HomeArtikujÇrregullimet e personalitetitKëndvështrim mbi çrregullimin borderline
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Këndvështrim mbi çrregullimin borderline

Çrregullimi i personalitetit borderline është çrregullim mendor dhe karakterizohet nga stresi emocional po ashtu dhe sjellje vetëdëmtuese. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, psikologia klinike Anora Kroj flet mbi çrregullimet e personalitetit borderline.

 

1.Çfarë është çrregullimi i personaliteti?

Personaliteti është tërësia e tipareve të qëndrueshme dhe të përshtatshme ndërsa kur flasim për çrregullimet e personalitetit, tiparet janë të qëndrueshme por të keqpërshtatura. Të keqpërshtatura në këtë mënyrë që: një sjellje përdoret të njëlloj në çdo situatë. Çrregullimet e personalitetit zakonisht shfaqen herët tek individët por nuk diagnostikohen para moshës 18 vjeç. Çrregullimet e personalitetit nuk zhduken asnjëherë, thjesht mësohen mënyra të ndryshme përballimi. Ajo çfarë i karakterizon çrregullimet e personalitetit është rixhiditeti strikt ndaj situatave stresante.

 

2.Çfarë është çrregullimi i personalitetit borderline?

Çrregullimi i personalitetit borderline është çrregullim mendor dhe karakterizohet nga stresi emocional po ashtu dhe sjellje vetëdëmtuese. Sipas statistikave në raport popullësie gratë kanë tre herë më shumë mundësi të diagnositkohen BPD në krahasim me meshkujt.

Karakteristikat kryesore të çrregullimit borderline janë:

  • Paqëndrueshmëri
  • Frika nga braktisja
  • Identitet të dëmtuar

 

3.Si është sjellja e personave me çrregullimin e personalitetit borderline?

Për të përshkruar sjelljen e çrregullimit borderline do të listoj disa nga simptomat që ata mund të përjetojnë: Përpjekje të forta për të shmangur braktisjen , pasi gjithmonë frika se do të mbeten vetëm i shoqëron gjithmonë. Në shumicën e kohës janë impulsivë çka i bën që të jenë potencialë i sjelljeve vetëshkatërruese. (Abuzime me substancat, alkooli, droga, konsumimi i tepërt i ushqimit, shpenzime të mëdha financiare jashtë normalitetit, etj) Ndjenja kronike e boshllëkut, e cila nënkupton shfaqje të konjicioneve që lidhen me braktisjen dhe më pas sjellja e tyre përkeqësohet. Zemërimi i papërshtatshëm, shpërthimet e shpeshta të zemërimit. Për këtë çrregullim personaliteti ka shumë teori dhe perspektiva të ndryshme. Nëse do ta shpjegoja çrregullimin e personalitetit borderline sipas perspektivës psikodinamike, do të theksoja se struktura që uzurpon këtë personalitet është idi (të të plotësohet çdo dëshirë).

 

4.Si mund të ndikoj në formimin e këtij çrregullimi stili i prindërimit?

Sipas perspektivës që u lartpërmend, do të vijoja me shpjegimin se shumë studime në mbështetje të kësaj teorie ka rezultuar se nëna borderline zhvillon fëmijë borderline. Nëna nuk i lejon fëmijës të krijojë pavarësi, por në të kundërt ndëshkon pavarësinë dhe shpërblen varësinë. Nëna nxit te fëmija ndjenja braktisjeje. Për shembull nëse fëmija do të sillet keq ajo e shpërblen atë duke e lënë vetëm apo duke e kërcënuar se do ta braktisë. Kështu fëmija rritet me ndjenja të forta të braktisjes dhe kur të rritet ai do të ketë brenda vetes të pa rritur “fëmijën e braktisur”.

 

5.Ku duhet të drejtohemi kur ndjejmë të vetja simptoma shqetësuese?

Është e volitshme se kur përjetojmë simptoma shqetësuese në përditshmërinë tonë te vetja ose te njerëzit pranë nesh të drejtohemi qoftë edhe për konsultë me specialist. Specialisti më i mirë për këto raste është psikologu klinik. Çrregullimet e personalitetit janë të shumta dhe për to duhet të studiosh dhe analizosh. Ky informacion është bazik dhe nuk mund të shërbejë që njerëzit të nxitojnë për t’u vetë diagnostikuar ose t’i vendosni diagnoza të tjerëve afër jush. Specialistë të shëndetit mendor janë ata të cilët vendosin diagnoza dhe drejtohuni te ata nëse vëreni simptoma shqetësuese që ndikojnë dukshëm rutinën tuaj. Ka kritere shumë të rëndësishme ato të cilat bëjnë që të përcaktohet diagnoza. Ju shpreh falenderim për interesin e treguar nga ana juaj për të informuar opinionin publik me çështje që mund të jenë sensibilizuese në jetët e tyre.

 

Të fundit