Mendo Pozitivisht: “Pesimisti shikon vështirësi në çdo mundësi, Optimisti shikon mundësi në çdo vështirësi”
Të menduarit është çelësi i për të marrë atë çfarë doni. Keni dëgjuar për ligjin e tërheqjes. Në këtë ligj, të mënduarit është përbërësi i parë për tju shtyrë drejt qëllimit tuaj. Shumë njerëz që mendojnë se po mendojnë, në fakt nuk po e bëjnë diçka të tillë. Të menduarit është kur arsyeton.Arsyetim nuk do të thotë tju shkojë mendja rrotull. Të menduarit përfshin një peshim të mundësive dhe kontekstit të të menduarit.Ju e dini se kur po mendoni sepse çdo gjë duket më aktive dhe energjike. Kur shmangni të menduarit, çdo gjë duket të jetë e mërzitshme dhe pa jetë.Në këtë rastbëhet shumë e volitshme,balanca ndërmjet mendjes dhe qetësisë. Aftësia për ta parë situatën pa asnjë gjykim dhe në momentin kur të jetë plotësuar analizoni proçesin nga ku dolën rezultatet.Një mungesë ekuilibri në të menduar, shkakton një ankth dhe një panik në trup që na çon në një situatë të ngjashme me koma ku vetëm shikojmë dhe gjykojmë në sipërfaqe pa një arsyetim të drejtë për të nxjerrë përfundimet tona personale.
Nëse e merrni shumë seriozisht…
Mendimi pozitiv është mjeti juaj personal për të marrë çfarëdo që ju doni, shijoni çdo gjë deri në maksimum dhe krijoni një jetë të mrekullueshme. Sapo të jeni bërë më ekspertë në këtë zonë ju do të:
- Refuzoni të merrni pjesë në bisedime negative
- Refuzoni të gjykoni çdo rrethanë
- Shikoni për rreth dhe kuptojeni bukurinë e jetës
- Kuptoni se sa shumë njerëz vuajnë nga mendimet negative dhe sa drejtpërdrejt ndikojnë ata në jetët e tyre
- Informohuni se çfarë impakti ka mendimi negativ
- Ndërtoni një arsyetim të fortë se përse duhet të mirëpresim vetëm mendimet pozitive
Dhe duke bërë këto gjëra, do tju çojë në një jetë që ju mendonit se ekzistonte vetëm në përralla. Kur është moment më i përshtatshëm për të filluar të menduarit pozitiv?Të menduarit pozitiv fillon në momentin që ju shikoni një situatë që më parë e mendonit negative dhe e ktheni atë në pozitive. Për shembull, “Mu prish makina dje”Një person pozitiv do të thoshtë: “Ska gjë, do ti telefonoj shoqërisë së sigurimeve dhe do të marr një makinë tjetër.” Ndërsa një person negativ do të thoshte: “ Sa inat, tani më duhet ti telefonoj shoqërisë së sigurimeve, të mbetem pa makinë për një kohë të gjatë dhe të shpenzoj më shumë para.”Cili ju bën më të lumtur? Një zgjidhje jo shumë e vështirë kjo, por që gjithsesi kërkon të mendoheni para se të arrini në një përfundim.Për tu bërë një mendues pozitiv, duhet praktikë. Në fillim do të përjetoni ndryshime të menjëhershme, dhe një mënyrë për ta vënë re këtë është se do të ndieni të dridhura herë pas here. Duket sikur keni hequr një peshë nga shpatullat.Ky nuk është një ndryshim që ndodh sa hap e mbyll sytë, sepse ju keni të zhvilluara brenda jush disa zakone që reagojnë në mënyrë negative në disa situata. Disa nga këto situata nuk është se ndodhin vazhdimisht në jetën tuaj, prandaj dhe duhet kohë për ta bërë këtë ndryshim sepse ndodh pak nga pak.Sapo të kuptoni që keni reaguar në një mënyrë negative, mendohuni një sekond sa të gjeni një përgjigje pozitive.
Pohimet Pozitive
Pohimet janë gjërat që i thoni vetes për të ngritur moralin dhe për ti kujtuar vetes se çfarë doni me të vërtetë. Pohimi më i mirë, me më shumë impakt është: “Çdo ditë dhe në çdo mënyrë, unë po bëhem mirë e më mirë.” Kjo fokusohet në energjinë tuaj për tu përmirësuar, por nuk jep asnjë direktivë se si të përmirësohëmi. Kjo është madje edhe në këngën e John Lennonit, “djalë i bukur”.
- “Unë e Dua Jetën, dhe Jeta më Do mua”
- “Unë jam Kumbues dhe i mbushur me dashuri”
- “Unë i dua njerëzit, situatat dhe bëj gjithmonë më të mirën”
- “Unë do të kem sukses në çdo gjë që bëj”
- “Unë do ti arrij të gjitha qëllimet e mia dhe do të kaloj ëndrrat më të çmendura”
FLISNI MIRË PËR VETEN
Ndonjëherë duket sikur nuk e pëlqejmë shumë veten tonë. Të paktën kështu duket kur dëgjoni njerëz që kur thonë që “Sa budalla që jam” ose “Po përse jam kaq idiot?”. Me siguri që edhe ju e keni thënë një gjë të tillë ndonjëherë. Në fakt, megjithëse të gjithë e duam veten tonë, nuk mendojmë gjithmonë për atë që themi dhe se do të ndikojë jo vetëm në gjendjen tonë shpirtërore, por edhe se si të tjerët e perceptojnë. Sa më shumë që ti thoni vetes se jeni budalla, idiot, i shëndoshë, i shëmtuar apo ndonjë diçka tjetër negative si këto, aq më e thjeshtë do të bëhet që ndërgjegja juaj ta besojë një gjë të tillë. Kur kjo gjë të ndodhë, çfarëdo që mendja juaj të mendojë, do ti paraqisni botës një imazh shumë negativ. Kjo mund të ketë një ndikim shkatërrues në shëndetin dhe kamjen tuaj, si dhe në imazhin që keni për veten gjithashtu.
Lajmi i mirë, mund të ndryshoni mendimet tuaja për veten duke ndryshuar mënyrën se si flisni për të. Shikoni atë që thoni dhe se si e thoni, nëse është me zë të lartë ose thjesht një mendim. Sa herë në ditë e kapni veten duke thënë gjëra që do t’ju dukeshin shumë lënduese nëse do t’jua thoshte dikush tjetër? Në momentin që të kuptoni se po mendoni një mendim negativ, zëvendësojeni menjëherë me diçka pozitive. Gjeni diçka të mirë në çdo situatë ku normalisht do të ishit shumë të mërzitur dhe jepini vetes vlerësimin që meritoni. Kjo funksionon edhe kur nuk jeni të përqëndruar tek vetja. Nëse do të mundeni të gjeni nga një mendim pozitiv, edhe nëse do t‘ju duhet pak punë për të bërë, do të filloni që të shikoni vetëm aspektet pozitive të çfarëdolloj sfide me të cilën do të merreni.
Marifeti, nëse do të mund ta quajmë kështu, është që të siguroheni që po e shikoni veten dhe po praktikoheni duke e dashur veten çdo ditë. Edhe kur të jeni duke bërë punët e shtëpisë si duke larë enët apo duke ecur me qenin nëpër lagje, sigurohuni që të gjeni disa minuta për të menduar mirë për veten. Nëse do të jeni në ndonjë situatë stresuese ose të mbushur me negativitet, përpiquni për disa sekonda të gjeni aspektet tuaja pozitive. Nëse do të shikoni që do të dalë diçka e mirë nga kjo gjë, shikojeni situatën më me objektivitet dhe gjeni disa fjalë të bukura për tja thënë vetes. Përdorimi i pohimeve mundet që t’ju ndihmojë që ju të përmirësoni atë që flisni me veten. Ti ripohoni vetes vazhdimisht që jeni inteligjent, të bukur, të fuqishëm, dhe pozitiv është një mënyrë e mirë për ti larguar përgjithmonë nga mendimet tuaja. Kur të perfeksiononi artin e të folurit mirë për veten do të ndiheni më pak të stresuar, me plot energji dhe pozitivitet.
Disa urdhëresa për të mënduar pozitivisht
Eshte optimizmi ai që na sjell lumturinë. Ta shohësh botën me gjithë ngjyrat e saj, në të kundërt destinacioni do të biesh në depresion. Për këtë qëllim nevojitet filozofia e buzqëqeshjesh, të paktën këtë sugjeron psikologu. Sipas këtij të fundit ndjenja e të qenit i plogësht, na bën që të jemi pesimistë, edhe atëherë kur adrenalina e situatës ku po jetojmë mund të jetë në maksimum. Braktisni këtë situatë dhe ndiq me kujdes katërmbëdhjetë urdhëresat që ju bëjnë të mendoni pozitivisht. Katërmbëdhjetë urdhëresat e të menduarti pozitivisht, lidhen me të qenit i lumtur, edhe atëherë kur gjendja jonë shpirtërore është poshtë. Sipas një studimi të kryer nga Erasmus University në Rotterdam, shumë prej të anketuarve edhe pse jetojnë në një shoqëri mjaft të përparuar arrijnë që të preokupohen edhe për gjërat më të vogla. Kjo gjë i bën ata që të mos ndihen të lumtur, duke u shqetësuar jo vetëm pë problemet personale, por edhe rreziqet globale, të cilat na heqin kënaqësinë e të jetuarit brenda normave që nuk na krijojnë stres.
1. Merru me diçka
2. Shoqërohu me miq
3. Duhet të jesh prodhimtar
4. Organizohu ndryshe
5. Mos u shqetëso
6. Ridimensiono frymëzimin
7. Mendo pozitivisht
8. Mendo për të tashmen
9. Puno në një personalitet të shëndoshë
10. Zhvillo një personalitet të shoqërueshëm
11. Duhet të jesh vetvetja
12. Elimino ndjenjat negative
13. Kultivo raportet intime
14. Konsideroje lumturinë si prioritetin numër 1