Marihuana është produkt i bimës Kanabis Sativa, e cila përfitohet me ane te përzierjes se gjetheve te thara dhe te grimcuara, kërcellit, farave dhe lules se kësaj bime. Ajo mund të këtë ngjyrë të gjelbër, kafe ose ngjyrë hiri. Marihuana përmban një substancë kimike të quajtur THC (tetro-hydro-cannabinol) i cili është përbërësi kryesor psikoaktiv. Ajo po ashtu përmban rreth 400 substanca të tjera kimike.
Me cfare emrash njihet?
Në Kosovë, marihuana njihet me disa lloj emrash, si: bari, rabi, rabishte, gjelbërsirë, taxhi, “jonit”, etj.
Si perdoret?
Marihuana mund të përdoret në disa mënyra. Zakonisht ajo përdoret përmes tymosjes së marihuanës së mbështjellur në formë të cigares, e cila quhet ndryshe “jonit”. Ajo po ashtu përdorët me anë të tymosjes së nargjilës (tub nëpër të cilin kalon uji), disa e njerëz e përziejnë marihuanën me cigare (duhan) dhe tymosin, disa e pinë në formë të qajit ose edhe e përziejnë me ushqim.
Çfarë efektesh ka?
Efektet e shkaktuara nga marihuana janë të ndryshme, duke filluar nga një eufori e lehtë deri në gjumë të rëndë. Mund të shkaktojë edhe halucinacione (të shikoni ose dëgjoni gjëra që ne realitet nuk ekzistojnë), në rast të konsumimit të tepruar.
Marihuana ndikon në disponimin e njeriut. Nëse je në momente të mira, marihuana bën të kesh disponim të shtuar. Nëse je i pikëlluar, disponimi bie dhe ti do ndjehesh edhe më shumë i pikëlluar. Kur përdor marihuanë mund të qeshësh pa ndonjë arsye.
Përrdorimi i marihuanërs e dëmton kujtesën, aftësinë e gjykimit dhe perceptimin. Nën ndikimin e marihuanës, nuk mund të përqendrohesh në mësim dhe nuk të kujtohen gjërat që bisedohen në klasë. Ndonjëherë, nxënësit që përdorin marihuanë, mund të mungojnë nga orët e mësimit sepse e humbin orientimin në kohë.
Përdorimi i marihuanës shkakton probleme shëndetësore: sytë mund të jenë të skuqur, mund dëmtohen organet e frymëmarrjes, shkakton çrregullim të koordinimit dhe të ecjes (asnjëherë nuk duhet ta ngisni biçikletën ose makinën derisa jeni nën ndikimin e marihuanës).
Nëse përdoret për një kohë të gjatë, marihuana shkakton rënie të imunitetit, mund të dëmtoj mushkëritë, prandaj tek përdoruesit e saj mund të paraqiten infeksione të shpeshta të fytit dhe të mushkërive.
Sa zgjat efekti i marihuanës?
Posa të tymosni një joint, efektet e marihuanës do të fillojnë pothuajse menjëherë dhe THC-ja dhe përbërësit e tjerë kimik do të kalojnë shumë shpejtë nga mushkëritë në qarkullimin e gjakut, i cili i bartë përrbërësit kimik të saj nëpër organet e trupit duke përfshirë edhe trurin. Efektet e marihuanës mund të zgjasin prej 1 deri në 3 orë.
Dëmet dhe rreziqet nga përdorimi i marihuanës
Ndikimi në tru
Njerëzit që përdorin marihuane për vite të tëra, mund të vuajnë nga disa pasoja negative. Për shembull, dukeqenëse marihuana i dëmton disa funksione të trurit, do të dëmtohej edhe aftësia juaj për të kryer funksione ose detyra komplekse, për arritje akademike, suksese ne sporte ose atletike ose qëllime të tjera në jetë, të cilat kërkojnë që të jeni vigjilent dhe i përqendruar 100 përrqind.
Përdorimi i marihuanës mund të shkaktoj probleme psiqike. Disa njerëz kur janë nën ndikimin e marihuanës, mund të përjetojnë reagime akute psikotike (perceptime të shtrembëruara, mendime të çrregulluara dhe paranojë) ose sulme të panikut. Këto efekte zakonisht largohen me tërheqjen e marihuanës nga organizmi. Megjithatë, përdorimi i marihuanës mund t’i keqësoj simptomat psikotike tek njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje, dhe mund të rris rrezikun e shfaqjes së këtyre çrregullimeve tek personat që kanë predispozita për shfaqjen e tyre (histori familjare të këtyre çrregullimeve).
Varësia nga marihuana
Shumë njerëz, të cilët nuk besojnë se mund të bëhen të varur nga përdorimi i marihuanës, e kanë gabim. Sipas të dhënave të NIDA-s (Instituti Kombëtar Amerikan për varësi nga drogat), rreth 9 përqind e njerëzve që përdorin marihuanë, bëhen të varuar. Kjo shifër rritet 1 në 6 persona tek ata që e fillojnë përdorimin e marihuanës në kohën e adoleshencës dhe 25-50% e atyre që e përdorin marihuanën çdo ditë, ka rrezik që të bëhen të varur nga marihuana.
Përdorimi i vazhdueshëm i marihuanës mund të shkaktoj varësinë psikologjike-një sëmundje ku njerëzit bëjnë gjithçka për ta përdorur atë përsëri, edhe kur janë të vetëdijshëm për pasojat e dëmshme për vetë individin, familjen dhe tërë rrethin e tij social.
Njerëzit që përdorin marihuanë, mund t’i përjetojnë disa simptoma jo të këndshme kur e ndërpresin përdorimin e saj: ndjenja e irritueshmërisë, problem me gjumë, humbjë në peshe, depression, etj.
Këto efekte mund të zgjasin prej disa ditësh deri në disa javë, pas ndërprerjes së përdorimit të marihuanës.
Si mund t’i ndihmosh, dikujt që dëshiron tër ndërpresë përdorimin e marihuanës?
Hulumtuesit e kësaj fushe, janë duke hulumtuar mënyrat dhe metodat më të mira për t’i ndihmuar njerëzit të ndërpresin përdorimin e marihuanës. Aktualisht nuk ekzitojnë medikamente që do të ndihmonin trajtimin e varësisë nga marihuana. Megjithatë, ekzistojnë disa programe që fokusohen në psikoterapi.
Nëse, dikush që ju e njihni është përdorues i marihuanës, nuk është e lehtë të dish se si të veprosh. Megjithatë, inkurajojeni atë që të flas më prindërit, më një shok/shoqe ose familjar që është i afërt më të.