HomeProgrami i edukimitPrinderimiFëmijët dhe Mirënjohja
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Fëmijët dhe Mirënjohja

Mirënjohja është një ndjenjë që shkon përtej të thënit “faleminderit” dhe të mësuarit të fëmijëve me këtë ndjenjë është një proces që kërkon kohë e durim. Mirënjohja është një tipar personaliteti që ata e fitojnë që i ndihmon përgjatë gjithë jetës së tyre, jo vetëm për të ruajtur një sjellje të mirë në raport me të tjerët, por për t’u ndjerë mirë së brendshmi, për të qenë më të lumtur, më pak egoistë e për të ndërtuar marrëdhenie më të shendetshme. Me pak fjalë, mirënjohja bëhet një stil jetese pë ta.

Përfimet që vijnë së bashku me ndjenjën e mirënjohjes:

-predispozitë më e lartë për emocione pozitive;
-ul rrezikun e depresionit;
-nxit përmbushjen e marrëdhënieve;
-rrit aftësinë për t’u rikuperuar nga ngjarjet stresuese.

Si t’ua mësojmë mirënjohjen fëmijëve?

Mjaftojnë këto arsye për të kuptuar se t’u mësojmë fmëijëve të jenë mirënjohës është një dhuratë e shkëlqyer për ta dhe për këdo rreth tyre. Më poshtë po rendisim disa nga mënyrat se si mund t’i mësojmë fëmijët të jenë mirënjohës:

  1. Mirënjohja mësohet duke dhënë shembull pozitiv

Prindërit dhe figurat e tjera të referimit (mësuesit, kujdestarët etj) janë modeli i parë për fëmijët. Nëse ata shohin prindërit që sillen bujarisht, kënaqen dhe vlerësojnë gjërat e bukura që u ndodhin, sado të vogla qofshin, fëmijët do të priren të ndjekin shembullin e tyre. Nga ana tjetër, nëse fëmijët shohin që prindërit dhe të rriturit e tjerë gjithmonë ankohen për gjithçka, sillen ashpër dhe të pakënaqur me asgjë, do të jetë shumë e vështirë për ta të kuptojnë se çfarë do të thotë të ndihesh mirënjohës.

  1. Ndihmojini të kuptojnë se të tjerët gjithashtu kanë nevoja të caktuara

Është e natyrshme që fëmijët të jenë egoistë dhe të përqendruar tek vetja dhe është e vështirë t’i bësh të kuptojnë se bota është e gjerë dhe nuk rrotullohet rreth dëshirave të tyre. Biologjikisht, mundësia e largimit nga universi i tyre do të fitohet me kalimin e kohës; megjithatë ne mund t’i ndihmojmë ata duke filluar nga mjedisi familjar. Si fillim duhe të përpiqemi t’i bëjmë të kuptojnë se të gjithë kemi dëshira dhe se jo gjithmonë ato pëpruthen me të të tjerëve.

  1. Mirënjohja mësohet duke ndarë me të tjerët ato që kemi

Një fëmijë që mëson të ndajë ato që posedon, gjithashtu kupton se si ta vlerësojë atë që ka, dhe kjo ka të bëjë me objektet, komoditetet dhe njerëzit tek të cilët mund të mbështetet. Shkëmbimi me njëri-tjetrin presupozon të mësosh të jesh i respektueshëm ndaj të tjerëve dhe të zgjerosh horizontet e botës.

  1. Theksoni rëndësinë e të thënit “faleminderit”

Në misionin tonë për t’u mësuar fëmijëve mirënjohjen, ne duhet të nxjerrim në pah një koncept: falënderimi nuk duhet të bëhet diçka mekanike, të cilën fëmijët mësojnë ta thonë kur marrin diçka; megjithëse në fillim është vetëm një fjalë për ta, ata duhet të mësojnë kuptimin e vërtetë të saj. Zakoni i të thënit “faleminderit” gradualisht do t’i ndihmojë ata të pyesin veten për arsyen e vërtetë pse ndihen mirënjohës.

  1. Falënderojini edhe ju fëmijët kur bëjnë diçka të mirë

Kur fëmijët bëjnë diçka të mirë, duhet t’i falënderojmë. Është shumë e rëndësishme të tregohemi mirënjohës ndaj tyre, në mënyrë që të kultivojmë të njëjtën sjellje tek ata. Duke vepruar kështu, fëmijët do të zbulojnë se janë të rëndësishëm dhe se ka gjëra të thjeshta që kënaqin të tjerët dhe i bëjnë ata të lumtur. Në të njëjtën kohë, ata gjithashtu do të dëshirojnë t’i zbulojnë këto gjëra te të tjerët.

  1. Flisni rreth gjërave për të cilat jeni mirënjohës

Është mrië që t’i kërkoni fëmijës të shprehë pse ndihet mirënjohës, pa qortuar që nuk vlerëson diçka. Në këtë mënyrë, mund të zbuloni më tepër rreth ndjesive të fëmijës, duke kuptuar cilat anë të karakterit të tij kanë nevojë të forcohen, për të konsoliduar konceptin e mirënjohjes. Të rriturit gjithashtu duhet t’u shpjegojnë fëmijëve pse ndihen mirënjohës. Duke vepruar kështu, ata mund të zgjerojnë botëkuptimin e tyre dhe të përfshihen në një dialog, që i ndihmon të vlerësojnë gjërat e mira që ndodhin në jetën e tyre.

Rëndësia e të qenit mirënjohës

Pavarësisht gjithë anëve pozitive e përfitimeve që na sjell ndjenja e mirënjohjes, ajo jo gjithmonë kultivohet natyrshëm. Ngjarjet negative të jetës, të tilla si zhgënjimet, pakënaqësitë dhe frika, ndonjëherë marrin vëmendjen tonë më shumë se ato pozitive, duke na çuar në mospranimin e mirënjohjes si një tipar dallues i personalitetit. Robert Emmons, një ekspert akademik kryesor i mirënjohjes, argumenton se zhvillimi i qëllimshëm i një perspektive mirënjohëse ju lejon të jeni më të kënaqur me jetën tuaj.

Në përpjekjet tona për t’u mësuar fëmijëve mirënjohjen, do të jetë e nevojshme të theksojmë se shumë nga gjërat e bukura që na ndodhin janë “dhurata” që kemi pasur fatin të marrim. Duke e bërë mirënjohjen një zakon, ne do të jemi në gjendje të ndryshojmë anën emocionale të jetës sonë dhe të krijojmë më shumë hapësirë për gëzim dhe harmoni me të tjerët.

Të fundit