Kur dy persona duan të lidhen me njëri-tjetrin ata duhet që fillimisht të njihen mirë me njëri-tjetrin sepse nuk mjafton vetem një TË DUA dhe kaq. Pse nuk mjafton? Nuk mjafton për shumë arsye? Martesa ka një rrugë të gjatë përpara vetës, çiftet gjatë kësaj rruge do të përballen me shumë sfida, problematika të ndryshme sepse vetë jeta është e tillë, andaj hapi i parë drejt krijimit të një mardhënie duhet të jetë njohja. Pse?
Sepse çiftet duhet të dijnemë se sa përputhen karakteret, mendimet, konceptet për jetën dhe të ardhmen e përbashkët, bindjet, qendrimet, sjellja, edukata, pranimi i përgjegjësisë dhe implementimi i saj në mënyrë që të krijohen marreveshjet apo kompromiset. Njohja ka rëndësi që çiftet të kuptojnë nëse bazat esenciale të tyre janë të njejta, në të kundërtën diferencat e medha do jenë njeë hap drejt konfliktit (shkaterrimit).
Hyrja në martesë
Kur çiftet futen në martesë nënkupton se e kanë kaluar fazën e njohjes së botkuptimeve të njëri-tjetrit, mirëpo jo gjthcka përfundon me njohjen.
Duhet kuptuar se njeriu si qenie dallon nga tjetri, të gjithë duhet të jenë koshient për këtë fakt dhe të mundohen të gjëjne një mes të artë për të funksionuar më së miri.
Ekistojnë studime të shumta të cilat paraqesin disa këshilla se si të jetë një martesë e suksesshme.
Si fillim çiftet duhet ta pranojnë njëri-tjetrin ashtu siç janë me ato defektet e tyre, të pranosh do të thotë të jesh tolerant në mënyrë që efektet negative të minimizohen. Dy persona të cilët kërkojnë tolerancë mes tyre ata përshtaten tërë jetën në mes vete, përshtatja është proces që zgjat tërë jetën dhe realizohet me ndryshimin pozitiv telë partnerëve. E çka pas kësaj ?
Ekzistojnë disa elemente të tjera të cilat e përmiresojnë jetën në çift, mjafton delëshira dhe vullneti për të dërguar lidhjen drejt harmonizimit, faktore kyq janë komunikimi dhe dëgjimi aktiv e prej tyre rrjedhin të tjerat.
Fillojmë me vëmendjen. Dhënia e vëmendjes ndaj partnerit është shumë e rëndësishme sepse në vetëkzistencën tonë e ndjejmë nevojën për të pasur vëmendjen e tjetrit. Andaj duhet t’i japim hapsirën të flasë,ta dëgjojmë e ndërveprojmë bashkë.
Element tjetër është vlerësimi. Për shumicën nga ne vlerësim është kur dikush bën diçka për ty dhe ti e vlerëson gjestin dhe e faleminderon, nuk duhet të ekzistojë vetëm një vlerësim i tillë. Në çift dhe çdo lloj mardhënie tjetër (prind-fëmijë, shok-shoqe etj) duhet të ekzistojë vlerësimi i individit në të përgjithshmen e tij, në vetëkzistencen e tij nga ajo se çka përfaqeson ai/ajo, kur partneri/ja kërkon diçka nga ti, ti duke e vlerësuar atë bashkevepron me të për finalizimin e asaj kërkese (çështje, problemi)
Pastaj është adhurimi si element shumë i rëndësishëm i cili ndodh automatikisht kur partneri/ja të jep vëmendje dhe të vlerëson, ti ndihesh e adhuruar nga ai/ajo pastaj krijohet nje ndjenje e ndersjelltë dhe harmonizim i mardhënies.
Mardhënien e mirë e krijojnë një sërë komponentesh të tjerë ku secili e ka rëndesine e vet siç janë: besimi tek njëri-tjetri, respekti i ndërsjelltë, ndershmëria, kompromiset, përkujdesja ((tregoni dashuri, dhuroni kohë njëri-tjetrit, kuptoni njëri-tjetrin, bëni gjëra të reja, lini përshtypje, dukuni bukur për vetën dhe partnerin/en tuaj etj)). Janë gjëra kaq të vogla por kanë peshë dhe rëndësi shumë të madhe.
Dicka tjeter që është shumë me rëndësi dhe vlen të theksohet është respektimi i të drejtave të njëri-tjetrit, në të kundërtën krijohen konflikte shkatërruese.
Mos harroni, secila mardhënie ka vështirësitë e saj, rëndesia dhe suksesi i saj qëndron tek vetëdijesimi dhe mësimi i çifteve për t’i përballuar stuhitë së bashku, duhet t’a kuptojnë se martesa është ndërtim i përditshëm i jetës bashkëshortore që ndërtohet me bashkimin e disa komponenteve dhe ata duke u veshur me dashuri arrijne të gërshetojnë të gjithë komponentet me njëri-tjetrin dhe të krijojnë kryeveprën më të bukur martesën dhe familjen e tyre te shëndoshë.
Suksesi në martesë nuk përkufizohet në gjetjen e partnerit të duhur, por në të qenit partneri i duhur!
Sa më shumë dashuri dhe tolerancë mes çifteve!