Në këtë studim janë përfshirë 7000 sudentë të moshës 14-16 vjeç. Adoleshentët janë intervistuar vazhdimisht deri në moshën 21 vjeç e më pas në moshën 25 vjeç.
Disa shembuj të bullzimit të analizuar në studim ishin rastet kur adoleshentët kanë qenë viktimë e ofendimeve verbale, përjashtimit nga grupe shoqërore ose kërcënime me ose pa dhunë.
Sipas studimit gjysma e adoleshentëve të përfshirë në këtë studim kanë qenë viktimë e bullizmit.
Vajzat më shpesh kanë qenë pre e bullizmit verbal dhe përjashtimit nga grupet shoqërore, ndërkohë që djemtë kanë qenë viktimë edhe e dhunës.
Në moshën 25 vjeçare, ata adoleshentë te cilet kanë qenë pre e bullizmit në të shkuarën kanë treguar të kenë më shumë gjasa për probleme të shëndetit mendor si depresioni dhe ankthi dhe kanë pasur më shumë vështirësi në gjetjen e një pune. Ata që ishin të punësuar dhe kishin pasur histori bullizmi paguheshin më pak se moshatarët e tyre për të njejtin pozicion pune.
Është vërejtur se sa më të dhunshme dhe persistente eksperiencat e bullizmit, aq më të rënda pasojat afat-gjata.
“Duhet të jeni shumë të qartë me fëmijën tuaj në lidhje me sjelljen e tij ndaj të tjerëve. Të mos respektosh të tjerët duhet të jetë krejtesisht e papranueshme dhe nëse ata një ditë mund të jenë pre e një situate të tillë mund të gjejnë mbështetje tek ju.”
“Bullizmi nuk është një fenomen i njohur vetëm te fëmijët dhe adoleshentët. Atë mund ta gjejmë dhe mes të rriturish. Mund ta shohim çdo ditë në punë dhe në grupet tona shoqërore. Është e rëndësishme të kuptojmë se edhe të rriturit duhet të sillen ashtu siç do të donin që fëmijët e tyre të silleshin, vetëm në këtë mënyrë mund të jepet shembulli i duhur.” shprehet udhëheqësi i këtij studimi.