HomeFokusTipi ESFP
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Tipi ESFP

Nryshe njihet edhe si ARGËTUESI

Jam egoiste, e paduruar dhe pak e pasigurt. Bëj gabime, dal jashtë kontrollit dhe ndonjëherë është vështirë të merresh me mua. Mirëpo, nëse nuk mund të më durosh në më të keqen time, sigurisht që nuk e meriton më të mirën. Marilyn Monroe

Nëse dikush në mënyrë spontane fillon të vallëzoj ose këndoj, është personaliteti ESFP. Ata kapen në ngazëllimin e momentit dhe duan që të gjithë të ndihen kështu. Asnjë personalitet tjetër nuk është aq dorëlëshuar me kohën dhe energjinë e tyre sa ESFP-të kur vjen fjala te inkurajimi i të tjerëve dhe askush nuk e bën me kaq stil.

Ne të gjithë jemi yje…

ESFP-të e duan qendrën e vëmendjes dhe e gjithë bota është një skenë. Shumë njerëz të famshëm me këtë personalitet janë vërtetë aktorë, mirëpo poashtu u pëlqen të bëjnë shfaqje për shokët e tyre, të bisedojnë me një mençuri unike, duke fituar vëmendje dhe ta bëjnë çdo pjesë të udhëtimit si një festë. Jashtëzakonisht të shoqërueshëm, ESFP-të i shijojnë gjërat më të thjeshta dhe nuk ka kënaqësi më të madhe për ta sesa të kalojnë mirë me një grup shokësh.

Madje nuk janë vetëm bisedat- ESFP-të kanë ndjenjë më të madhe për estetikë sesa personalitetet e tjera. Prej veshjeve te shtëpitë e tyre, ESFP-të kanë dhunti për modën. Duke e ditur se çfarë është atraktive momentin që e shohin, ESFP-të nuk kanë frikë të ndryshojnë ambientin e tyre që të reflektojnë stilin personal. Ata janë kureshtarë të natyrshëm, duke eksploruar dizajne dhe stile të reja me lehtësi. Edhe pse nuk duket gjithmonë kështu, ESFP-të e dinë që jo gjithçka është për ta- janë vrojtues dhe shumë të ndjeshëm ndaj emocioneve të të tjerëve. Njerëzit me këtë personalitet janë shpesh të parët që ndihmojnë dikë që ka probleme duke ofruar mbështetje emocionale dhe këshilla praktike. Sidoqoftë, nëse problemi është për ta, ESFP-të ka më shumë gjasa të shmangin konfliktin e të mos merren me të. Atyre zakonisht u pëlqen pak dramë dhe pasion, por jo aq shumë kur ata janë pika qëndrore e kritikave që këto drama sjellin.

Sfida më e madhe me të cilën duhet të përballen është se shpesh përqendrohen në kënaqësitë e momentit saqë i lënë pas dore detyrat e përgjegjësitë që i bëjnë këto lukse të mundura. Analizat komplekse, detyrat që përsëriten dhe kuptimi i pasojave nuk janë të lehta për ESFP-të. Ata më përpara do mbështeten në fat ose mundësi, ose thjesht të kërkojnë ndihmë nga rrethi i madh i shokëve që kanë. Është e rëndësishshme për ta që të sfidojnë veten e të mendojnë edhe për gjërat afatgjate si planet e pensionimit- nuk do të jetë gjithmonë dikush tjetër përreth që do i ndihmoj me këto gjëra.

ESFP-të dinë të dallojnë vlerën dhe cilësinë, që është një cilësi e mirë. Sidoqoftë në kombinim me dobësinë e tyre për të bërë plane, kjo mund të shkaktoj që ata të jetojnë përtej mundësive, sidomos kartelat e kreditit janë të rrezikshme. Më të përqendruar të rrëmbejnë mundësitë sesa të planifikojnë qëllime afatgjate, ESFP-të mund të kuptojnë se për shkak të pavëmendjes kanë bërë disa aktivitete që nuk mund të përballojnë. Nuk ka asgjë që i bën ESFP-të më të palumtur sesa të kuptojnë se janë të kufizuar nga situatat, në pamundësi të bëhen bashkë me miqtë e tyre. ESFP-të janë të mirëpritur kudo që ka nevojë për të qeshura, lojëra dhe një vullnetar për të provuar diçka të re dhe argëtuese- dhe nuk ka kënaqësi më të madhe për ta sesa të sjellin të gjithë me vete. ESFP-të mund të bisedojnë me orë të tëra, ndonjëherë për gjithçka pos temës për të cilën donin të flisnin dhe i kuptojnë emocionet e më të dashurve të tyre në kohë të mira e të këqija. Nëse do mund t’i organizojnë gjërat, ata gjithmonë do jenë të gatshëm të zhyten në këto gjëra emocionuese dhe të reja që ofron bota, bashkë me miqtë e tyre.

Pikat e forta dhe të dobëta 

Pikat e forta

Guximtarë– ESFP-të nuk njihen si ngurrues. Pasi që duan të provojnë çdo gjë që munden, njerëzit me këtë personalitet nuk e kanë problem të dalin nga zona e tyre e sigurisë kur askush tjetër nuk guxon.

Origjinalë– Traditat dhe pritshmëritë janë sekondare për ESFP-të, nëse veç i marrin parasysh. Atyre u pëlqen të eksperimentojnë me stile të reja dhe vazhdimisht gjejnë mënyra të reja për tu dalluar mes turmës.

Estetikë dhe njerëzs të skenës– Nuk ndalojnë vetëm tek veshjet, ESFP-të poashtu fusin kreativitetin artistik në fjalët dhe veprat e tyre. Çdo ditë është një performancë dhe atyre u pëlqen të bëjnë shfaqje.

Praktikë– Për ESFP-të, bota është bërë për tu ndjerë dhe përjetuar. E vërteta është më e   çuditshme se trillimi dhe ESFP-të preferojnë të shohin dhe veprojnë në vend se të bëhen filozofikë me pytje “çka nëse”.

Vrojtues– Me gjithë fokusin këtu dhe tani, në të vepruarit, ka kuptim që ESFP-ve u vjen natyrshëm të kuptojnë gjërat reale dhe ndryshimet.

Aftësi të mira me njerëzit – ESFP-të më shumë u pëlqen ti kushtojnë rëndësi njerëzve sesa gjërave. Ata janë fjalëshumë, të zgjuar dhe gati kurrë nuk mbesin pa gjëra për të diskutuar. Për njerëzit me këtë personalitet, lumturia dhe kënaqësia vjen nga koha që ata kalojnë me njerëzit që duan.

Dobësitë

Të ndjeshëm– ESFP-të  janë shumë emocional dhe të ndjeshëm ndaj kritikave- I përjetojnë ato thellë dhe ndonjëherë reagojnë keq. Kjo mesa duket është dobësia e tyre më e madhe sepse e bëjnë të vështirë tua vësh në dukje gabimet.

Kundërshtues të konfliktit– Ndonjëherë ESFP-të e injorojnë dhe plotësisht e shmangin konfliktin. Ata kanë prirje tu ikin këtyre situatave dhe të kalojnë në diçka më argëtuese.

Mërziten shpejt– Nëse nuk ka ngazëllim të vazhdueshëm- ESFP-të gjejnë mënyra ta krijojnë atë vetë. Sjelljet e rrezikshme, privilegjet që i sigurojnë vetës dhe kënaqësitë e momentit janë të gjitha gjëra që i bëjnë shpesh.

Planifikues të dobët– Në fakt, ESFP-të rrallë bëjnë plane të detajuara për të ardhmen. Për ta, gjërat shkojnë e vijnë dhe rrallë lodhen të ulen e të mendojnë për pasojat me besimin se ato mund të ndryshojnë në çdo moment- edhe gjërat që janë planifikuar më parë.

Të pafokusuar– Çdo gjë që kërkon përkushtim dhe përqendrim afatgjatë përbën një sfidë të veçantë për ESFP-të. Në jetën akademike, lëndët si Letërsia Klasike janë shumë më të vështira për ta sesa ato më dinamike si psikologjia. Triku për ESFP-të është të gjejnë kënaqësi të përditshme në qëllime më të mëdha dhe t’i bëjnë ato gjëra lodhëse që duhet bërë.

LIDHJET E ESFP-VE

ESFP-të janë të shoqërueshëm, argëtues dhe njerëz me shpirt të lirë që jetojnë momentin dhe nxjerrin pjesët emocionuese nga gjithçka. Natyrisht, ata nuk kursejnë këtë freski dhe energji në lidhje. Për njerëzit me këtë personalitet, lidhjet nuk janë për të ndërtuar diçka ngadalë për të ardhmen, ose planifikuar jetën- ato janë gjëra të papritura për tu kënaqur me to për aq kohë sa zgjasin.

Sot je, nesër s’je

Sigurisht, kur nuk ka më kënaqësi, ajo mbaron. ESFP-të i rivlerësojnë situatat dhe angazhimet vazhdimisht, pavarësisht nga shprehjet e dashurisë dhe përkushtimit. Nëse një javë më vonë ata thjesht nuk ndihen njëjtë nuk e kanë problem ti përfundojnë gjërat. Përderisa ESFP-të mund të jenë të gatshëm të mundohen për lidhjet e tyre, atyre u duhet një nivel i madh maturie dhe përvoje që ta kuptojnë që ia vlen të mundohen për këtë.

Sidoqoftë përderisa ato zgjasin, lidhjet me ESFP-të janë thjesht të paharruara. Njerëzit me këtë personalitet gjithmonë merren me ndonjë aktivitet të ri e ngazëllues dhe atyre vërtet u pëlqen të kalojnë çdo moment me partnerët e tyre. ESFP-të jashtëzakonisht e pëlqejnë intimitetin fizik dhe janë kureshtar, të dashur mendjehapur që mezi presin të ndajnë dashurinë me partnerët në mënyrë reciproke. Biseda me ESFP-të është e ngjashme, e përqëndruar te argëtimi, ndonjëherë rreth temave më të zakonshme, jo atyre të thella dhe shpirtërore. E kaluara dhe e ardhmja, shkenca, politika dhe planet e angazhimet afatgjate injorohen nga ky personalitet. Ato ua ngadalësojnë rrugën dhe janë shumë të rënda për tu përballuar.

ESFP-të me kënaqësi do flasin për çdo gjë me çdokë, mirëpo jo nëse tema është e detyruar.

Njerëz shumë emocionalë, ESFP-të u përgjigjen keq sygjerimeve të jashtme sesi të menaxhojnë jetën e tyre romantike. Ata përgjigjen edhe më keq nëse kritikat vinë nga partneri. Të provosh të largosh emocionet nga situata ose tu thuash “mos e merr personalisht” nuk ndihmon me ESFP-të. Kjo është një fushë ku ka vend për përmirsim.

Në anën tjetër, problem mund të jetë edhe mungesa e kritikave. ESFP-të vlerësojnë shumë ndikimin shoqëror dhe gati gjithmonë ndikohen nga mendimet e miqve dhe partnerit. Pasi që ESFP-të tërhiqen nga njerëz që kanë qëndrim të njëjtë, qoftë partner ose shokë, ata mund të ngecin me dikë që u thotë vetëm gjërat që duan të dëgjojnë, duke i forcuar sjelljet e papjekura.

Vetëm dua të gjej dikë për ta dashur 

Të gjitha këto prirje mund të sjellin pasoja më vonë. Prirjet e ESFP-ve për të shmangur premtimet e angazhimet dhe të kalojnë prej një partneri në tjetrin mund të prish qëllimet afatgjate. Të krijosh lidhje të vërteta kërkon kohë dhe përpjekje. Fatmirsisht, ESFP-të janë njerëz shumë të pëlqyeshëm të cilët pëlqejnë kënaqësitë e vogla të jetës dhe nuk kërkojnë diversitet te partnerët. Entuziastë dhe të dashur, me një dashuri të pastër e më këmbë në tokë, ESFP-të janë me fat që marrin kohë për të gjetur dikë për të kaluar bukur çdo ditë, sesa të pranojnë stabilitetin mbi lumturinë, e t’i humbasin të dyja.

MIQËSITË

ESFP-janë të njohur për qëndrimet e tyre ngazëlluese e shoqërore. Ata nuk mbajnë brenda shumë gjëra duke i ndarë të gjitha me rrethin e madh të miqve, këtë e bëjnë me zgjuarsi, stil, entuziazëm dhe optimizëm. ESFP-të janë eksplorues të kënaqësive të jetës dhe u pëlqen shumë t’i ndajnë këto eksperienca me të tjerët. Për ESFP-të nuk ka kuptim të jetohet nëse nuk ndihesh gjallë.

Më mirë të jesh totalisht qesharak sesa totalisht i mërzitshëm

ESFP-të janë njerëz të veprimit. Idea e tyre për të kaluar mirë është nëse bëjnë aktivitete ku përfshihen pesë shqisat. Mirëpo ndonjëherë, ESFP-të mund të shkojnë shumë larg me sjellje të rrezikshme ose të pakujdesshme dhe provojnë ti përfshijnë edhe të tjerët në to. Njerëzit me këtë personalitet janë të ndjeshëm dhe nëse u refuzohen këto ftesa do i marrin personalisht e ti japin fund shoqërive. Ata nuk kanë kohë për të dëgjuar ligjërata. Sidoqoftë për ta nuk është vështirë të bëjnë miq të rinjë- përdorin një kombinim të të vërtetave të thjeshta, çiltërsisë dhe sharmit. Çka mund të jetë e vështirë për ta është të mbajnë miqtë që kanë. Me ngazëllimin e tyre dhe fokusin në kohën e tashme, ESFP-të kënaqen momentalisht me aventurat e një personi dhe kur lodhen kalojnë te tjetri. Kjo mund të jep përshtypjen se ESFP-të janë krijesa të cekëta që vrapojnë pas kënaqësive dhe nuk interesohen për askënd përpos vetvetes. Ky është një keqkuptim i tmerrshëm dhe larg nga e vërteta, sidoqoftë i bën shoqëritë me personalitetet Intuitiv (N) sfiduese. ESFP-të sinqerisht shqetësohen për miqtë e tyre- kjo është arsyeja pse ata përpiqen aq shumë të gjejnë eksperienca që të gjithëve do u pëlqejnë- dhe ata merakosen thellësisht nga konfliktet që mund të çojnë në fund të këtyre lidhjeve.

Gjatë rritjes ESFP-të respektojnë më shumë personalitetet dhe qasjet e ndryshme.

Risitë janë thelbësore për ESFP-të dhe ka shumë diversitet mes miqve të tyre. Atyre u pëlqen të prekin temat intelektuale dhe filozofike dhe kërkojnë një diversitet personalitetesh dhe perpektivash në miqësi. Mirëpo nëse ndonjë prej këtyre shokëve hyn në detaje për ekonominë e Evropës, ESFP-të do lodhen dhe do shpresojnë që dikush të nxitoj e të thotë “Qëllojani çfarë ka ndodhur!”

ESFP-të prindër

ESFP-të janë disa nga prindërit më argëtues dhe të qetë. Të luajnë me fëmijët është një kënaqësi e vërtetë për ta dhe njerëzit me këtë personalitet vazhdimisht gjejnë mënyra të reja e emocionuese për të kaluar kohë me fëmijët e tyre. Prej momentit të parë që mbajnë bebet, ESFP-të përjetojnë gëzimin dhe çudinë që fëmijët e tyre shprehin dhe e inkurajojnë atë sa më shumë që është e mundur.

Ata që janë të guximshëm janë të lirë

Eksplorimet dhe eskperiencat janë filozofitë kyçe për prindërit ESFP- kur fëmijët e tyre bëjnë pyetje, përgjigja e tyre është “Le ta gjejmë!” Strukturat dhe orari strikt nuk janë pjesë e mënyrët së rritjes së fëmijëve për ESFP-të. Ata më shumë parapëlqejnë ti marrin gjërat ditë pas dite dhe t’i lejojnë fëmijët të eksplorojnë gjërat e reja në mënyrën e vetë, diçka që vlerësohet shumë nga fëmijët e tyre.

Sigurisht kjo nuk do të thotë që nuk ka asnjë rregull- edhe ESFP-të kanë qenë të vegjël dikur!

Disiplina nuk është pika më e fortë, por pjekuria ka efektin e vet dhe ESFP-të janë shpesh të mprehtë në parandalimin e fëmijëve që të mos lëndohen ashtu si janë lënduar ata vetë. Njerëzit me këtë personalitet janë të ndjeshëm vetë dhe presin që fëmijet e tyre ti respektojnë ato rregulla që egzistojnë, një pikë grindjeje gjatë viteve të adoleshencës. ESFP-të gjithmonë ofrojnë shumë mbështetje emocionale. Përderisa jo prindër kërkues, ngrohtësia që japin u krijon një stil inkurajues dhe edukativ si prindër. Kur fëmijët e tyre thonë se do bëhen astronaut në të ardhmen, ESFP-të ndërtojnë anije kozmike të sajuara dhe përdorin këto fjalë të ndihmojnë fëmijët me shkollën. Pas të gjithash, astronautët e suksseshëm duhet të dinë matematikë!

KARRIERA

ESFP-të kanë një cilësi unike që i bën të jashtëzakonshëm në disa profesione dhe të tmerrshëm në disa të tjera- ata pasqyrojnë disponimin përreth tyre. Kur njerëzit me këtë personalitet janë në një festë ose koncert, ata reflektojnë atë disponim duke marr imazhin si “njerëz të festës”. Kur miqtë e tyre janë të pikëlluar, ata përgjigjen me simpati dhe empati. Dhe kur ka kriza ata përshtaten në të njëjtën mënyrë, ngjashëm me intensitetin e situatës.

Të përpiqësh të gjesh veten…

Si rezultat, pothuajse çdo profesion që fokusohet në punën me të tjerët është e suksesshme dhe madje esenciale që ESFP-të të jenë të lumtur e produktiv. ESFP-të janë organizatorë të natyrshëm të eventeve, përfaqësues të shitjeve dhe planifikues të udhëtimeve sepse të gjitha këto krijojnë një ndjenjë ngazëllimi, stimulimi dhe risie mes tyre dhe klientëve.

ESFP-të balancojnë ndjeshmërinë e tyre me një ndjenjë të fortë pavarësie duke e bërë çdo përvojë unike.

ESFP-të vërtetë pëlqejnë të kalojnë kohë me të tjerët dhe t’i njohin. Kanë një dhunti t’i bëjnë njerëzit të lumtur, edhe në situatat më acaruese. Ata gjithmonë vlerësojnë një sfidë të mirë dhe janë këshilltarë, punëtorë social e trajnerë personal të shkëlqyeshëm që i kënaqin klientët e tyre.

Me aftësitë e tyre për tu përgjigjur me pasion kur kërkohet ndihma e tyre, ESFP-të mund të bëhen mjekë dhe infermierë të shkëlqyeshëm. Ata shpejt kuptojnë informacione për të tjerët dhe hyn në zemër të çështjes kur merren me të sëmurë ose të lënduar. Ata shkëlqejnë kur duhet të merren me emocione të forta dhe ky është vendi i duhur për to. Sidoqoftë jo të gjithë kanë energji për këtë, ose duan përgjegjësi jetë a vdekje- disa ESFP-ve u pëlqen ti bëjnë njerëzit e lumtur dhe të emocionuar duke krijuar të bukurën. Njerëzit me këtë personalitet kanë shumë energji kreative dhe shumë fillojnë karriera në muzikë, modë, fotografi dhe dizajnë. Janë të njohur për stilin e tyre.

… Nuk është gjithmonë e lehtë

Sidoqoftë punët që nuk kanë kontakt me njerëzit dhe janë të përqendruara në të dhëna janë torturuese për ESFP-të. Të shumtën e herës profesione teknike ose analiza të të dhënave nuk bëjnë për ta. Puna administrative merr një “Jo” të madhe për shkak që ata urrejnë oraret, strukturat dhe përsëritjen. Pavarësisht se çfarë pasioni kanë, ESFP-të kanë nevojë për liri, risi dhe mbi të gjitha kontakt njerëzor. Njerëzit me këtë personalitet duhet të dinë që jo vetëm që vlerësohen por edhe pëlqehen. Kur ESFP-të arrijnë në punë duan të gjejnë pak kaos dhe pastaj ta largojnë atë me një grup miqsh të aftë që janë të lumtur të veprojnë afër tyre.

ESFP-TË NË VENDIN E PUNËS

Pavarësisht pozicionit që kanë në punë, ESFP-të kanë dëshirë ta bëjnë ambientin sa më argëtues dhe shoqëror. Njerëzit me këtë personalitet janë në gjendje të mbajnë një qëndrim të qetë dhe shoqëror dhe t’i bashkojnë të gjithë në detyrat praktike që duhet të bëjnë. Sa më shumë liri të kenë, aq më të mira rezultatet, për aq kohë sa e dinë qëllimin që kanë. Vështirë se ka ndonjë personalitet më të mirë për ambiente dinamike të punës.

 

ESFP-të si nënpunës

Si nënpunës ESFP-të shkëlqejnë kur ka ndryshime dhe ide të reja dhe i urrejnë detyrat strikte e që përsëriten. Menaxherët e tyre gjejnë te ta njerëz të gatshëm të eskperimentojnë e të japin ide, njerëz që mësojnë shpejt metodat e reja dhe dinë t’i hedhin këto metoda në praktikë- për sa kohë që kanë liri të aplikojnë stilin e tyre. Mirëpo ndryshimet mund të kenë nevojë për pak kohë sepse ESFP-të mund të harrojnë. ESFP-të japin përgjigje të sinqerta se a kanë kuptim gjërat, mirëpo janë të ndjeshëm ndaj kritikave për ta. Nën presion, njerëzit me këtë personalitet bëhen mbrojtës dhe mërziten lehtë. Por në fund, nëse kuptojnë se këto kritika kanë qëllim t’i ndihmojnë, jo ti lëndojnë, ata i marrin afër zemrës. Sfida më e madhe për ESFP-të si nënpunës është se e vlerësojnë më shumë lirinë dhe pavarësinë sesa sigurinë- nëse nuk iu plotësohen kushtet ka gjasa që ata do largohen.

 

ESFP-të si kolegë

Nëse dikush mund të krijojë shoqëri me kolegët e tyre dhe ta largoj tensionin në vendin e punës ata janë ESFP-të. Një atmosferë e këndshme është e rëndësishme dhe njerëzit me këtë personalitet përdorin aftësitë vrojtuese dhe shoqërore t’i bashkojnë njerëzit. Ata rrallë mbesin pa ide dhe me kënaqësi organizojnë eventet dhe aktivitete brenda dhe jashtë vendit të punës. Spontaniteti, zgjuarsia dhe entuziazmi i tyre nuk ka të krahasuar.

ESFP-të si menaxherë

Si menaxherë, ESFP-të bëjnë gjithçka që munden të sjellin energji dhe kënaqësi në detyrat e përditshme që duhen bërë. Atyre u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes, edhe më shumë të dinë se të tjerët po i vlerësojnë. Të hidhen në punë dhe të ndihmojnë nënpunësit e konsiderojnë pjesë të punës. Autoriteti dhe statusi shoqëror nuk është aq i rëndësishëm sa të bëhen pjesë e grupit. ESFP-të janë shumë të mirë në dallimin e disponimit të të tjerëve dhe ka pak personalitete aq të mirë në parandalimin e konfilktit dhe krijimin e një atmosfere relaksuese dhe të mirë në punë. Punëtorët e tyre janë gjithmonë të lirë të shprehin mendimet e brengat dhe ESFP-të janë të gatshëm t’i dëgjojnë. Aftësia e tyre ti kuptojnë të tjerët i bën ata udhëheqës të shkathët e inspirues.

 

Previous article
Next article

Të fundit