HomeArtikujÇrregullimet e personalitetitÇrregullimet e Personalitetit
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Çrregullimet e Personalitetit

Studimet tregojnë se faktori kryesor në formimin e personalitetit janë marëdhëniet familjare, historia e fëmijërisë, përjetimi i situatave, keqtrajtimi fizik e psikologjik si dhe gjendjet emocianale. Personaliteti është unik tek çdo individ, ai është në zhvillim përgjgjatë rritjes së tij dhe përbëhet nga disa konponent si uni social, norma, vlera, përvoja individuale etj. Mendimet dhe sjelljet janë të ndryshme tek çdo person, anët e veçanta të personalitetit gjenden në konformitet dhe në koordinim me njëra-tjetrën.

Çrregullimet e personalitetit sipas DSM-IV

Çrregullimet e personalitetit i referohen karakteristikave të personalitetit të cilat janë të keqadaptuara ose të pandryshueshme dhe shkaktojnë dëmtime të rëndësishme funksionale ose disstres.

Ato ndahen ne tre grupe;

1-grupi i çuditshëm/ekcentrik (paranoid, skizotipal, skizoid);

2- grupi ankthioz (obsesiv-kompulsiv, i varur, shmangës) ;

3- grupi dramatik/içrregullt (kufitar, narcistik, antisocial, histrionik).

Çrregullimi i personalitetit antisocial ka si karakteristika dalluese, qëndrimin armiqësor ndaj të tjerëve dhe janë indifertë ndaj dhunimit të të drejtave për sa u përket të tjerëve. Ky çrregullim është më i përhapur te meshkujt se sa te femrat. Tek këta persona nuk ekziston ndjenja e fajit dhe e turpit, ata dëmtojnë të tjerët dhe nuk mësojnë nga gabimet e tyre.

Për këta persona raportohet se kanë kryer sjellje devijante si ; mos frekuentim shkolle, vjedhje, abuzime me substancat narkotike, largim nga shtëpia etj, që para moshës 15 vjeç deri në moshën e rritur të hershme. Dështojnë në krijimin e marëdhënieve, në punë dhe në marrjen e përgjegjësive të tyre. Shprehin irritim dhe janë agresiv në familje, tek fëmijët e tyre, në shoqëri etj. Sipas Cleckley personat që vuajnë nga çrregullimi i personalitetit antisocial përshkruhen kështu;

-Pa motiv apo qëllim të caktuar dhe mjaft impoulsiv.

-Nuk janë të aftë të ndjejnë dashuri, empati dhe besnikëri.

-Kanë gjykim të varfër gjithashtu nuk mësojnë nga eksperiencat dhe si rrjedhojë, dështojnë.

-Mashtrojnë e vjedhin me gjakftohtësi, gënjejnë dhe nuk ndjejnë as faj e as ankth.

 

Të fundit