Tronditja është një lloj: lendim traumatik i trurit (LTT). Më së shpeshi, ndodh kur keni një goditje në kokë. Mund të ndodh gjithashtu edhe nga ndonjë goditje në qafë apo trup. Kjo shkakton lëvizje të papritur të kokës, e cila e shkund apo dridh trurin tuaj.
Edhe pse tronditja mund të jetë e butë, ajo mund të ketë efekte serioze. Ajo mund t’i dëmtoj qelizat e trurit dhe t’i afektoj kimikalet në trurin dhe trupin tuaj.
Simptomat e tronditjes
Shumicën e kohës, njerëzit që kanë një tronditje mbesin të zgjuar. Ndonjëherë, ata mund ta humbin vetëdijen. Ju mund t’i vëreni simptomat menjëherë, pas disa orëve apo pas disa ditëve. Simptomat e tronditjes mund të përfshijnë:
- Dhimbje të kokës apo presion në kokë
- Vështirësi për t’u fokusuar
- Humbje të kujtesës
- Pamje të trullosur
- Konfuzion
- Marramendje apo probleme në balancim
- Shikim të turbullt
- Vështirësi për të dëgjuar
- Përgjigjje të ngadalshme ndaj pyejteve
- Përzierje
- Ndjeshmëri ndaj dritës apo zhurmës
- Ndryshime në disponim apo sjellje
- Ndryshime në të fjetur, të tilla si vështirësi për të fjetur apo të fjeturit më gjatë se zakonisht.
Merrni ndihmë menjëherë nëse ju, apo dikush që ju njihni, ka:
- simptoma që përkeqësohen, të tilla si kokëdhimbja
- vjellje të shpeshtë
- pamundësi për t’u zgjuar
- konfuzion të vazhdueshëm
- vështirësi në të folur, të ecur apo të bërit kontakt me sy
- dobësim apo mpierje të duarve apo këmbëve
- humbje të vetëdijes
- krizë
Çka e shkakton tronditjen?
Sportet janë aryeja kryesore e tronditjeve. Ato mund të ndodhin gjatë ushtrimeve apo gjatë lojës. Çfarëdo goditje në kokë, qafë apo trup mund të shkaktoj tronditje. Kjo mund të ndodh në rast të rrëzimit, përplasjeve apo aksidenteve.
Më shumë se gjysma e vizitave të emergjencës për lëndime traumatike të trurit janë për fëmijët prej 5 deri 18 vjeç. Tronditjet mund të ndodhin në pothuajse çdo sport apo aktivitet. Sportet që lidhen më së shumti me tronditje janë:
- Futbolli amerikan
- Basketbolli
- Futbolli
- Bejsbolli
- Çiklizmi.
Si diagnoztifikohet tronditja?
Kontaktoni doktorin tuaj nëse keni simptomat e tronditjes pas ndonjë goditjeje në kokë, qafë apo trup. Doktori do të dëshiroj të dijë rreth lëndimit dhe simptomave. Ai ka të ngjarë t’i testoj shqisat, balancing, reflekset, kujtesën dhe të menduarit tuaj. Në disa raste, doktori do të kërkoj teste për skanimin trurit. Këto përfshijnë tomografi të kompjuterizuar (CT) apo rezonancë magnetike (MRI). Ata do të fotografojnë trurin tuaj dhe të kontrollojnë për gjakderdhje, enjtje apo fraktura.
A mund të parandalohet apo shmanget tronditja?
Nuk ka ndonjë mënyrë të garantuar për t’i parandaluar tronditjet. Megjithatë, mund ta ulni rrezikun.
- Mësoni teknikat e duhura për sportin apo aktivitetin tuaj.
- Ndiqni të gjitha rregullat e sigurisë.
- Përdorni pajisjet e duhura në sporte. Sigurohuni se përshtaten dhe janë në gjendje të mirë.
- Vendoseni rripin e sigurisë në veturë.
- Vendosni helmeten gjatë ngasjes së biçikletës apo motoçikletës.
- Mbajeni shtëpinë tuaj pa rreziqe që mund të shkaktojnë marrje në thua apo rrëzime.
Trajtimi i tronditjes
Nëse keni një tronditje, truri juaj ka nevoj për t’u shëruar. Është e rëndësishme të pushoni mjaftueshëm. Pusho së bëri aktivitete fizike. Ju gjithashtu duhet të bëni pushim mental. Kjo do të thotë të mos lexoni, shikoni television, të përdorni telefonin apo kompjuterin. Ju mund të keni nevoj të mos shkoni në punë apo në shkollë për një kohë. Flisni me doktorin tuaj se kur mund t’i ktheheni rutinës normale.
Gjatë rikuperimit ju duhet të:
- Pini mjaftueshëm lëngje, të tilla si uji.
- Hani ushqime të shëndetshme.
- Flini mjaftueshëm.
- Shmangni alkoolin.
- Shmangni drejtimin e automjeteve apo makinave.
- Shmangni aktivitetet që i përkeqësojnë simptomat apo ndikojnë në balansimin tuaj. Këto përfshijnë udhëtimet me ajroplan, tren apo anije.
Pyeteni doktorin për përdorimin e medikamenteve.
Kur keni tronditje, mund të keni ndryshime emocionale. Mund të ndiheni të irrituar, i zemëruar, i mërzitur apo konfuz. Tregoni doktorit tuaj, familjes dhe shokëve se çka po ndjeni. Ata mund të ndihmojnë në sigurimin e mbështetjes.
Të jetosh me tronditje
Shumica e njerëzve përmirësohen pas një tronditjeje dhe nuk kanë ndonjë dëmtim të zgjatur të trurit. Megjithatë, lëndimi ju vë në rrezik për sindromin post-tronditje (PCS). PCS mund të bëj që simptomat të zgjasin me muaj apo vite. Një shembull janë problemet e vazhdueshme me kujtesë.
Mos iu riktheni aktiviteteve pa u rikuperuar plotësisht. Një goditje e dytë në kokë, qoftë edhe e vogël, mund të jetë e rrezikshme. Mund të kaloni në gjendjen e rrallë të quajtur sindromi i përplasjes së dytë. Kjo është enjtje e shpejtë e trurit që mund të shkaktojë vdekje.
Të kesh një tronditje ju vë në rrezik për tronditjet e në të ardhmen. Sa më shumë tronditje që keni, aq më të këqija mund të jenë. Dëmtimet e trurit mund të grumbullohen dhe të shkaktojnë lëndime të trurit.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A mund të kem një tronditje pa e ditur?
- Çfarë duhet të bëj nëse më përkeqësohen simptomat?
- Kur mund t’i kthehem rutinës normale, përfshirë sporteve?
- Nëse kam pasur një tronditje, cili është rreziku që të kem një tronditje tjetër?