshëm në një kohë. Por, ashtu siç ne ndryshojmë, ashtu ndryshojnë edhe mendimet tona. Tani është koha për të reflektuar mbi mendimin dhe për të përcaktuar se pse po mbahemi pas tij. Sapo të kuptoni se mendimii negativ nuk ka më vlerë, është më e lehtë për ta reduktuar atë.
Izolojini ato!
Mendimet negative bëhen më të mëdha dhe më të fuqishme kur përvoja të tjera negative janë të pranishme ose kur njerëzit e tjerët po i hedhin zjarrit benzinë. Izolojeni mendimin dhe punoni vetë me të duke e eksploruar, duke qenë kuriozë rreth tij dhe duke përcaktuar nëse është fakt apo trillim. Është mendimi ynë dhe kalimi nga nevojat limituese në ato mbështetëse ajo që ndodh në mendjen tonë.
Gjeni prova mbështetëse!
Gjetja e provave për të mbështetur pse mendimi negativ nuk është i vlefshëm do të na ndihmojë ta vendosim atë në perspektivë. Në shumë raste, mendimet negative po luajnë me emocionet tona. Kundërshtimi i kësaj me prova logjike mund të jetë pikërisht ajo që ne kemi nevojë për ta vënë atë në pushim. Duke renditur të gjitha arsyet pse mendimi nuk është i vërtetë apo nuk është më i vlefshëm siguron një çlirim të brendshëm prej fuqisë së besimit.
Ristrukturojeni besimin!
Nuk është realiste të mendosh që një mendim negativ do të largohet menjëherë, kështu për të ndihmuar në largimin e këtyre mendimeve është e rëndësishme ta riformoni besimin në një mënyrë mbështetëse për ju. Ju mund të deklaroni mendimin ndjekur nga arsyet që nuk është i vertetë ose sepse nuk ofron më ndonjë vlerë. Duke riformuar mendimin në atë që është e vërtetë për ju tani, është një mënyrë shumë efektive për të shndërruar mendimin negativ në një mendimin mbështetës dhe qëllimor.
Ecni përpara!
Mendimet negative kanë pushtet kur ne i lejojmë ato të vazhdojnë të kenë ndikim tek ne. Mos harroni se e kaluara është e kaluar dhe nuk ndikon në të tashmen apo të ardhmen tonë nëse nuk e lejojmë atë. Shpesh është më e lehtë të thuash harroje se sa ta bësh atë. Kur ju keni një mendim negativ keni dy zgjedhje: pranojeni ose ndryshojeni. Këshillat në këtë artikull do t’ju ndihmojnë ta ndryshoni kur mundeni, por nëse nuk mund ta ndryshoni atë, atëherë duhet të mësoni të jetoni me të. Çfarë është më e rëndësishme është që ju nuk duhet ta lejoni që t’ju ndalojë për të arritur qëllimet tuaja. Në fund, është e rëndësishme të mbani mend se mendimet negative shfaqen sepse ne i lejojmë ato. Ne kemi fuqinë për t’i ndryshuar ato nga ato negative në pozitive, me një udhëtim të ndërgjegjshëm në të cilin e shndërrojmë mendimin në diçka që funksionon për ne, jo kundër nesh. Gjeni të vërtetën tuaj dhe shkoni atje kur mendimet tuaja sfidohen!