HomeShërbimet tonaKëshillimetGjërat që një bashkëshort i bën vetëm për gruan që e do...
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Gjërat që një bashkëshort i bën vetëm për gruan që e do  

Meshkujt nuk janë të zotë në formulimin e emocioneve të tyre, por ato janë më se të qartë kur bëhet fjalë për vënien e tyre në veprim.

Shumica e tyre janë rritur për të qenë meshkuj të fortë, të qëndrueshëm, të fuqishëm dhe të sigurtë që njerëzit e tyre të dashur të mund të strehohen aty sa herë që janë në rrezik apo ndjejnë dhimbje. Prandaj, të qenit të cënueshëm është diçka që nuk është e zakonshme për ta, por nuk është e pamundur. Në fakt, kur ata bien në dashuri ata bëhen të prekshëm në një mënyrë tjetër – ata e tregojnë dashurinë e tyre me veprimet e tyre.

Ndaj, kur një mashkull i bën këto 7 gjëra për ju, mund të jeni i sigurt se jeni gruaja e vetme për të:

 

  1. Ai është nxitësi juaj më i madh

Kur një mashkull ju do me të vërtetë, ai ju do dhe kërkon më të mirën për ju. Ai është i lumtur për gjithçka që arrini, sepse suksesi juaj është suksesi i tij. Ai është mbështetësi juaj më i madh dhe tifozi juaj më i përkushtuar. Ai absolutisht adhuron gjithçka që bëni dhe gjithçka që jeni.

  1. Ai vlerëson opinionin tuaj

Një mashkull që ju do thellësisht do të kujdeset për atë që mendoni dhe për atë që keni për të thënë. Ai do të vlerësojë opinionet dhe mendimet tuaja për tema të rëndësishme. Po, ai dëshiron të dijë se cilat janë besimet tuaja politike, të biznesit apo fetare. Ai gjithashtu dëshiron të dijë sesi e imagjinoni shtëpinë tuaj të ardhshme. Mendimet tuaja për gjërat e mëdha apo të vogla kanë rëndësi për një mashkull që të do.

  1. Ai do të ndalojë gjithçka për ju

Kur keni nevojë për të, ai do të ndalojë çdo gjë që ai po bën dhe do të vrapojë për t’ju ndihmuar. Po, një mashkull që është i dashuruar me ju do të gjejë një mënyrë për të qenë atje për ju, kur keni nevojë për të, sepse jeni dashuria e tij e vërtetë. Asgjë nuk është shumë e vështirë dhe askush nuk është më i rëndësishëm se ju.

  1. Ai ju mbron

Një mashkull do ta rrezikojë veten nëse gruaja që do, është në telashe. Ai do t’ju mbrojë nga çdo dëmtim dhe rrezik i jashtëm dhe i brendshëm. Ai do t’i puthë plagët tuaja. Ai do t’ju përqafojë kur të jeni të plagosur emocionalisht. Ai do të provojë çdo gjë që t’ju shërojë dhe t’ju mbrojë nga dhimbjet e ardhshme fizike, si dhe emocionale.

  1. Ai ju dëgjon! (Dhe kujton!)

Kur një mashkull është i dashuruar me ju, ai do t’ju dëgjojë me padurim, edhe nëse jeni duke folur për gjëra të parëndësishme ditore. Çdo gjë që ju thoni do të jetë e rëndësishme për të. Për më tepër, ai do të kujtojë çdo hollësi të bisedës suaj, sepse ai dëshiron të dijë gjithçka për ju.

 

  1. Ai e ndjen dhimbjen tuaj

Kur ju vuani, ai vuan gjithashtu. Kur jeni e lumtur, ai është i lumtur. Ai është në përputhje me emocionet tuaja, sepse ai është i lidhur me ju në një nivel të thellë. Dhe kur ju keni dhimbje, ai ndjen fizikisht dhimbje dhe ndjen se ai në njëfarë mënyre nuk mundur t’ju mbrojë. Ndaj, ai do të përpiqet ta lehtësojë dhimbjen tuaj, sepse askush nuk dëshiron të shohë lëndimet e të dashurve të tyre.

 

  1. Ai ju respekton dhe ju pëlqen për atë që jeni

Në një botë plot me marrëdhënie të lira dhe bukurisë sipërfaqësore, lehtë mund të njohësh një mashkull që është me të vërtetë i dashuruar. Ai nuk do t’ia dijë për pamjen tuaj fizike. Ai do t’ju dojë të gjithën – virtytet tuaja, si dhe të metat tuaja.

 

 

 

Të fundit