Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përgatitur këtë koleksion të thënieve të popullit austriak. Një vend dhe një popull i cili ruan kulturën e pothuajse gjithë kontinentit.
Do të jetë një lexim i këndshëm për ty, dhe mos harro të na thuash se cilën thënie vlerësuar më së shumti, apo që do ta veçonit prej të tjerave.
Sytë i besojnë vetëm vetes; veshët u besojnë njerëzve të tjerë.
Për njeriun e mençur çdo ditë lind jeta e re.
Për punët e mira njerëzit flasin por nuk i realizojnë, kurse punët e këqija i bëjnë – e për to nuk flasin.
Për sinqeritetet e vërteta popujt primitivë janë shumë më të mirë sesa popujt e qytetëruar.
Përtacia është jastëku i djallit.
Për të gjykuar duhet të kesh dy veshë të njëjtë.
Për vdekjen nuk ka ilaç.
Përvoja, mësues i përjetshëm i jetës dhe profesioneve.
Pijaneci ka sy, por nuk sheh; ka këmbë por nuk mund të qëndrojë në to.
Pleqëria duhet nderuar, rinia duhet mbrojtur.
Pleqtë më mirë shohin pas shpine se të rinjtë pranë vetes.
Politika e drejtë dhe e mençur është jo njohja e njerëzve, por dashuria për to.
Politika e prish karakterin e njeriut.
Politikanët me të ardhur në pushtet, fillimisht demoralizojnë njerëzit të cilët deri dje i kanë dashur me gjithë zemër.
Politika nuk është shkencë por art.
Populli është një sferë që mund ta drejtosh në cilindo drejtim.
Populli që pushton një popull tjetër farkëton zinxhirët e vet.
Pranuesi i gabimit vërteton se është më i mirë se dje.
Prej dashurisë nuk ka fat, përveç në kurorë.
Proverbat popullore janë forma më e kondesuar e shprehjes së urtësisë popullore.
Pula kurrë nuk premton, ajo kakarit vetëm pasi që e bën venë.
Pushtetin e ka ai që gëzon besimin e turmës.
Qartësia e gjuhës është qartësia e të menduarit.
Rezultati i dashurisë është sakrifica. Ai që do dikë, sakrificën e bën me dëshië dhe duke e ndjerë për detyrë në atë madhësi sa ç’e ka edhe dashurinë.
Ruhu nga ajo dashuri që të shikon nga xhepat.
Ruhu nga kuriozi po kaq sa edhe nga hajduti.
Sa e bukur është dita pas reve, sa i ëmbël është gazi pas lotëve të dashurisë.
Sa më të pakta fjalët, aq më të mira lutjet.
Sapo të shpallet ligji, gjendet mënyrë e shmangies.
Secili të çojë thesin e vet në mulli.
Sëmundja më e keqe e zemrës është pazemërsia.
S’është budallë ai që mendon budallallëqe, por ai që i bën.
Si vepruesi, ashtu edhe iniciatori duhet të dënohen njëlloj.
S’ka gjë më të vështirë se të jetosh me thjeshtësi.
Suksesi i korrur nga padrejtësia zgjat pak.
Sulmuesi s’është gjithnjë fajtor, dhe viktima s’është gjithnjë pa faj.
Shoku i të gjithëve është mik i askujt.
Sytë janë porta e dashurisë.
Shoqëria, kapital, përqindjet e të cilit kurrë nuk humbin.
Shpesh dikush që nuk di të thotë dy fjalë në shtëpi, predikon meshë gjetiu.
Shpeshherë durimi është më i mirë se ilaçi.
Shpesh i sëmuri ndihmon për ta çuar të shëndoshin në varrezë.
Shpirti i kulturës, kultura e shpirtit.
Shqyrtimi është hapi i parë i përmirësimit.
Shtrëngimi, fatmirësisht nuk është i përhershëm.
Talenti lind në qetësi, karakteri në luftë me jetën.
Te gratë e të tjerëve djalli vë një lugë mjaltë.
Terri nuk tretet duke thënë fjalën “llamba”.
Të ardhmen kanë ato popuj që realizojnë zbulime.
Të besosh në gjithçka është tepër, të mos besosh në asgjë nuk mjafton.
Të jesh i kënaqur vlen më shumë se të jesh i pasur.
Të harrosh është një mënyrë shumë e mirë për t’u ripërtërirë.
Të jetosh i gëzuar dhe të vdesësh i kënaqur do të thotë që djallit ia ke prishur gjithë llogarinë.
Të kesh shumë para nuk do të thotë se gjithnjë do të kesh edhe fat.
Të qëndrosh në pritje të gëzimit është një lloj gëzimi.
Thelbi i lirisë së shtypit është: thelbi i burrërisë, mençurisë, moralit.
Udhëtimi kushton shtrenjtë, por njeriu njeh botën dhe se njohja e botës është më me rëndësi se paraja.
Unë këndoj këngën e atij, bukën e të cilit ha.
Unë mund të premtoj të jem i sinqertë, por i paanshëm jo.
Uria është kuzhinieri më i mirë.
Ushtrimet të bëjnë mjeshtër në çdo gjë.
Vendi çlirohet me dashuri, bëhet i madh me punë.
Vetëm i marri e provon thellësinë e ujit me dy këmbë dhe i mbyll sytë para shkëlqimit të arit.
Vetëpërmbajtja çelës i arritjeve.
Virtyti, flaka ndriçuese e atyre që e kanë, nuk jepet me trashëgimi.
Vlera e miellit më shumë varet nga mullisi se nga mulliri.
Xhelozia ushqehet nga dyshimi, zelli, ambicja e të ngjashmes, ajo shndërrohet në çmenduri ose zhduket fare në çast, kut të sipërthënat kalojnë në siguri.
Xhepat e dembelve janë plot “ani”, “mirë”.
Ziliqari do të ishte i kënaqur të ishte pa një sy, vetëm që shemëri të jetë pa të dy.
Zoti t’i jep arrat, por nuk i thyen ato për ty.