- “Dje isha i zgjuar dhe doja të ndryshoja botën. Sot jam i mençur kështu që po ndryshoj veten.”
Të ndryshosh veten nuk do të thotë të bëhesh një person komplet tjetër, thjesht do të thotë të përmirësosh veten në një version më të mirë; të mësosh si të kesh vetëdije më të lartë, të kultovosh mendje më të fortë, të gjesh kuptimin në gjërat që bën, dhe të zhvillosh shprehi të cilat rrisin produktivitetin. Qëllimi yt është të kuptosh veten më mirë dhe të jesh më mirënjohës, më fleksibël, më konfident, dhe më produktiv në jetën tënde të përditshme. Puno që të përmirësosh veten – vetëm atëherë do jesh në një pozicion ku do mund të kontribosh pozitivisht që të ndryshosh botën.
- “Sa më i heshtur të jesh, aq më shumë do dëgjosh.”
Çdo vit, Bill Gates merr dy “Javë Mendimi”, dhe i kalon vetëm në një kasolle në pyll. Në qetësi të plotë, ai lexon, reflekton mbi progresin e tij dhe futet në mendim të thellë kreativ. Studime të shumta kanë treguar që njerëzit të cilët ndihen rehat në vetmi janë më të lumtur, kanë më pak stress, dhe rrallëherë ndikohen nga depresioni. Vetmia dhe heshtja vijnë së bashku. Mundohu që për paktën 10 minuta në ditë, të jesh vetëm me mendimet e tua, sepse “sa më i heshtur të jesh, aq më shumë do dëgjosh.”
- “Është rruga jote, dhe vetëm e jotja, të tjerat mund të ecin me ty, por askush nuk do e kalojë në vendin tënd.”
Me fjalë të tjera, nëse ti nuk e gjen guximin të marrësh atë çfarë do nga jeta, asnjëherë nuk do e kesh. Gjithmonë kemi justifikime se pse nuk i bëjmë gjërat që duam, si për shembull: “nuk kam kohë”, “s’di si ta bëj”, “s’jam gati”, e shumë të tjera. Të gjitha këto janë thjesht iluzione të cilat na bëjnë t’i arsyetojme sjelljen tonë kur kemi frikë të shkojmë pas asaj që realisht duam. Nëse vazhdon t’i japësh vetes justifikime, asnjëherë nuk ecësh në rrugën tënde. Pas 20 vites, do shikosh mbrapa me keqardhje dhe do thuash “Pse nuk e bëra?”. Çfaëdo qoftë ajo që do në jetë, duhet të marrësh hapin e parë. Fillo të ecësh drejt kësaj rruge, në mënyrë që më vonë, edhe të tjerët të ecin së bashku me ty.
- “Brenda jeton një artist të cilin ti nuk e njeh.”
J.K Rowling është artise në mënyrë si e shtjellon një histori. Kobe Bryant ishte artist në mënyrën si luante basketboll. Michael Jackson ishte artist për mënyrën si sillte jetë në muzikën që bënte. Pablo Picasso ishte artist në mënyrën si interprentone pikturat e tij: “Nëse bota e sotme nuk ka kuptim, pse duhet të kenë kuptim pikturat e mia?” Arti definohet si “shprehja e aftësisë kreative apo imagjinatës së njeriut.” Që do të thotë se secili prej nesh ka aftësinë të krijojë art. Thjesht duhet ta lejosh veten që ta eksplorosh. Asnjëherë mos e harro fëmijën tënd të brendshëm. Të gjithë jemi artistë mënyrën tonë. Pyetja është: A jemi në gjendje të shpenzojmë kohë që ta lëmë këtë fëmijë të dalë në sipërfaqe, dhe të zbulojnë talentin tonë të panjohur?
- “Kur fillon të ecësh në rrugën tënde, shtegu fillon të paraqitet.”
Shumë shpesh hezitojmë sepse dimë ku duam të shkojmë, por nuk dimë sit ë fillojmë. Duam të fillojmë një biznes, po nuk dimë si ta fillojmë. Duam të jemi shkrimtarë të famshëm, por s’e dimë si t’shkojmë deri aje. Duam të jemi muzikantë, por nuk dimë si të krijojmë muzikë të re. Por, nuk duhet të shqetësohemi për mënyrën si do arrijmë aty ku duam, por çfarë duam të arrijmë. Duhet të fillosh të lëvizësh në jetë drejt diçkajë – një qëllimi, një drejtimi, një destinacioni. Mos mendo për detajet, thjesht fillo. Mënyra si do arrish aty ku do do zbulohet kur fillon rrugën për në destionacionit tënd. Por në fillim duhet të fillosh të ecësh – ec, dhe rruga do paraqitet para teje.