HomeArtikujKompleksetSi të harroni këngën që ju është fiksuar në kokë?
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Si të harroni këngën që ju është fiksuar në kokë?

Nëse do të përmendnim pesë nga gjërat më të bezdisshme që ndodhin rregullisht, fiksimi i një kënge apo melodie në kokë për orë të tëra është sigurisht njëra prej tyre.

Por siç rezulton, ekziston një mënyrë e thjeshtë për të harruar një këngë të tmerrshme, sipas një mjeku, i cili zbuloi se çamçakëzi do ta rregullonte situatën në vetëm pak sekonda, shkruan “The Sun”.

Shkencëtari australian Dr. Karl Kruszelnicki thotë se fenomeni, prek 92 për qind të të gjithë të rriturve, dhe në disa raste ndodh që dikush të kujtojë të njëjtën këngë për ditë me radhë.

Dr. Karl, i cili ka diploma në mjekësi dhe inxhinieri bio-mjekësore, tha se çamçakëzi është mënyra më e shpejtë dhe e thjeshtë për të shpërqendruar trurin, dhe për ta bërë atë të harrojë këngën që keni dëgjuar.

Të njëjtat rrugë në trurin tuaj që përdoren për programimin e lëvizjes së nofullës, përdoren gjithashtu për të riprodhuar muzikë në mendjen tuaj,”- shpjegoi ai.

Shkencëtari gjithashtu shpjegoi metoda të tjera që mund të zgjidhin problemin, përfshirë “shpëlarjen e trurit” duke e dëgjuar këngën përsëri.

Taktikat e tjera përfshijnë leximin, dëgjimin e një kënge tjetër ose luajtjen e një instrumenti, tha ai.

Kjo sepse ata gjithashtu përdorin të njëjtën pjesë të trurit, duke e shpërqendruar nga kënga.

 

Të fundit