HomeFokusCili është kompleksi yt?
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Cili është kompleksi yt?

Në jetën e përditshme gjatë bisedave na ndodh të shprehemi “ai është njeri me komplekse”, “u kompleksua”, “ajo vuan nga kompleksi inferioritetit”, etj. Dhe ka të vërteta në këto që themi. Komplekset nuk janë vetëm ato që shkroi Frojdi, Jungu apo Adler. Komplekset psikologjike janë shtuar e shumëfishuar nga studiues të ndryshëm. Ja disa prej tyre, nuk i kemi pasqyruar të gjitha.

Kompleksi i Don Kishotit– Simptoma themelore e kompleksit të Don Kishotit është saktësisht prirja për të luftuar për çështje të humbura më parë.

Kompleksi i Atlasit-personat që e konsiderojnë veten sikur mbajnë peshën e botës mbi krye. Një politikan që beson se hallet e popullit i qan vetëm ai. Një person për shembull që mban familjen, mendon se pa të familja do shkatërrohet dhe se ai është i vetmi që jep kontribut.

Kompleksi i Brunildës-vajzat që rriten pranë babait dhe kryejnë aktivitetet mashkullore e bien në krizë gjatë pubertetit kur u duhet të pranojnë gjininë e tyre. Ato nuk pranojnë të sillen si gra.

Kompleksi i Napoleonit- Ata që kanë këtë kompleks kanë vështirësi të aspektit fizik, por që befas arrijnë në majë të fushës ku punojnë gjë që u jep status të lartë.

Kompleksi i Guliverit- të ndjerit tepër i vogël ose tepër i madh në raport me të tjerët.

Kompleksi i njerkës së Borëbardhës-kompleks inferioriteti i një gruaje shkaktuar nga bukuria e një femre tjetër që është në jetën e saj. Psh vjehrra e moshuar dhe nusja e re.

Kompleksi i Polikratit-kur gjërat të shkojnë mirë dhe përmbushen dëshirat, personi sëmuret papritmas duke e interpretuar si një ndëshkim hyjnor për gjithë të mirat që i ndodhën.

Kompleksi i Jokastës- nënat e papërmbushura në jetën e tyre, që e lidhin veten pas djalit, duke iu qepur nga pas në çdo hap të jetës që ata hedhin dhe duke ushtruar ndikimin e tyre të fuqishëm mbi të.

Kompleksi i Dianës-Gruaja, e cila ndjen seksin e saj si një inferioritet, e shpreh këtë me fantazi gjymtimi, poshtërimi të burrit duke fituar ajo rolin mashkullor. Ajo refuzon rolin femëror (refuzim i martesës, lidhjeve, mëmësisë)

Kompleksi i Demostenit-person i prekur nga një inferioritet organik qysh nga lindja, apo inferioritet social dhe që bën përpjekje duke shfrytëzuar të gjitha energjitë për të kompensuar me epërsi ose përsosmëri.

Kompleksi i Krishtit– djali që rebelohet ndaj babait dhe krijon fantazi shpëtimi duke e parë veten si hero.

Kompleksi i Hirushes- gratë që presin e fantazojnë që dikush t’u vijë dhe t’u ndryshojë jetën rrënjësisht.

Të fundit