HomeArtikujKompleksetSi te çlirohemi nga komplekset?
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Si te çlirohemi nga komplekset?

Në gjuhën shkencore fjala kompleks ka këtë domethënie: “Një grup idesh, emocionesh dhe tendencash në përgjithësi të ndrydhura që ndikojnë në sjelljen e një individi”.

Kush nga ne nuk i ka menduar ndonjëherë këto gjëra? Disa komplekse duken pak a shume të dominueshme dhe kalimtare, të tjerat mund të shkatërrojnë jetën dhe duken të pa kapërcyeshme. Atëherë ku e kanë origjinën komplekset dhe si mund të çlirohemi prej tyre?

Si klasifikohen komplekset?

Nga pikëpamja psikologjike, kompleksi është përqendrim mbi një defekt real ose imagjinar, fizik ose psikologjik. Personi me komplekse ka një imazh të deformuar të vetes. Dallohen lloje të ndryshme të komplekseve: fizike, psikologjike dhe sociale.

Komplekset fizike prekin me shumë gratë se burrat, sepse ato pësojnë një presion më të madh mbi imazhin e tyre nga ana e shoqërisë, që i është dedikuar krejtësisht kultit të pamjes së jashtme. Gratë ndihen të detyruara të jenë të bukura dhe joshëse në çdo rrethanë. Ndër gratë, komplekset në përgjithësi kane lidhje me trupin dhe një mase me te vogël, edhe me fytyrën.

Komplekset, shpesh kane te bëjnë me peshën, gjoksin, barkun, te pasmet…

Komplekset psikologjike mund te rrjedhin nga mungesa e kulturës, inteligjencës, shkathtësisë.

Komplekset sociale kane te bëjnë me pasurinë, profesionin ose origjinën…


Shkaqet kërkohen që në fëmijëri

Komplekset janë të lidhura me  presione ose gabime të bëra që në familje, që në mënyrë pak a shumë të pandërgjegjshme, i imponojnë një fëmije një model perfeksioni. Komplekset janë shumë të lidhura me vetëvlerësimin. Nga ana tjetër, lindin pika të krahasimit, të cilat kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Më parë ishim më të lidhura me njerëzit e afërt (prindërit, fqinjët), ndërsa ne kohet e sotme, njerëzit krahasohen me imazhet qe jepen ne mjete te komunikimit, qe diktojnë ligjet e tyre dhe kontribuojnë duke e theksuar këtë ndjenje inferioriteti. Së fundi, njerëzit e kompleksuar nganjëherë shfaqin predispozita prefeksionizmi. Ata, ne mënyrë te pandërgjegjshme, nuk pranojnë te jene normale, te bëjnë pjese ne mesatare…

Kam komplekse…Jam normal?

Sigurisht, është diçka njerëzore të kesh komplekse dhe kjo, për arsyen e thjeshtë se defektet janë njerëzore, është normale te jesh i ndërgjegjshëm për to. E rëndësishme është strategjia për të bashkëjetuar me to.

 

Previous article
Next article

Të fundit