HomeFokusMënyrat stresante të të menduarit
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Mënyrat stresante të të menduarit

Të gjithë në momente të caktuara ndihemi të stresuar, apo themi që “Jam në stres”. Ai mund të jetë në formën e ndryshimeve trupore, ndryshimeve emocionale dhe ndryshmeve të sjelljes. Edhe pse duken të ndryshme, të treja këto mundësi mund të shfaqen në çastin kur ju përballeni me një situatë stresante.

 

Trupi juaj reagon

Kur ju jeni në gjendje “sulmi”, sistemi juaj nervor merr superxhiro. Shpesh herë është vetë trupi që ju tregon se po kaloni një situatë stresuese. Ju mund të vëreni që po merrni frymë me shpejtësi, duart i keni të ftohta dhe pak të lagështa. Por, ky është thjesht fillimi.

  • Zemra juaj rreh më shpejt dhe tensioni i gjakut rritet.
  • Merrni frymë më shpesh duke futur më shumë oksigjen në mushkëri.
  • Sistemi tretës ngadalësohet.

E thënë shkurt, kur përjetoni stres, i gjithë trupi juaj përjeton një seri ndryshimesh emocionale dhe psikologjike.

Ndjenjat dhe sjellja juaj ndryshon

Nuk është vetëm trupi që i përgjigjet stresit. Ju gjithashtu i përgjigjeni stresit me ndjenja dhe emocione. Këto simptoma përfshijnë ankthin, mërzitjen, nevrikosjen, frustrimin, frikën apo tronditjen. Reagimet tuaja emocionale mund të jenë të ligështa si: “Jam i mërzitur” ose “Jam pak i shqetësuar” ose mund të jenë dominuese si “Jam në ankth” apo “Jam tërbuar!”.

Stresi në vetvete është një gjendje natyrale e jona. Ajo çfarë e bën stresin problem – si psikologjik ashtu edhe emocional – është se ai mund të bëhet i vazhdueshëm.

 

Doza e duhur e stresit mund t’ju motivojë në punën e përditshme, pasi ju jep energji duke ju mbajtur në një tension pozitiv. Në këtë mënyrë ju jeni në gjendje të arrini objektivat. Por nëse niveli i stresit rritet, mërzia mund të kthehet në nevrikosje dhe shqetësimi në ankth.

 

Pyetje lehtësuese:

  • A jam duke nxjerrë përfundime pa vend?
  • Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e mënyrës time të të menduarit?
  • A jam duke menduar në mënyrë bardhë ose zi?
  • A jam duke u përqëndruar në dobësitë e mia duke neglizhuar plotësisht anët e mia pozitive?
  • A jam duke i mbivlerësuar mundësitë e të keqes (katastrofës)?
  • A jam duke u shqetësuar për atë sesi duhet të jenë gjërat, në vend që t’i pranoj gjërat dhe të merrem me ato ashtu sic janë?
  • A jam duke menduar se nuk mund të bëj asgjë për përmirësimin e situatës?

 

Cilat janë disa teknika që mund t’i praktikojmë?

Fokusimi

Sa herë që mendimet negative vërshojnë në trurin tuaj thoni STOP! (ju keni arritur që të ndërprisni për një moment rrjedhën e mendimeve) MOS E LINI KËTË CAST BOSH! Fokusojeni mendjen në një objekt specifik. Vëzhgoni detajet e këtij objekti psh orën e dorës, ndaloni dhe dëgjoni zhurmat përreth. Fokusojeni gjithë vemendjen tuaj në objektin që ju shikoni. (Kur mendja juaj është e zënë në dicka tjetër ska vend për mendimet negative).

Shtyjini mendimet tuaja shqetësuese

Vëzhgoni me kujdes shqetësimet tuaja gjatë ditës. Mundohuni të përcaktoni kur fillojnë t’ju shqetësojnë mendimet negative. Caktojini vetes një detyrë  që të merreni me shqetësimet gjysmë ore, në të njëjtën kohë të ditës dhe në të njëjtin vend. Cila është periudha juaj e shqetësimit? Nëse në mendjen tuaj shfaqen mendime shqetësuese gjatë periudhës ditore që keni caktuar për tu marrë me shqetësmin, zëvendësojini ato. Fokusoni vëmendjen në atë punë që keni në dorë ose dicka tjetër ne mjedisin përreth.

Detyrat e pakëndshme

Sa herë që në mendjen tuaj shfaqen mendime të pakëndshme, përfshihuni energjikisht në një detyrë të pakëndshme. Psh: Larja e dyshemesë, fshirja e pluhurave apo një detyrë që ju jep pakënaqësi kur e kryeni.

Ndryshimi i mjedisit

Nëse në mendjen tuaj shfaqen mendimet negative dhe ju ndodheni në një vend të caktuar, largohuni në një mjedis tjetër. Nëse mendimet negative ju shfaqen kur jeni duke u marrë me një punë të caktuar, lëreni atë punë.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik ju ve në përdorim produktet e stresit: tendosjet muskulore,hormone si dhe yndyrnat e tepërta në gjak. Në vend që t’i mbani brenda, shkarkojini ato.

Mundohuni të gjeni disa vlera në punën tuaj

Edhe në disa punë të përditshme, shpesh mund të përqendroheni në atë sesi roli juaj i ndihmon të tjerët. Përqendrohuni në aspektet e punës që ju pëlqejnë, edhe nëse është thjesht biseda me bashkëpunëtorët tuaj gjatë drekës. Ndryshimi i qëndrimit tuaj ndaj punës suaj mund t’ju ndihmojë të rimerrni një sens qëllimi dhe kontrolli.

Në vend që ta shikoni frikën si një anë të errët negative përdoreni si arsye për të mbushur bateritë. Edhe nëse frika do të ketë gjithmonë shumë argumente, zgjidhni shpresën!

Të fundit