HomeArtikujKompleksetEGO – si pengues i ynë
spot_img

Artikuj të ngjashëm

EGO – si pengues i ynë

Nuk ka saboutes më të madh se vetja – ego, athua Pse? Mendoni një ëndërr që e keni e që kurrë nuk e realizoni dhe arsyetimet që i gjeni janë: situata, rrethanat, mami, babi, shefi, fëmia, gruaja, burri, etj,

Lista e “fajtorëve” për mosrealizimin e ëndrrës personale është e llojllojshme por, asnjë prej nesh nuk e vendosim veten në këtë listë si arsye kryesore. Pse? Sfidë shumë e madhe të punosh me veten dhe ta zësh në “zgripc” egon.  Të gjithë kemi dëshirë të ikim prej kësaj sfide dhe e kemi më lehtë ta mbyllim çështjen duke thënë “jo bre s’ka shansa” dhe ta mbrojmë egon nga demistifikimi.

Çka është ego. Ego është programimi i ynë, është uni i ynë që na krijohet prej ditës së parë nga prindërit e pastaj vazhdohet nga shoqëria dhe rrethi në të cilin kalitemi. Janë shprehitë tona, paragjykimet tona që krijohen dalnagadalë dhe bëhen pjesë e personalitetit tonë e pa ato ndihemi sikur nuk jemi vetja. Por natyrisht duhet t’i kemi parasysh edhe predispozitat fizike dhe biologjike, kapacitetin e inteligjencës. Të gjitha këto ndërveprojnë dhe na krijohet ego. Ego e ka qëllimin kryesor të na mbronë nga zhdukja/vdekja. Prandaj edhe ekziston frika nga vdekja edhe mundohemi ta zgjasim jetën sa më shumë që të jetë e mundur. Me vdekje vdes trupi i cili është streha e egos dhe pa të nuk mund të jeton egoja. Prandaj ego na mbronë nga çfarëdo rreziku i cili mund të jetë real por edhe mund të jetë i perceptuar gabimisht. Egoja jonë lëndohet shumë lehtë dhe ndjehet inferior apo superior, ndihet i paforcë apo i gjithfuqishëm, etj, varësisht prej mënyrës se si na kanë “programu” në fëmijëri.

A është e mundur të zhbëhet egoja? Nuk është e lehtë, jemi dëshmitarë me mileniume që egoja nuk dorëzohet lehtë. Kemi aq shumë këshilla nga dijetarë dhe “të ndritur” apo “zgjuar”që na japin këshilla se si e kanë arritë ata këtë “zgjim” por fatkeqësisht pastaj bastardhohen dhe kthehen në dogma të pakuptimta, në mite të palogjikshme vetëm që të mjegullohet esenca – zhbërja e egos.  Rruga e të gjithë heronjëve mitik që kalojnë nëpër sfida të tmerrshme dhe në fund e gjejnë përgjigjen e tyre, pra e arrijnë fitoren, është në realitet lufta e tyre me vet-veten, me ego sabotuesin. Sa i pakuptimtë është heroi mitik i cili shkon pas princeshës dhe i kalon gjithë ato sfida, e sfidat janë në realitet mosbesimi në vete, në prejardhjen e vet të thjeshtë, etj, e që në realitet janë vetperceptimet që janë produkte të egos. Kuçedra e keqe të cilin mundohen aq shumë dijetarë, me egot e tyre të fryra prej intelektuali, ta dekodojnë me llo-lloj epitete (në njërën prej tyre kuçedra na qenka matriarkati) në të vërtetë është egoja jonë. Armiku ynë është egoja jonë, të cilin vetëm kur e kuptojmë dhe e tejkalojmë mundemi realisht ta menaxhojmë. Kjo është liria e vërtetë, kur jemi të lirë nga paragjykimet, nga komplekset – përnjëherë nuk e urrejmë veten si jemi, çka jemi, si dukemi, dhe prej atij momenti e ndjejmë thuajse një barrë  rëndë na është larguar prej krahëve. Egoja është e mundur të menaxhohet.

Çka na bën ego? Sa njerëz shohim rreth vetes që i kanë krejt çka ju nevojitet që të jenë të lumtur por gjithnjë duken të pangopur, për shkak të vetperceptimit që nuk i len të jenë të lumtur. Njeriu i palumtur nuk mund ti jep lumturi tjetrit, prandaj kemi aq shumë relacione të mjerueshme, familje jofunksionale dhe fëmijë të palumtur dhe personalitete jo të plota.  Si mendoni, çfarë relacioni mund të ketë një person në martesë nëse martohet “për shkak se duhet”; çfarë pasioni në punë mund të ketë një person që hyn në punë “për shkak se duhet me hy në punë”? Sa herë që marrim hapa të tillë, ne e heqim përgjegjësinë nga vetja dhe duam që fajtorin për pakënaqësitë tona ta kemi jashtë vetes, që të kemi mundësi të ankohemi por mos të marrim përgjegjësi për fatin tonë të mjerë. Është vështirë t’ia pranojmë vetes që ne personalisht jemi përgjegjës për situatën tonë të mjerë në martesë, në punë apo në shoqëri.

Previous article
Next article

Të fundit