HomeArtikujÇrregullimet emocionaleNdaloje të menduarit e tepërt
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Ndaloje të menduarit e tepërt

Lajmi i mirë është që ekzistojnë hapa të cilat mund t’i marrësh, çdo herë që ndiheni të tronditur, në mënyrë që të rifitoni kontrollin ndaj jetës suaj. Ja një plan aksioni.

  1. Qetëso trupin

Shumica e këshillave self-help thonë që njohja e këtyre mendimeve negative është hapi i parë drejt qetësimit. Por ndoshta për ty kjo nuk funksionon. Në fakt, për disa njerëz, kjo i bën të fokusohen akoma më shumë në shqetësimet dhe gjykimet që po i kalojnë në tru, dhe kjo rrit ankthin dhe stresin mendjen tënde. Për këtë arsye, do duhet t’i qasesh kësaj ndjenje pak më ndryshe. Në rastin tënd, detyra e parë nuk është të jesh më i ndërgjegjshëm për emocionet që po të pushtojnë, por si të sjellësh gjendjen tënde mendore dhe fizike në një nivel më të qëndrueshëm. Një mënyrë e thjeshtë për të stabilizuar gjendjen tënde fizike kur ndihesh emocionalisht i tronditur është një shprehi që quhet ‘grounding’. Teknikat e grounding të ndihmojnë të ulësh nivelin e reagimeve emocionale dhe të qetësosh fizikisht sistemin tënd nervor. Kur i kushton vëmendje sensacioneve dhe objekteve rreth teje, kjo detyron vëmendjen ndaj gjërave reale dhe atyre që mund t’i kontrollosh, dhe jo bisesës së pafundme që ndodh në kokën tënde.

  1. Kulloje trurin

Tani që ke qetësuar gjendjen tënde fizike, ka ardhur koha të shikosh se çfarë po ndodh brenda kokës tënde. Ka shumë gjasa që këto mendime dhe ndjenja i mban përbrenda. Mundohesh të fokusohesh në punë, dhe nuk dëshiron të perceptohesh si shumë i dobët apo shumë sensitive. Por kjo qasje shumë shpejt dështon. Mund të çojë në shpërqendrim, urrejtje, dhe pavendosmëri. Prandaj gjetja e një çlirimi që do të ndihmijë të përballesh me emocionet e tua të fuqishme është kaq e rëndësishme. Një teknikë e mirë çlirimi është shkrimi. Shkrimi për të qetësuar emocionet është një mënyrë shumë efikase në krijimin e qartësisë dhe rifitimin e perspektivës. Të ndihmon të organizosh reagimet e brendshme dhe të nxjerrësh një kuptim nga gjithçka që po ndodh, në një mënyrë më produktive. Merr një fletore, apo hap një dokument të ri në Ëord, dhe për 5 minuta, shkruaj pse po përjeton këto emocione negative. Bëje gjithashtu si përgjigje ndaj emocioneve specifike që ndjen, për shembull: Ndihem i demoralizuar sepse… ndihem xheloz sepse.. kam panik sepse… Qëllimi i kësaj praktike nuk është të t’i zgjidhë gjithë problemet, por t’i eksplorojë ato – t’i ndalojë nga kapërcimi i tyre në kokën tënde duke të të shpërqendruar.

  1. Merr një vendim të vetëm për të vepruar

Edhe pse do donim t’ju jepnim një formulë të thjeshtë për të vendosur veprimin më të mirë që duhet të merrni, e vërteta është që duhet të dalësh në këto përgjigje vetë, duke marrë në konsideratë synimet, situatën tënde të posaçme, dhe njerëzit e tjerë të përfshirë. Ajo çfarë mund të bëjmë është t’ju drejtojmë në një rrugë ku duhet t’i përgjigjeni pyetjes, “çfarë veprimi është në linjë me qëllimet e mia?

Bëj vetes këto pyetje:

  • A i kam të gjitha informacionet që më duhen për ta marrë këtë vendim? Nëse jo, çfarë më duhet që të kem një pamje më të qartë?
  • Si duket zgjidhja e duhur e kësaj sfide?
  • Për çfarë veprimi do pendoheshe nëse nuk e merr?
  • Cili veprim është më i afërti me vlerat e tua?
  • Cila është situata më e keqe që do ndodhte nëse zgjedh një veprim të caktuar? A pajtohesh me këtë rezultat?
  • Cila është situata më e mirë që do ndodhte nëse zgjedh një veprim të caktuar? A jeni të kënaqur me këtë rezultat?

Eksplorimi i këtyre pyetjeve do ju bëjë të ndiheni më të fuqishëm dhe më konfident që të reagoni në mënyra produktive.

Të fundit