Mungesa e përqendrimit dhe e vëmendjes, vështirësitë e fëmijëve për të përfunduar detyra të caktuara që më parë kryheshin normalisht, vështirësia për t’u përshtatur me rutinën e re, janë shqetësimet kryesore të prindërve përgjatë kësaj periudhe.
Në këtë shkrim gjeni disa hapa dhe teknika të strukturara e të ilustruara, të cilat ju vijnë në ndihmë dhe mund t’i zhvilloni në shtëpi me fëmijët tuaj.
Mund të kryhen tek fëmijët e moshës parashkollore deri tek mosha 10-vjecare afërsisht. Kanë të bëjnë me zhvillimin dhe stimulimin e përqendrimit, vëmendjes e pastaj të kujtesës së fëmijëve, duke qenë se janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.
I shohim me radhë:
- Fëmija tregon një ngjarje dhe e regjistrojmë në audio. Më pas, i kërkojmë ta ritregojë njësoj dhe verifikojmë kujtesën dhe përqendrimin.
- Fëmija vështron një fletë me disa vizatime për disa caste dhe më tej përpiqet t’i kujtojë pa i parë.
- Shikon një model të ngjyrosur dhe më pas ngjyros një identik, thjesht duke e kujtuar, pa e parë.
- Pasi lexon një tekst, i përgjigjet 10 pyetjeve mbi tekstin (kush, ku, kur, pse?)
- Vëzhgon një vizatim dhe përpiqet të zbulojë se çfarë i mungon
- Autobiografitë/mbajtja e një ditari ku shkruan ngjarjet dhe emocionet duke i rikujtuar herë