HomeArtikujVetëdijesimi mbi mirëqenien mendoreMësime të mira të psikologjisë
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Mësime të mira të psikologjisë

Shtatë nga mësimet më të mira të psikologjisë dhe çfarë i bën ato të tilla.

Ne jetojmë në një botë ku këshillat psikologjike ofrohen në mënyra dhe forma të ndryshme. Këshillat mbi lidhjet janë më të përhapurat dhe më të klikuarat nga publiku. Gjithësesi, psikologjia shkon përtej temës së dashurisë duke ofruar mënyra për të përmirësuar gjithçka, duke filluar qç nga fiziku juaj deri tek aftësia për të menxhuar buxhetin. Lexojini dhe shihni vetë nëse janë apo jo 7 mënyrat më të mira për të përmirësuar jetën tonë të përditshme:

1• Ju mund të mësoni shumë duke vështruar sjelljen e personave të tjerë. Për një psikolog të sjelljes ,gjëja më e rëndësishme për të kuptuar një person është të vështrojë se çfarë ai ose ajo bën. Njerëzit shpenzojnë para për gjëra të cilat ata dëshirojnë, investojnë kohën e tyre për projekte që i shohin si të rëndësishme,dhe shprehin karakterin e tyre në mënyrën sesi ata flasin dhe ecin. Nëse jeni i regjur me praktika të tilla, mund të luani lojra të tipit Sherlock Holmes në të cilat ju merrni diçka nga një person dhe vërtetoni kështu nëse hipotezat tuaja jane të vërteta apo jo. Megjithatë, zgjedhjet që personat bëjnë kur i jepet një liri e caktuar mund të tregojnë më shumë për vlerat,interesat dhe personalitetin e tyre.

2• Forcat e brëndshme mund të çojnë në sjellje të jashtme. Njerëzit mund të udhëhiqen nga impulse dhe konflikte që as nuk mendonin se mund ti kishin. Frojdi vuri në dukje duke “zbuluar” të pandërgjegjshmen se si impluset tona të ndrydhura çojnë në atë sjellje që vezhguam në pikën #1. Nuk duhet të jesh psikoanalist që të jesh i aftë për të kuptuar bazat e mekanizmave mbrojtës, apo për të kuptuar se ndonjëherë ekzistojnë disa çështje që na bëjnë ankthiozë  apo mund të katalizojnë disa nga sjelljet më kundërproduktive ( psh. nervozizmi).

3• Lidhjet e afërta janë të rëndësishme për mirëqënien. Vetëbesimi është një gol që shumë nga ne perpiqen të arrijnë, dhe shumë njerëz do bëjnë gjithçka për të shprehur pamvarësinë e tyre. Gjithësesi, ashtu siç shumë shkencëtarë kanë treguar kohë pas kohe, duke perfshirë edhe një studim afatgjatë mbi intimitetin dhe mirëqënien , aftësia për tu lidhur ngushtë me persona të tjerë do të na aftësojë më shumë në sfidat e jetës. Kjo është ndoshta edhe arsyeja pse njerëzit kërkojnë këshilla mbi lidhjet herë pas here. Kur lidhja juaj duket se nuk po funksionon, ju filloni të shqetësoheni dhe bëheni të vrazhdë,por kur partneri juaj mund të mbështetet tek ju, ju ndjeni se mund ti mbijetoni gjithçkaje që ndodh në botën jashtë.

4• Përforcimet pozitive janë një motivues shumë i madh. Skinneri tregoi shumë vite më parë se kafshët-përfshi edhe njerëzit- do të bëjnë gjithçka për të arritur atë që duan. Filozofia e punës së Skinnerit ishte se përforcimet , jo ndëshkimet, do na ndihmojnë shumë në dëshirat tona. Skinner projektoi disa paradigma eksperimentale që treguan saktësisht si të formojmë sjelljen duke çuar përpara pasojat e asaj sjellje. Në jetën tonë ne përdorim përforcime pozitive edhe atëherë kur nuk e kuptojmë se po e bëjmë si psh, kur nxisni fëmijët tuaj të studiojnë më tepër apo të largoni veten nga ndonjë ves, përforcimet pozitive janë pjesë e jetës sonë dhe janë diçka që funksionon.

5•  Përdoreni ose lëreni të “vdesë”.  Kjo shprehje e njohur lidhet përgjithesisht me trurin, dhe nevojën që ne kemi për ta mbajtur aktiv për të mos humbur disa nga aftësitë si kujtesa dhe reagimi i shpejtë. Origjina e kësaj shprehje në fakt, vjen nga puna e kërkuesve të seksit Master dhe Johnson në diskutimet që ata bën për seksin në jetën e vonë. Studimet e tyre mbi  të rritur të moshuar treguan rëndësinë e të qëndruarit seksualisht aktiv edhe pse forma fizike e tyre mund të mos jetë në maksimum. Megjithatë ne e dimë shumë mirë se aktiviteti fizik nxit funksionim më të mirë konjitiv, pak rëndësi ka mosha. Dorëzimi, kur ne fakt gjithçka duhet është thjesht një sforcim minimal, është një shenjë se kujtesa juaj do të vuajë nga shenjat e fshirjes së saj. Një studim afatgjatë me persona të moshës mesatare tregoi humbje të lehta në aftësinë intelektuale në vitet e tyre të mëpasme.

6• Bëni kujdes në mënyrën sesi situata prek sjellen. Ushqimi i psikologjisë është demonstrimi sesi individi reagon në mënyrë të ngjashme, pa patur parasysh si reagon personalitetiiI tij në situatë. Për shembull paragjykimet e brëndshme apo të jashtme i bëjnë njerëzit të grupohen me njerëz të tjerë që i shohin të ngjashëm me veten dhe të shkaktojnë zemërim, fyerje, apo përçmim të njerëzve që nuk i shohin si të ngjashëm me veten. Mendoni se si mërziteni kur shihni një grup kalimtarësh që kalojnë rrugën ndërkohë që ju prisni teksa ata kalojnë. Në anën tjetër, kur jeni ju ai që kaloni rrugën, ju tërboheni nëse një makinë i bie buris që ju të nxitoni. Kjo dhe plot sjellje të tjera nga jeta jonë e përditshme na tregojnë influencën depërtuese, dhe na bën të jemi më të ndjeshëm dhe më të pranueshëm ndaj ndjenjave njerëzore.

7•  Kuptoni se ka diçka më shumë sesa thjesht “librat e mënçur” të inteligjencës.

Për më shumë se një shekull, teoria e faktorit “g” dominoi pikëpamjen e psikologjisë mbi inteligjencën. Ideja e g-së u propozua nga psikologu britanik Charles Spearman i cili hodhi idenë se inteligjenca konsiston në aftësi të veçanta mendore. Kjo ide ndezi shumë polemika në vitet ’90 kur u qartësua se g-ja më tepër reflektonte  njohuritë akademike. Disa kritikë si Robert Sternberg, Daniel Goleman, dhe Howard Gardner drejtuan një lëvizje kundër  g-së, lëvizje e cila çoi në rimendimin e idesë sesi ne përcaktojmë inteligjencën. Edukatorët, teoricienët dhe kërkuesit tashmë e kanë kuptuar se është e rëndëshishme të shtojnë edhe “njerëzit e mënçur”, dhe “rrugët e mënçura” (midis të tjerash) në kuotuesin e inteligjencës së vjetër tashmë.

Psikologjia është një subjekt i pafund magjepës për shumë nga ne, dhe këto 7 mësime të saj mund t’iu ndihmojnë të zgjidhni shumë nga dilemat e saj, me të cilat mund të përballeni në jetën tuaj të përditshme.

 

Të fundit