spot_img

Artikuj të ngjashëm

Stile Sjelljesh

Ne psikologji ashtu si ne  kontekstin me te perbashket, individi dallohet nga nje tjeter ne baze te sjelljes dhe komunikimit te tij. Sjelljen  mund ta perkufizojme si menyren e te vepruarit dhe te reaguarit te nje subjekti i gjendur  ne relacione me nje”tjeter”. Individi e kushtezon sjelljen ne base te personalitetit te tij. Ky i  fundit do te formonte dhe tre tipe personash:

I pari eshte personi POHUES (The assertiveness)

Sjellja e tij relacionale  i drejtohet vetes se vete  dhe te tjereve; ne respektimin dhe vlersimin e vlerave  te veta dhe te vlerave te te tjerve. Ky person realizohet duke perkrahur dhe ndihmuar rritjen reciproke.

Si sillet nje person Pohues?

Nuk kushtezohet nga te tjeret.
Eshte i vemendshem dhe i kujdeshem me veten dhe me te tjeret.
Perdor metoda motivuese dhe shperblyese.
Objektivi: suksesi personal

Cilat jane rezultatet e ketij personi(pohues)

Beson ne vetvete, dhe tek tjetri.
Jep zgjidhje autonome(te pavarur)
Krijon dinjitet ne vetvete.
Eshte i kujdeshem ne konsideracionin e tjetrit
Arrine te eliminoj emocione dhe kognicione te cilat shfaqin pasiguri dhe ansia.

 

I dyti eshte personi AGRESIVE

Sjellja e ketij personi i drejtohet ekspluzivisht vetes se vet,  per te   arritur(permbushur) kenaqesine e nevojave personale pa limit. Mund te perdor cdo mjet apo forme qofte shkaterrimi, dhune, shfrytezimi etj, te cilat do ta ndihmonin ne vendosjen e hegjemonis se tij dominuese.

Si sillet nje person Agresive?

Perdore menyra shkaterruese.
Eshte i kujdesshem vetem per veten
Kerkon gjithmon te jete mbi te tjeret dhe ti shfrytezoj ata.
Objektivi: fuqi personale e sociale

Cilat jane rezultatet e ketij personi(agresive)

Krijon ndjenjen e fajsise dhe si rrjedhim ate te mbrojtjes personale.
Perulje dhe zhvlersimin e tjetrit.
Modifikimin e dinjitetit te tjetrit, etj.

 

I treti eshte personi PASIV

Sjellja e ketij personi eshte e kushtezuar nga  faktore, te cilet kerkojn te arrijne nje piksynim personal. Keto piksynime apo forma projekesh deshiruese dhe te nevojshme, ne shumicen e rasteve nuk mund te marrin forme. Ato mund te realizohen vetem atehere kur rezultojn me pozitive per te tjeret sesa per veten.

Si sillet nje person Pasiv?

Eshte i kujdeshem vetem per te tjeret.
Eshte i kushtezuar dhe i influencuar nga te tjeret.
Ky person peson, eshte gjithmon i nenshtruar.
Shfaq nje nivel ansie sociale teper te larte.
Nuk kundershton.
Objektivat: mirqenia e te tjerve dhe shmangia e konflikteve.

Cilat jane rezultatet e ketij personi (pasiv)

Modifikimi i dinjitetit te tij personal.
Ansia, sensi i fajit, frustrimi, shmangia.
Dhunimi di botes se tij te brendshme.
Formimi i nje personaliteti i cili nuk eshte vetvendoses ose i nje personaliteti mazokist, (ketu nuk i referohem interpretimit te botes se tij seksuale)

Të fundit