HomeFokus Tipi ENTP
spot_img

Artikuj të ngjashëm

 Tipi ENTP

Ndryshe njihet edhe si DEBATUESI

Ndjek rrugën e pasigurt, mendimtar i pavarur. Ekspozoja idetë e tua rrezikut të kundërshtimit. Fol atë që mendon dhe frikësoju më pak nofkës “njeriu i çmendur” sesa njollës së nënshtrimit. Dhe çështjet që të duken me rëndësi, përkrahi publikisht. Thomas J. Watson

Personaliteti ENTP është avokati kryesor i djallit, kënaqen në procesin e shpërndarjes së argumenteve dhe besimeve si dhe duke i lënë ato në një vend ku i shohin të gjithë. Për dallim nga homologët e tyre Gjykues (J), ENTP-të nuk e bëjnë për shkak se duan të arrijnë një qëllim strategjik ose më të thellë por shkaku që është zbavitës. Askush nuk e pëlqen procesin e grindjeve intelektuale më shumë sesa ENTP-të, pasi që u jep atyre një mundësi të ushtrojnë mençurinë e tyre të shpejtë e të pamundimshme, bazën e njohurisë së gjerë dhe kapacitetin për të bashkuar idetë e veçanta për të dëshmuar argumentet e tyre.

Një ballafaqim i çuditshëm lind tek ENTP-të gjatë kohës që ata janë jashtëzakonisht të sinqertë por do të diskutojnë pa u lodhur kur ka diçka në të cilën nuk besojnë, duke përdorur gjitha metodat për të treguar një të vërtetë prej një perpspektive tjetër.

Të luajturit e avokatit të djallit u ndihmon njerëzve me personalitetin ENTP që jo vetëm të zhvillojnë një ndjejnë më të mirë të të arsyetuarit e të tjerëve, por një mirëkuptim më të madh të ideve të kundërta- pasi që ENTP-të janë ata që i diskutojnë ato.

Kjo taktikë nuk duhet ngatërruar më atë lloj të kuptimit të dyanshëm që kërkojnë Diplomatët- ENTP-të, si gjithë tipet e tjera Analiste, janë në kërkim të vazhdueshëm të njohurisë dhe a ka mënyrë më të mirë për ta fituar atë sesa duke sulmuar dhe mbrojtur një ide, nga çdo kënd dhe çdo anë?

Nuk ka rregulla këtu- po mundohemi të përfundojmë diçka!

Pasi që marrin kënaqësi të caktuara duke qëndruar në hije, ENTP-të shijojnë ushtrimet mendore që gjinden në të dyshuarit e mënyrës së mendimit ekzistues, duke i bërë ato të pazëvendësueshme, duke i rindërtuar sistemet ekzistuese ose duke i shkundur gjërat dhe shtyrë në drejtime të reja më të mençura. Sidoqoftë, ata do të jenë të dobët në menxhimin e mekanikës së përditshme që bën zbatimin e propozimeve të tyre. Personalitetet ENTP pëlqejnë brainstorming dhe të qenët ambicioz, por ata do t’i shmangen “punës së thjeshtë” me çdo çmim. ENTP-të përbëjnë vetëm tre përqind të popullsisë, gjë e mirë, pasi që u lejon atyre të krijojnë ide origjinale dhe pastaj të tërhiqen duke i lënë tipet më numerik dhe më të stërholluar të merren me logjistikën e zbatimit dhe mirëmbajtjes.

Aftësia e ENTP-ve për të debatuar mund të bëhet bezdisëse- megjithëse shumë e vlerësuar kur nevojitet, mund të bëhet jashtëzakonisht monotone kur e lëndon dikënd si për shembull duke kundërshtuar shefin në ndonjë mbledhje ose duke i gjetur të gjitha gabimet që i bën ai gjatë mbledhjes. Këtë e komplikon akoma më shumë sinqeriteti i pamëshirshëm i ENTP-ve, pasi që ky tip nuk i përtyp fjalët dhe nuk kujdeset aspak për tu dukur si të ndjeshëm dhe të mëshirshëm. Tipet e ngjashme shkojnë shumë mirë me njerëzit me personalitetin ENTP, por tipet më të ndjeshme dhe shoqëria në përgjithësi, janë shpesh kundër konflikteve, duke i parapëlqyer ndjenjat dhe rehatinë e madje edhe gënjeshtrat e bardha më shumë sesa të vërtetat e hidhura dhe racionalitetin.

Kjo i zemëron ENTP-të dhe ata kuptojnë se sherret e tyre prishin shumë lidhje, shpesh paqëllim, gjatë kohës që ngacmojnë njerëzit aq shumë sa që i vënë në dyshim besimet e tyre dhe nuk pyesin për ndjenjat. Duke i trajtuar të tjerët ashtu siç do të donin të trajtoheshin ata, ENTP-të kanë pak tolerancë për përkëdheljen dhe nuk pëlqejnë kur njerëzit nuk thonë direkt atë që mendojnë, sidomos kur janë duke kërkuar ndojnë nder. Personalitetet ENTP e gjejnë veten të respektuar për largpamësinë e tyre, vetëbesimin, njohurinë dhe ndjenjën e tyre të humorit, por shpesh kanë problem për të shfrytëzuar këto cilësi si bazë për lidhje romantike dhe shoqëri më të thella.

Mundësia humbet shkaku që duket sikur punë e rëndë

ENTP-të kanë rrugë më të gjatë se të tjerët për të mprehur aftësitë e tyre të natyrshme—pavarësia e të menduarit dhe largëpamësia e lirë janë jashtëzakonisht të çmuara kur kanë përgjegjësi ose të paktën ndjejnë se kanë rëndësi, por për të arritur aty mund të marrë kohë gjë me të cilën ENTP-të kanë problem. Pasi ta kenë siguruar një pozitë të tillë, ENTP-të duhet të mbajnë mend se në mënyrë që idetë e tyre të japin frute, ata gjithmonë do të varen nga të tjerët për të bashkuar pjesët- nëse kanë shpenzuar më shumë kohë duke “fituar” debate se në ndërtimin e një marrëveshje të përgjithshme, shumë ENTP do të kuptojnë se nuk e kanë mbështetjen e nevojshme për të qenë të suksesshëm. Pasi që luajnë avokatin e djallit aq mirë, njerëzit me këtë lloj personaliteti mund të kuptojnë se sfida më komplekse intelektuale është të kuptojnë një përspektivë më të ndjeshme dhe të diskutojnë nderimin dhe kompromisin në krahë të logjikës dhe përparimit.

Pikat e forta dhe të dobëta të ENTP-ve

Pikat e forta të ENTP-ve

Të ditur– ENTP-ve rrallë u ikë ndonjë mundësi e mirë për të mësuar diçka të re, sidomos koncepte abstrakte. Ky informacion nuk merret për ndonjë qëllim të caktuar siç është studime të përkushtuara, njerëzit me personalitetin ENTP thjesht e shohin këtë si tërheqëse.

Mendojnë shpejtë– ENTP-të kanë mendje jahshtëzakonisht elastike dhe janë në gjendje të kalojnë nga një ide në tjetrën pa asnjë përpjekje, duke tërhequr njohuritë e grumbulluara për të vërtetuar argumentetet e tyre apo kundërshtuar, si e kërkon nevoja.

Origjinalë– Pasi që nuk janë të lidhur me traditën, personalitetet ENTP janë në gjendje të hedhin sistemet dhe metodat ekzistuese dhe të bëjnë bashkë idetë e veçanta që vijnë nga baza e gjerë e njohurisë së tyre, me pak kreativitet për t’i bërë bashkë, për të krijuar ide të reja të guximshme. Nëse u paraqiten probleme sistematike e kronike dhe u ipen frerët për t’i drejtuar ato, ENTP-të do të përgjigjen me gëzim të patrembur.

Brainstormer të jashtëzakonshëm– asgjë s’është më e kënaqshme për ENTP-të sesa të analizojnë problemet nga çdo kënd për t’i gjetur zgjidhjet e duhura. Duke kombinuar njohurinë dhe origjinalitetin e tyre për të nxjerrë çdo aspekt të një çështje, duke refuzuar pa keqardhje opcionet që nuk funksionojnë dhe prezantuar akoma më shumë mundësi, ENTP-të janë të pazëvendësueshëm në mbledhjet ku shprehin idetë.

Tërheqës– Njerëzit me personalitetin ENTP e kanë një talent të veçantë me fjalët dhe zgjuarsinë që ua ngjallë të tjerëve kurreshtjen. Vetëbesimi i tyre, mendimet e shpejta dhe aftësia për të bashkuar ide që s’kanë të ngjarë, krijon një mënyrë të komunikimit që është tërheqëse, madje argëtuese dhe në të njëjtën kohë informuese.

Energjikë– Kur u ipet mundësia që të kombinojnë këto cilësi për të shqyrtuar një problem interesant, ENTP-të mund të jenë më të vërtetë mbresëlënës me entuziazmin dhe energjinë e tyre. Ata nuk kanë fare problem të harxhojnë ditë dhe net të gjata për të gjetur një zgjidhje.

Dobësitë e ENTP-ve

Shumë argumentues– Nëse është ndonjë gjë që ENTP-të e shijojnë, është ushtrimi mendor i të debatuarit një ide. Tipet e personaliteteve më të orientuar drejt marrëveshjeve rrallë herë e çmojnë energjinë me të cilën ENTP-të i copëtojnë besimet dhe metodat e tyre, duke çuar në tensione mjaft të mëdha.

Të pandjeshëm– Pasi që janë shumë racional, ENTP-të shpesh gjykojnë gabim ndjenjat e të tjerëve duke shtyrë debatet jashtë kufijve të tolerancës së të tjerëve.  Gjithashtu njerëzit me këtë lloj personaliteti nuk i konsiderojnë argumentet emocionale si të vlefshme në debate të tilla, gjë e cila e rrit çështjen jashtëzakonisht shumë.

Jotolerant– Në qoftë se njerëzit janë në gjendje t’i mbështesin idetë e tyre në një rreth grindjeje mendore, ENTP-të ka gjasa të mos marrin parasysh jo vetëm idetë por edhe vetë njerëzit. Ose një propozim mund t’i bëj ballë një shqyrtimi racional ose nuk ia vlen të humbasësh kohë më të.

E kanë problem të përqëndrohen– I njëjti fleksibilitet që u lejon ENTP-ve të sjellin plane dhe ide aq origjinale i bën ata të ripërshtaten në mënyrë të përkryer apo t’i ripërshtasin idetë e mira më shumë se sa që duhet, madje t’i lënë ato plotësisht pasi që ngazëllimi fillestar venitet dhe vinë ide të reja. Mërzia vjen lehtë për ENTP-të dhe zgjidhja është ide të reja edhe pse jo çdo herë ato janë ndihmuese.

Nuk i pëlqejnë çështjet praktike– ENTP-të janë të interesuar në koncepte të lakueshme siç janë idetë dhe planet që mund të përshtaten dhe debatohen. Kur vjen puna për detaje dhe zbatimin e përditshëm ku aftësia kreative jo vetëm që është e panevojshme por në të vërtetë joproduktive, ENTP-të e humbasin interesin duke shkaktuar shpesh që planet e tyre të mos realizohen kurrë.

Lidhjet e ENTP-ve

Nëse ka diçka në të cilën ENTP-të janë të aftë, ajo është të vijnë me një rrjedhë të pafund të ndryshimeve dhe ideve për t’i mbajtur gjërat në lëvizje dhe kjo vlen gjithashtu edhe për lidhjet romantike. Për njerëzit me personalitetin ENTP kryesore është rritja dhe madje akoma para se të kenë gjetur një partner, ata imagjinojnë gjitha mënyrat se si mund të përjetojnë gjëra të reja së bashku, të rriten së bashku. Ky mund të jetë një proces trullosës për partnerët nëse nuk përshtaten, por kur ENTP-të të gjejnë dikënd që ndan dashurinë për eksplorimin intelektual, priteni rezultatin.

Që në fillim të lidhjes, ENTP-të i testojnë partnerët e tyre për këtë lloj potenciali, duke shtyrë kufijtë dhe traditat, duke kërkuar për një person spontan dhe mendjehapur. Të jesh në lidhje me një ENTP është rrallëherë një përvojë e mërzitshme, ata e përdorin entuziazmin dhe kreativitetin e tyre për t’i kënaqur dhe befasuar partnerët e tyre me ide dhe përvoja të reja.

Idea e argëtimit të ENTP-ve është e rrënjosur në vetëpërmirsim. ENTP-të e shohin njëjtë si rritjen ashtu ngecjen dhe nuk mashtrohen me idenë e një gjendjeje të lumtur ekzistuese, duke i bërë ata kërkues po aq sa janë emocionues.

Disa mund të lodhen kur përballen me këtë përmirësim të vazhdueshëm- përderisa vrulli i ENTP-ve mund të jetë tërheqës, ai gjithashtu mund të lodhë madje edhe partnerët më të durueshëm. Shumë njerëz kanë nevojë për pak kohë për të marrë frymë, por kjo nuk është diçka që ENTP-të e çmojnë. Sidoqoftë, nëse entuziazmi i palëkundur pritet me kënaqësi, ai mund të çojë në një lidhje madhështore e karakterizuar nga fuqia, thellësia dhe shkëndija.

Kjo mesa duket është më e dukshme kur lidhjet e ENTP-ve përparojnë në situata më intime. Githë ai kuriozitet për të eksploruar dhe entuziazëm ka mundësinë të shprehet në mënyra të reja kur ENTP-të dhe partnerët e tyre bëhen bashkë dhe ata me dëshirë i përkrahin partnerët e tyre për të provuar gjëra të reja, të shijojnë intimitetin e tyre pa limite të paracaktuara.

Për njerëzit me personalitetin ENTP, kjo fazë e lidhjes së tyre është një mundësi për të përparuar dhe zhvilluar në zonat që janë jashtë botës shkencore, edhe pse ata i afrohen asaj në të njëjtën mënyrë- si proces fizik dhe mendor i përpjekjes drejt përsosmërisë në vend të të shprehurit shpirtëror apo emocional të dashurisë.

Dëshira e ENTP-ve për të përparuar në këtë fushë i bënë ata partnerë të shkëlqyer kur lidhja arrinë në atë pikë, por qëndrimi i tyre ndaj këtij procesi është gjithashtu provë e të metës së tyre të madhe- pavëmendshmëria emocionale e tyre. Megjithëse ENTP-të janë më mendjehapur se tipet tjera Analiste për sa i përket perspektivave të të tjerëve, ata janë gjithashtu më të prirur të shprehin përçmimin e tyre për gjëra të tilla si ndjeshmëria emocionale në terme të qarta, duke i lënduar lehtë ndjenjat e partnerëve të tyre pa e kuptuar këtë. Personalitetet ENTP mund të injorojnë plotësisht ndjenjat e partnerëve të tyre, në vend të kësaj zhysin veten në ide dhe mundësi krejt të largëta, të pamundura.

Vendi ku dëshira për vetëpërmirësim e ENTP-ve është më së shumti e nevojshme është zhvillimi emocional. Ata do duhej të punonin në fusha të tilla si ndjeshmëria dhe komunikimi emocional me partnerët e tyre.

Njejtë si me tipet tjera Intuitive (N), përshtatshmëria më e mirë e ENTP-ve bëhet me Intuitivët e tjerë, me një apo dy tipare të kundërta të cilat u ndihmojnë të krijojnë një balancë dhe mundësi për tu rritur. Nëse ata janë me një partner më të ndjeshëm, kjo mund të një mënyrë e shkëlqyer që ata të gjejnë një cilësi tjetër në të cilën mund të punojnë, duke e bërë këtë dobësi një mundësi për të qenë kreativ, sfidojnë veten dhe të thellojnë tërheqshmërinë që kjo ndjenjë e përparimit sjellë në lidhje.

ENTP-të si shokë

Besnikëri, mbështetje, reagim emocional- këto nuk janë gjërat që ENTP-të kërkojnë në shoqëritë e tyre. Gjëja e fundit që njerëzit me personalitetin ENTP do dëshironin të dëgjonin është “ke të drejtë”, jo në qoftë se nuk e kanë bërë absolutisht dallimin në një rreth debati të nxehtë intelektual. Nëse janë gabim, ENTP-të duan që tu thuhet ashtu dhe duan që çdo detaj i gabimeve në logjikën e tyre të thuhet troç, pjesërisht shkaku i kërkesës për të vërtetën arbitrare dhe pjesërisht shkaku që thjesht do tu duhet të punojnë për të mbrojtur atë logjikë me një kundërpërgjigje.

Për ENTP-të është shpesh e lehtë të testojnë ngjashmëritë me një shok të mundshëm. Personalitetet ENTP janë mendjemprehtë dhe mënyrat themelore si e shprehin këtë është në formën e argumenteveve dhe diskutimeve, ku ata shumë lehtë do të kalonin një mbrëmje të tërë duke debatuar për një ide të cilën mund as të mos e besojnë.

Koncepti i shoqërive të ENTP-ve është kur dikush është në gjendje t’i bëj ballë debateve arbitrare me agumente racionale, të vlefshme.

Këto debate asnjëherë nuk merren afër zemrës, pa marrë parasysh sa të nxehtë mund të bëhen apo sa e madhe grindja. Njejtë si një atlet garon për ushtrime fizike dhe për vetë shpirtin garues, debatet e ENTP-ve janë për hir të stimulimit intelektual dhe për vetë debatin dhe madje një fitore e madhe apo një humbje e rëndë, nuk është kurrë për dominim, por vetëm inspirim për tu përpjekur më shumë herën tjetër.

Ata dinë si të relaksohen dhe të argëtohen gjithashtu, vetëm se “argëtimi” për ENTP-të- një shishe me  verë dhe një diskutim për shkaktarët dhe zgjidhjet e krizës monetare Evropiane- mund të përshkruhet si “një mbrëmje ferri” për shumë tipe Shqisor (S) dhe Ndjenjë (F).  Por për shumicën e personaliteteve ENTP-të janë janë gazmorë dhe entuziastë dhe pak a shumë çdo situatë që u lejon një bisedë dhe pak lojë fjalësh është e kënaqshme për ta.

ENTP-të janë dukshëm të zot që të komunikojnë me shokë dhe të afërm të cilët kanë personalitete tjera. Prirja e tyre e natyshme për tu grindur në mënyra sa më efektive që është e mundur nënkupton që ENTP-të janë të mësuar të komunikojnë në gjuhën e njerëzve të tjerë dhe kornizën e referimit dhe kjo mundëson një bisedë normale. Vendi ku njerëzit me personalitetin ENTP hasin probleme në lidhje me të tjerët është të shprehurit emocional, thembra e Akilit për të gjithë tipet Analiste.

Pasi që janë të prirur t’i mbyllin emocionet dhe ndjenjat e tyre, kur një ENTP përballet me një shok i cili figurativisht ose vërtetë ka nevojë për dikë me të cilin t’i qaj hallet, ata nuk kanë as më të voglën ide si ta përballojnë këtë situatë. Ata janë shumë të aftë dhe të lumtur të ofrojnë një seri të zgjidhjeve racionale dhe të arsyeshme për problemin, siç bëjnë për çdo situate ku një problem duhet zgjidhur, por pa dyshim nuk njihen për ndjeshmëri dhe shprehje dashurie, pa marrë parasysh se sa shumë e kuptojnë pozitën e tjetrit intuitivisht.

Akoma më keq kur personalitetet ENTP përpiqen të kthejnë situatat emocionale në diçka që e kanë më të lehtë: një debat. Pasi që e thamë se sa të njohur janë ENTP-të në të diskutuarit e dy anëve të një situate, ata janë veçanërisht të dobët që të vendosin veten në pozitën e dikujt tjetër nga një pikëpamje emocionale. ENTP-të duhet t’i shmangen me çdo kusht tundimit për të kthyer një diskutim për arsyet e një ndarje të një shoku në një garë intelektuale.

Për aq kohë sa të gjithë e kuptojnë se nuk duhet marrë gjithë fjalët e tyre afër zemrës, çdokush që nuk ka frikë të diskutoj ide të reja ka gjasë të gjej shokë stimulues dhe që të shtyjnë të mendosh në ENTP-të. Nuk ka gjasa të përshtatet me të gjithë sidoqoftë ENTP-ve nuk u intereson aq shumë për të qenë të pëlqyer nga të gjithë. Për aq kohë sa kanë dikënd me të cilët do të flasin dhe dëgjohen, ENTP-të dhe shokët e tyre patjetër se do të shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit për një kohë shumë, shumë të gjatë.

ENTP-të si prindër

Dikush mund të mendoj se natyra e vrullshme dhe e papërgjegjshme e ENTP-ve do të bënte të qenët prindër veçanërisht sfiduese për ta dhe në shumë mënyra, ata kanë të drejtë. Sidoqoftë, një gjë të cilën ENTP-të e duan më shumë se asgjë tjetër është një sfidë e mirëfilltë, një problem për tu zgjidhur, madje edhe nëse duhet të rishikojnë dobësitë e tyre. ENTP-të e marrin rolin e tyre si prindër seriozisht dhe ata janë të prirur të ndikohen thellësisht nga ky zhvillim në jetët e tyre- nëse ndokush është në gjendje të ndikohet nga jashtë dhe të përdor atë ndikim për përmirësimin e të metave të tyre, ata janë ENTP-të.

Ji i guximshëm, ki besim, ec përpara!

Që nga fillimi, neveria e ENTP-ve ndaj rregullave dhe normave është e qartë dhe ata ka mundësi t’i japin fëmijëve të tyre lirinë e nevojshme për të eksploruar vet. Pavarësia është një prej nevojave më të mëdha të ENTP-ve dhe ata ndjejnë se një person nuk është i plotë pa një mendje të pavarur.

ENTP-të krijojnë ambiente të relaksuara dhe jokonformiste për fëmijët e tyre, të themeluara në entuziazmin dhe kënaqësinë e të zbuluarit nëpërmjet arsyes, mjedise jo shumë të strukturuara sa për të qenë të sigurt. Gjatë kohës që fëmijët e tyre rriten dhe zhvillohen, ENTP-të i nxisin ata të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe shprehin kundështimet dhe alternativat. Por për dallim nga prindërit Diplomat, të cilët i nxisin fëmijët e tyre të shprehin mendimet e tyre në terma të ndjenjave dhe nevojave, ENTP-të mësojnë fëmijët e tyre t’i qasen këtyre opcioneve nga një pozitë e paanshme dhe logjike, të thonë atë që është më reale në vend të asaj që do t’i bën të ndihen mirë. Si në lidhjet e tjera, cilësia e papranueshmërisë emocionale është vendi ku ENTP-të hasin probleme.

Gjatë kohës që fëmijët e tyre hyjnë në fazën e adoleshencës dhe mësojnë të gjejnë një balancë në shprehje të shëndetshme të emocioneve, njerëzit me personalitetin ENTP mund ta gjejnë vetën të irrituar. Megjithëse janë të gatshëm gjithmonë për një debat të mirëfilltë në çdo temë të mundshme, ENTP-të shpesh kanë nevojë për partnerët e tyre për tu ndihmuar të menaxhojnë argumentet dhe shpërthimet më emocionale. ENTP-të janë më të aftë se shumë të tjerë, por madje edhe ata kanë limitet dhe rregullat e tyre kur vjen puna për konflikte të zhurmshme.

Ka një mënyrë për ta bërë atë më mirë- gjeje atë.

Fatmirësisht, personalitetet ENTP e kuptojnë çfarë duan: ata dëshirojnë që fëmijët e tyre të bëhen të rritur të mençur, të sinqertë dhe të pavarur. Ata dijnë se çfarë u duhet për të përçuar këto vlera, si me çdo debat tjetër, të komunikojnë në terma që janë të qasshme për të gjitha anët. Nëse kjo do të thotë të mësojnë si të përdorin mjetet e të shprehurit emocional apo lutjeve dhe gjatë kësaj kohe të kthehen me të vërtetë në shprehës emocional, ashtu do të bëjnë.

Karriera

Në botën e karrierës, ENTP-të e kanë përparësinë e të qenët natyrshëm të lidhur dhe interesuar në të qenët produktiv dhe të dobishëm. Por në vend të asaj lloj ndihmese që diplomatët e orientuar nga njerëzit ofrojnë, personalitetet ENTP janë të fokusuar që të krijojnë zgjidhje interesante dhe të ndryshme për probleme teknike dhe intelektuale. ENTP-të janë tip personaliteti i zhdërvjellët dhe megjithëse atyre mund t’i marrë kohë për të arritur në pikën ku mund të shfrytëzojnë plotësisht setin e tyre të aftësive dhe cilësive, ata kanë gjasa të kuptojnë që ato cilësi mund të përdoren thuajse në çdo karrierë që u duket interesante. Nëse ka diçka që ENTP-të e duan, ajo është të vënë në funksion muskujt e tyre mendor dhe çdo mjedis që u lejon të sajojnë qasje, ide dhe projekte të reja, që u lejon atyre të shtyejnë limitet e kreativitetit të tyre do të përfitoj fuqishëm nga ajo që ENTP-të ofrojnë.

Jo çdo profesion u lejon atyre këtë nivel të fuqisë mendore të pakufi por ka prej tyre që nuk kërkojnë asgjë tjetër: ndërmarrësi, inxhinieri, madje edhe aktrim dhe fotografi. Për aq kohë sa ENTP-të janë të sinqertë më veten e tyre për pikat e forta dhe dobësitë, ata mund të korrin sukses në thuajse çdo profesion që ka nevojë për një mënyrë të ri mendimi.

Vlerësimi i një ideje shtrihet në përdorimin e saj

Gjithë kjo fuqi intelektuale mund të jetë e frikshme, por për dallim nga kushërinjtë e tyre Introvertë (I), njerëzit me personalitetin ENTP e kanë përparësinë e shtuar të të qenët komunikues të shkëlqyeshëm, në të shkruar por veçanërisht në biseda të bëra ballë për ballë. Edhe pse ata nuk e pëlqejnë detyrimin për të menaxhuar të tjerët (dhe të qenët të menaxhuar), kjo përshtatshmëri shoqërore u lejon ENTP-ve të jenë liderë të natyrshëm, duke u treguar të tjerëve rrugën përpara dhe duke i inspiruar me logjikë dhe aftësi intelektuale. Megjithëse të tjerët mund t’i kundërshtojnë këto plane me arsye emocionale apo rezistencë të përgjithshme ndaj ndryshimit, gjëra të cilave ENTP-të u kujtojnë pak rëndësi, këto komente garuese zakonisht ENTP-të i mposhtin me argumente të shkathëta.

Profesionet më të mira ofrojnë kompetencë intelektuale dhe kuriozitet, duke u lejuar ENTP-ve të përdorin rrjedhën e tyre të pafund të ideve në mënyrë produktive duke përballuar një masë spontaniteti në mënyrën se si ata përdorin aktivitetet intelektuale. Njerëzit me personalitetin ENTP çmojnë shumë diturinë, mendimin racional dhe mprehtësinë dhe ata mund të bëhen avokat të jashtëzakonshëm, psikologë, shkenctarë dhe analistë të sistemeve. Madje është e mundur që ENTP-të të kenë sukses si shitës pasi që ata racionalizojnë vendimet e blerjes që të tjerëve mund tu duken si liri të veprimit- për aq kohë sa menaxherët e tyre dinë tu japin hapësirën e nevojshme që u duhet për të bërë magjinë e tyre. Me të vërtetë çdo gjë vjen me një ndjenjë të pavarësisë personale, ENTP-të duhet të dinë që janë të lirë të ofrojnë veten plotësisht në të kuptuarit dhe zgjidhurit e problemeve që u interesojnë, pa u mbytur nga politikat sociale dhe të përpjekurit për të gjetur se çfarë i motivon të tjerët. Rutina, rregullat formale të gjitha janë pengesa të panevojshme për ENTP-të dhe ata mund të kuptojnë se profesionet e tyre më të mira u lejojnë atyre madje të angazhojnë aktivitetet e tyre intelektuale në mënyrën e tyre, si këshillues freelance ose inxhinierë të programimit.

Kryesore për ENTP-të është të kenë durimin për të arritur në një pozitë që u lejon atyre këtë pavarësi, të jenë në një mjedis për kohë të mjaftueshme sa që jo vetëm kolegët e tyre, por menaxherët e tyre dhe me kohë nënpunësit e tyre të kuptojnë se çfarë ofrojnë. ENTP-të kanë cilësi të veçanta- të përcaktosh arritjet e tyre dhe aftësitë është sfidë e madhe. Por pasi që u janë afruar suksesit dhe kanë vendosur qëllimin e tyre, qielli është limiti.

ENTP-të ne vendin e punës

ENTP-të kanë kërkesa të thjeshta në vendin e punës, por të cilat nuk janë gjithmonë të lehta për tu plotësuar. Besimtarë të mëdhenjë në meritokraci, njerëzit me personalitetin ENTP presin që idetë e tyre të dëgjohen nga ata që janë më lart se ta, presin debate të fuqishme mes kolegëve të tyre dhe kërkojnë nga njerëzit që ata i menaxhojnë të ofrojnë zgjidhje dhe ide të reja pa marrë parasysh pozitën e tyre. Sidoqoftë kjo nuk është mënyra se si gjërat ndodhin në realitet, ENTP-të dinë për çfarë duhet të kërkojnë dhe mund tu shmangen institucioneve me hierarki të rreptë me të cilat kanë probleme.

ENTP-të si nënpunës

Kjo dinamikë shfaqet më së shumti me ENTP-të si nënpunës, pasi që ata janë rehat të sfidojnë idetë e menaxherëve të tyre dhe kanë një mospëlqim të fortë (dhe të shprehur qartë) ndaj rregullave kufizuese dhe udhëzimeve. ENTP-të mbrojnë këtë sjellje jokonformiste me mendjet e tyre të mprehta dhe kuriozitetin si dhe janë të aftë të përshtasin metoda të reja në të njëjtën mënyrë si janë në gjendje tu sugjerojnë të tjerëve të bëjnë ashtu. Nëse diçka mund të bëhet më mirë, atëherë s’ka pse diskutohet, personalitetet ENTP e marrin kritikën me kënaqësi për aq kohë sa është logjike dhe ka për qëllim performancë më të mirë. Sfida më e madhe për ENTP-të nënpunës është se nganjëherë është detyrë e pozitave “më të ulëta” të zbatojnë detajet, bëjnë punë të pistë dhe t’u përmbahen planeve të vendosura nga menaxherët e tyre. Kjo nuk është diçka me të cilën ENTP-të do të donin të harxhonin kohën e tyre- ata nuk nuk mund të durojnë punën e thjeshtë rutinore dhe detyrat monotone janë makth për ta. Gjërat mund të shkojnë shumë më mirë nëse menaxherët e tyre janë në gjendje të shfrytëzojnë si duhet preferencat e ENTP-ve për sfida komplekse dhe projekte të shumëllojshme.

 

ENTP-të si kolegë

Si kolegë ENTP-të tregojnë se shumë persona mund t’i duan dhe shumë do t’i urrejnë, gjatë kohës që pasionet e tyre për debat, brainstorm dhe stëranaliza i çmendin kolegët më praktikë, por shërbejnë si inspirim për ata të cilët i vlerësojnë risitë të cilat ENTP-të i sjellin. Asgjë nuk i nervozon më shumë njerëzit me personalitetin ENTP se sa të dalin nga një takim ku të gjithë u pajtuan me planin e parë që u prezentua, e pas 10 minutave t’i dëgjojnë të ankohen sa plan i keq që ishte- por nuk e shprehën aty sepse “nuk deshëm të shkaktojnë trazira”. ENTP-të i duan aq shumë vlerësimet e sinqerta, direkte dhe objektive për këto ide saqë shpesh fillojnë të njihen për pandjeshmërinë dhe sjelljen e tyre nënçmuese. Fatmirësisht ENTP-të dinë gjithashtu të relaksohen dhe lojërat e mprehta të fjalëve, sensi i shëndetshëm i humorit dhe natyra e shkujdesur u fitojnë shokë të ri lehtë dhe shpejtë. Gjithmonë të gatshëm të fusin sa më shumë në depon e tyre të diturisë, bisedat me personalitetet ENTP janë informuese dhe zbavitëse, gjë që e bën të lehtë për ta të jenë personi tek të cilët të gjithë shkojnë kur kanë probleme që kërkojnë qasje më rutinore. Lidhjet mes grupeve nuk janë të lehta për ENTP-të, po nuk mund të themi se nuk funksionojnë aspak.

 

ENTP-të si menaxherë

Megjithëse jo çdo herë është synimi i tyre, menaxhimi është vendi ku ENTP-të ndjehen më së shumti rehat, duke u lejuar atyre pavarësinë të përdorin qasje të ndryshme dhe të sjellin mënyra inovative për të kapur sfida të reja pa qenë të detyruar t’i bëjnë ballë zbatimit hap pas hapi të këtyre planeve. ENTP-të janë menaxherë mendjehapur dhe fleksibil, jo vetëm duke ofruar por edhe duke pritur lirinë e mendimit që ata vetë e shijojnë. Kjo mund të çoj në rrëmujë, konflikte mes ideve dhe qasjeve por ENTP-të janë gjithashtu shumë të zot të drejtojnë në mënyrë të duhur se cili plan ka gjasa të jetë më i dobishmi. Kjo qasje nuk krijon shumë shoqëri, por të bërit shokë është një synim më pak i rëndësishëm sesa të respektohen dhe shihen si intelegjentë dhe të aftë. Dhe pa marrë parasysh se a pëlqehen apo jo ENTP-të janë më të zotët në debate racionale, gjë që i bën ata avokatë të frikshëm për shkuadrat e tyre. Sfidë për ENTP-të është të fokusohen pasi që ata lehtë mund ta gjejnë veten duke lëvizur nga një projekt në tjetrin në kërkim të sfidës dhe emocionit para se skuadat e tyre të jenë në gjendje të përfundojnë detajet e qëllimeve dhe obligimeve ekzistuese.

 

 

Previous article
Next article

Të fundit