HomeFokusSi të parandaloni konfliktet në martesë
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Si të parandaloni konfliktet në martesë

Gjatë pushimit, bëni diçka që do t’ju largojë nga konflikti

Kur debatoni me partnerin tuaj, një pushim 20-minutësh mund t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe pastaj të ktheheni në bisedë me një mendje të freskët, thonë psikologët, Dr John dhe Dr Julie Gottman.

Çfarë ndodh në tru gjatë konfliktit?

Sa herë që ndiheni të sulmuar (fizikisht ose, në këtë rast, emocionalisht), gjaku rrjedh nga korteksi paraballor (i njohur gjithashtu si një vend për vendimmarrje racionale dhe zgjidhjen e problemeve) në zonën motorike për t’ju përgatitur për një luftë ose për një shmangie.

“Atëherë nuk mund të dëgjosh në mënyrë të arsyeshme. Nuk mund të ndjesh, nuk mund të jesh krijues. Kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh thonë gjëra që nuk i mendojnë gjatë konflikteve. Gjëja më e mirë që mund të bëni në ato momente është të bëni një hap prapa”, thonë psikologët, dr. John Gottman dhe dr. Julie Gottman.

 

Pse mund të ndihmojë një pushim 20-minutësh?

Kur konflikti fillon të nxehet, thonë dr. John dhe dr. Julie thjesht duhet të bëni një pushim.  “Ndaloni në atë moment. Mirëpo, mos e lini bisedën pa plan. Patjetër e thoni kur do të ktheheni për të vazhduar bisedën. Kjo është e rëndësishme, sepse nëse nuk veproni ashtu, ndërsa kërkoni një pushim, partneri juaj mund të ndihet i braktisur ose i refuzuar”, thotë Julie dhe shton se pushimi mund të zgjasë nga minimumi 20 minuta në 24 orë, jo më shumë se një ditë.

Psikologët sugjerojnë që të bëni diçka gjatë pushimit që do t’ju tërheqë nga konflikti.

“Bëni një shëtitje, shikoni televizor, dëgjoni muzikë, praktikoni yoga ose meditim, gjithçka që e sjell mendjen tuaj në një gjendje më të qetë. Në këtë mënyrë, kur ktheheni, jeni të qetë dhe biseda ndryshon plotësisht”, përfundojnë psikologët.

Të fundit