Aborti mund të përfshijë një rikuperim të vështirë emocional, dhe shumë gra dhe partnerët e tyre janë të befasuar nga intensiteti i ndjenjave të tyre pas abortit. Atogra që kanë provuar një abort, mendojnë se kanë bërë diçka gabim,andaj ato mund të shqetësohen se ajo që i ka sjellë deri tek aborti është si rezultat i stresit ose zgjedhjes së stilit të jetës që ajo kishte bërë gjatë shtatzënisë. Në fakt, shumica e aborteve janë rezultat i anomalive kromozomale, anomalive strukturore të mitrës apo çrregullimeve endokrine ose auto imune të nënës.

Disa fjalë që duhet ti thuhen një gruaje që ka përjetuar abortin:

  • Asgjë që ju nuk e keni bërë nuk shkaktoi këtë abort dhe asgjë që mund të kishit bërë nuk do ta kishit parandaluar dot abortin. Edhe nëse do të ishit shtrirë në shtrat, e do të ishit plotësisht e qetë dhe nuk do të hanit asgjë tjetër përveç ushqimeve të shëndetshme, përsëri do të ndodhte aborti. Ju nuk keni arsye për tu ndier me turp apo e vetmuar.
  • Evitoni pyetjet si :A do të provoni të ngeleni shtatzëne përsëri. Kjo pasi që ato janë shumë të ndjeshme ende.
  • Nëse pas abortit një grua përballet me depresionin, inkurajoni atë që të konsultohet me një mjek për të përcaktuar nëse ajo ka nevojë për trajtim.