Shumica e prindërve bëjnë gjithçka që munden për t’i bërë fëmijët e tyre të lumtur. Edhe se përpiqen të bëjnë më të mirën që dinë me gjithçka, ata sërish padashje bëjnë gabime. Një shembull i kësaj është përdorimi i kritikës së vazhdueshme në lidhje me sjellje të caktuara të fëmijëve ose veprime të tyre.

 

Kur është shumë e shpeshtë, kritika ndikon në gjendjen emocionale të fëmijëve, por gjithashtu ka fuqinë të ndikojë në funksionimin e trurit të tyre.

Për shkak se fëmijët janë ende shumë të vegjël, truri i tyre nuk ka akoma aftësinë për të bërë lidhjet e nevojshme për të përpunuar siç duhet informacionin emocional. Prandaj, është e rrezikshme që kritika të jetë konstante në fëmijëri, pasi ajo mund ta çaktivizojë përpunimin emocional, apo të krijojë disfunksione në shprehitë emocionale, që janë çelësi për marrëdhëniet shoqërore.

 

Pasoja të tjera kur fëmijët kritikohen vazhdimisht:

– Vetëvlerësim i ulët

Kritika e vazhdueshme nuk ndihmon, përkundrazi. Kjo vetëm e bën fëmijën të ndihet i trishtuar, i zemëruar dhe i pasigurt. Kështu, shtohet mundësia që mund të kenë probleme në bashkëveprimin me të tjerët si në adoleshencë ashtu edhe në moshë madhore.

– Negativiteti

Nëse fëmija rritet duke dëgjuar kritika ndaj tij dhe të tjerëve, ai mëson se të tjerët bëjnë gjithçka gabim dhe nuk mund t’i besohet. Për të gjithçka që vjen nga jashtë është negative. Ai mund të bëhet një i rritur autoritar, i padrejtë, dyshues, etj.

– Ankth dhe frikë

Rritja me vetëbesim të ulët gjeneron, nga ana tjetër, ankth dhe frikë që mund të reflektohen në problemet e gjumit, në marrëdhëniet me bashkëmoshatarët ose në performancën e dobët të shkollës.

Përfitimet e fëmijëve që rriten me gjyshër

 Marrëdhënia e gjyshërve me nipërit e mbesat është tepër e veçantë, e bukur dhe ngelet në kujtesën e atyre që e kanë jetuar si një përvojë shumë e shtrenjtë e fëmijërisë.

Përveç përjetimeve të bukura, duket se fëmijët e rritur me gjyshërit kanë shumë përfitime të tjera gjatë fmëiëjrisë, pro fitojnë edhe tipare personaliteti që do i ndihmojnë shumë si të rritur.

Përfitimet e fëmijëve që rriten me gjyshër:

  1. Kanë më pak probleme emocionale dhe janë në gjendje të përballojnë më me lehtësi ngjarjet traumatike si për shembull nje divorc në familje.
    Fëmijët bëhen më elastikë, për shkak të bashkëjetesës me breza të ndryhsëm. Ata janë më të aftë për të pasur gjërat nën kontroll.
    3. Përshtaten më lehtësisht me moshat e tjera, gjë që do t’ju krijojë shumë lehtësi në të ardhmen kur të përballen me njerëz të brezave të ndryshëm.
    4. Janë më të mbrojtur nga depresioni. Kjo është vërtetuar nga një studim i kryer në Kolegjin e Bostonit në vitin 2014, sipas të cilit fëmijët e rritur me gjyshër, kishin norma më të ulëta depresioni më vonë në jetë.
    5. Gjyshërit jetojnë më gjatë, nga kërkimet shkencore rezulton se gjyshërit që kanë pranë nipër e mbesa jetojnë mesatarisht katër-pesë vite më shumë.