Mënyra si i shpenzon mëngjeset është shumë e rëndësishme, dhe të tregon si do e kalosh gjithë ditën. Fatkeqësisht, me ditët e zëna të cilat i kalojnë shumica e njerëzve, shpesh mëngjeset tona i kalojmë në ngut. Në vend se t’i udhëheqin ditët, shumica e njerëzve i luftojnë ato. Një rutinë e vazhdueshme mëngjesi është mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj ashtu siç duhet, dhe për të përmirësuar produktivitetin dhe mirëqenien tuaj gjatë ditës. Përmes një rutine mëngjesi, ju mënjanoni stresin dhe fokusoheni në gjërat që janë të mira për ju. Ndërkohë që shprehitë si meditimi, sportet, leximi, dhe shkrimi janë shumë të njohura, ne do ju prezantojmë me disa rutina mëngjesi që janë më pak të njohura, por shumë efikase gjithsesi.
- Hidratohu
Kjo këshilë ndoshta nuk është revolucionare, por shumica e njerëzve që njohim nuk pinë mjaftueshëm ujë. Edhe pse është e rëndësishme që të hidratroheni gjatë gjithë ditës, mëngjeset janë posaçërisht të rëndësishme. Kur flemë, kalojmë shumë kohë pa pirë ujë. Nuk do e bëje këtë gjatë një dite tipike. Kur jemi të dehidratuar performojmë keq dhe ndihemi të lodhur gjatë gjithë kohës. Nëse ndiheni të lodhur dhe me humor të keq, arsyeja ndoshta nuk është gjumi i pakët, por dehidratimi.
- Bëj një ecje
Nëse nuk të pëlqen të bësh ushtrime herët në mëngjes, ndoshta një ecje mund të jetë zgjedhja e duhur për ty. Ecja e mëngjesit dhe ajri i freskët janë një mënyrë fantastike për të nisur ditën. Është si medituese, ashtu edhe energjike. Të ndihmon të qartësosh mendjen dhe të fillosh ditën me energji të freskët, dhe sigurisht, benefitet shtesë janë ato shëndetësore.
- Dëgjo ritëm binaural
Ritmet binaurale të ndihmojnë të sjellësh trurin në një gjendje të njejtë me meditimin. Është një teknologji e cila ndihmon mendjen të rikthehet në një gjendje fokusi. Dëgjimi i ritmeve binaurale të ndihmojnë të shkosh në një gjendje meditative më lehtë dhe më shpejtë. Për të gjithë ata që kanë probleme me meditimin, por kanë nevojë për disa minuta të qeta në mëngjes, ritmet binaurale janë një alternativë shumë e mirë. Si shtojcë, ritmet binaurale vijnë me benefite tjera, si reduktimi i ainkthit, rritja e fokusit dhe koncetrimit, ulja e stresit, promovimi i një humori më të mirë, dhe kreativitet i shtuar. Një rutinë mëngjesi nuk duhet të jetë komplekse apo e lodhshme. Duhet të të bëjë të ndihesh prezent dhe në paqe me gjithë gjërat që duhet të bësh gjatë ditës. Provo këto këshilla.