Është një aktivitet ku shumica prej nesh janë ekspertë. I jetojmë ditët me ankth dhe mundim, rrudhat në fytyrë shtohen, ndërsa energjia dhe gëzimi pakësohen. Ndërkohë që shqetësohemi, merremi me gjërat tona para se ato të ndodhin. Dhe në këtë mënyrë shpërdorojmë shumë kohë dhe energji mendore, të cilat mund t’i përdorim për të jetuar një jetë në kërkim të lumturisë.
Veproni menjëherë
Kur jemi të shqetësuar, jemi të përfshirë nga pyetje shfuqizuese që nuk ndihmojnë të zhbllokojmë situatën. Kur ndiheni të shqetësuar, pyesni veten se çfarë mund të bëni tani, me burimet që keni në dispozicion. Si mund ta përmirësoni këtë situatë që ju krijon parehati dhe shqetësim? Kur merrni situatën në dorë dhe vendosni të bëni diçka për ta përmirësuar atë, ndiheni menjëherë më mirë, sepse rifitoni kontrollin. Ndaj veproni menjëherë, mos prisni më gjatë!
Mos kini frikë nga gjykimi i të tjerëve
Kur shqetësohemi, shumë shpesh vrasim mendjen se çfarë mendojnë të tjerët për ne. Por njerëzit më të rëndësishëm të jetës suaj, jeni vetëm ju. Njerëzit që duan të gjykojnë, do të gjejnë gjithmonë një arsye të vlefshme për ta bërë, pavarësisht veprimeve tuaja. Si do të ndryshonin gjërat nëse do të dinit se është gjithmonë dikush që beson te ju dhe ju inkurajon pavarësisht çdo gjëje? Ai njeri mund të jeni vetëm ju!
Jepini zë shqetësimeve tuaja
Kur e mbajmë çdo gjë brenda, gjendja emotive rëndohet gjithnjë e më shumë. Jepini zë shqetësimeve tuaja! Miqtë janë gjithmonë burimi më i çmuar i mirëqenies. Dëgjoni një këndvështrim tjetër. Kjo gjë mund t’ju ndihmojë të racionalizoni situatën dhe ta shihni atë me më shumë qartësi. Një tjetër mënyrë është që t’i shkruani ato që ndjeni: shkrimi është një mënyrë po aq efikase për të nxjerrë jashtë vetes gjithçka që ju rëndon. Universi i dëgjon gjithmonë kërkesat tuaja. Kujtoni se nuk jeni asnjëherë vetëm!