Ankthin mund ta përshkruajmë edhe si një alien në tërësinë tonë anatomike, një i huaj i dyzuar, nervoz, paranojak, që shpesh bën monolog me veten. Ankthi mbyt mënyrën tonë të funksionimit, shtrembëron qëllimet tona dhe luan me impulset tona më të këqija si të ishin marioneta.Jo të gjithë përjetojnë lehtësim të dukshëm nga mjekimi. Më shpesh, mjekimi vetëm sa largon disa simptoma të ankthit. Për cilindo njeri, i cili përjeton një përgjigje të mirë ndaj mjekimeve kundër ankthit, ka shumë të tjerë që përjetojnë, në rastin më të mirë, një lehtësim të pjesshëm.

Është bërë e zakonshme që njerëzit të provojnë mjekime të ndryshme njëri pas tjetrit, duke kërkuar për atë që ata shpresojnë të jetë kura magjike. Por, për pjesën më të madhe të njerëzve, kjo shpesh nuk ndodh.

Ndaj në rast të dështimit të mjekimit, si do duhet dikush të përballet me kërcënimin e përsëritur ndaj mendimeve ankthioze?

Shqetësimet e pavërteta në thelb të ankthit të përgjithësuar

Paniku dhe brengosja janë reagime më se të arsyeshme të të qenit gjallë, ndaj do të ishte e papërshtatshme që të përdorim fjalën “kurë” për këtë gjendje të veçantë. Shfaqjet vetëshkatërruese të sëmundjes janë ato të cilave duhet t’u drejtohemi dhe të përpiqemi t`i trajtojmë. Atakët e ankthit ushqehen nga një seri “po sikur”- esh të trishta. Secila prej tyre copëzohet në nënndarjen e mini-realitetit të sëmurë. Kaq të pasura e të mirë strukturuara janë këto shmangie, saqë trupat tanë detyrohen të largojnë këto “fantazma” – një proces i cili shfaqet më pas me rrahje të shpeshta zemre, rritje e tepruar e kujdesit dhe reagueshmërisë ndaj rrezikut, zemra duket sikur vrapon e do dalë nga kraharori dhe mendime të harbuara, të pakontrolluara.

Mjekimet e zakonshme si benzodiazepinat, për shembull, mundohen të shuajnë histerinë duke ndikuar mbi neurotransmetuesit në tru, siç është acidi gama-aminobutirik (GABA). GABA në thelb i detyron nervat hiperaktivë që të nënshtrohen – e megjithatë rezultatet janë të përkohshme dhe të ndryshme. Disa medikamente të tjera po ashtu veprojnë te simptomat e ankthit, si në rastin e beta-bllokuesve, të cilët frenojnë rritjen e adrenalinës.

Në rastin më të mirë, këto mjekime janë rregulluesit e shpejtë më të përkryer kur, papritur në mes të një takimi ty të mësyn në kokë mendimi për vdekjen ose të bën të mendosh se mos ndoshta vuan nga kancer i pashërueshëm, e gjithë kjo në mes të një mbledhje pune për shembull. Fatkeqësisht, pavarësisht trajtimit, këto atakë priren që të rikthehen përsëri.

Ajo çka dimë është se benzodiazepiant e humbasin ndikim e tyre terapeutik kundra ankthit pas 4 deri në 6 muajsh përdorimi. Fatmirësisht, një artikull interesant mbi çështjen na paraqet një zgjidhje frymëzuese.

Në këtë artikull tregohet se si perspektiva mund të zbusë kërdinë psikologjike që shkakton çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Përgjatë 10 ditëve, autorët udhëzuan 29 pjesëmarrës që vuanin nga ankthi që të shkruanin në letër shqetësimet e tyre më të mëdha, t’i rishikonin ato çdo natë dhe të kuptonin sa të rënda ishin ato krahësimisht me shqetësimet e tjera. Pas 20 ditëve secilit prej pjesëmarrësve iu kërkua që të zbulonin se sa prej shqetësimeve të hamendësuar dolën të vërteta.

Autorët shkruajnë se “Përfundimet fillestare zbuluan se 91,4% e shqetësimeve të parashikuara nuk dolën të vërteta dhe se përqindja më e zakonshme e shqetësimeve të pavërteta për njeri ishte 100%. Kështu, kuptohet se shqetësimet te ata me çrregullim të ankthit të përgjithësuar ishin të pavërteta. Sa më shumë të dhëna fitoheshin rreth këtyre pasaktësive, aq më mirë parashikohej edhe përmirësimi pas trajtimit. Ndaj, ashtu siç u hamendësua në fillim të studimit, përgënjeshtrimi i shqetësimeve të pavërteta mund të ndihmojë në mënyrë të rëndësishme me trajtimin”.

Sikurse u tha më herët, ankthi është veçanërisht rezistent ndaj arsyetimit, por çelësi është që të largojmë sa më shumë të jetë e mundur ato mini-realitete me të cilat bashkejtojmë në ankth. Është e rëndësishme që të zhvillojmë mjet konjitivo-bihejvioral (të të menduarit dhe sjelljes) në mënyrë që t`ju japim një shpjegim frikës, gjë që mund të arrihet vetëm duke u përballur me të dhe jo duke e shtypur atë. Pa bërë shpjegimin e asaj çka po ndodh, duket sikur e përforcojmë ankthin dhe efektet e tij shpërndahen si milingonat në gjithë trupin.

Kur frika që ndjeni, sikur jeni në pritje të një katastrofe, iu mbyt, mundohuni të vëzhgoni dhe rendisni të gjitha faktet për të kuptuar vërtetësinë e shqetësimit tuaj.

Studimi i ri i botuar në revistën “Behavior Therapy”na ndihmon të përdorim fuqinë e arsyes kundër ankthit. Ndaj, sa herë që do e kapni veten duke lexuar ndonjë shenjë apo simptomë apo duke kontrolluar qafën për ndonjë tumor, sigurohuni që t’i kujtoni vetes se gjasat që ajo gjë mund të jetë e vërtetë janë vetëm 9,6%, dhe se shqetësimi me shumë mundësi vjen si pasojë e një momenti të ngathët të logjikës tonë.