HomeArtikujÇrregullimet e personalitetitPse të tjerët e shfrytëzojnë durimin tonë si dobësi?
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Pse të tjerët e shfrytëzojnë durimin tonë si dobësi?

 Në auditorin e një Fakulteti të Shkencave Sociale u dëgjua një pyetje e pazakontë e një studenti në drejtim të profesorit, ai i tha:  “Profesor, nëse ju thoni se durimi fortësi është pse njerëzit na e shfrytëzojnë si dobësi”?

Të jesh i duruar nuk do të thotë të jesh i dobët ose frikacak.

Ndonjëherë është më mirë të heshtësh dhe të zbusësh zemërimin në vend që të humbësh gjithçka në një moment zemërimi të pakontrollueshëm.

Durimi është virtyti i njerëzve të qetë, të aftë për të kuptuar se ecja përpara me maturi në një ditë zemërimi, shmang njëqind ditë trishtim.

Ne të gjithëve na duhet të përballemi me momente të ngjashme.

Në fakt, nganjëherë jetojmë “në epiqendër” të mjediseve që kërkojnë shumë përpjekje dhe që testojnë aftësinë tonë për qëndrueshmëri, apo edhe aftësinë për të menaxhuar mirë emocionet.

Zemërimi është si një goditje që shkakton zjarr kur humbim kontrollin dhe që, zakonisht ka pasoja shumë të padëshiruara.

Mësoni të jeni të durueshëm, të qetësoni zemërimin, të largoni zemërimin për t’i bërë vend inteligjencës. Në këtë mënyrë, do të kuptoni se zemërimi nuk zgjidh asgjë, sepse mund të na bëjë të humbasim gjithçka.

Durimi është aftësia e atyre që dijnë të kontrollojnë mirë emocionet.

Kur flasim për zemërimin apo pakënaqësinë, na vjen në mendje ai imazhi i një fëmije të vogël që fryn faqet dhe do që të bërtasë.

Edhe pse shpërthimet fëminore janë një problem që duhet të dijmë si t’i menaxhojmë, dhe që nuk duhet të injorohen, në mënyrë që fëmija të mund të mësojë si të menaxhojë emocionet e veta, e njëjta ndodh në moshën e rritur.

Zemërimi i shtypur na bën të sëmurë, por zemërimi që shpërthen me agresion shkakton edhe viktima. Jini të durueshëm, qetësoni mendjen dhe mbrojeni veten pa sulmuar. Jini të mençur.

Ka nga ata që zgjedhin të “shtypin” zemërimin. Bëjnë sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Të vetëdijshëm se kohët e britmave dhe ulërimave kanë ikur, ata thjesht zgjedhin që të fshehin zemërimin dhe frustrimin e tyre.

Megjithatë, nuk është gjëja e duhur për të bërë dhe nuk është sjellje e shëndetshme. Nuk është e mençur as edhe të lejosh që zemërimi të shpërthejë, sikur të ishte një kalë i egër, i nxitur nga tërbimi që shkaktojnë situata të pakëndshme dhe destruktive.

Ata që dinë të trajtojnë emocionet shumë shpejt mësojnë se dy nga armiqtë më kompleksë me të cilët përballen janë, pa dyshim, zemërimi dhe inati.

Ata janë gjithashtu të lidhur me shumë ndryshime fiziologjike që forcojnë ndjenjat negative dhe ato kërcënuese. Për këtë arsye, kur është e nevojshme për të mposhtur një armik, arma më e mirë është ta njohësh atë.

Njohja e një armiku të zakonshëm…

Inati.

Ka njerëz që zemërohen shpesh. Një arsye e mundshme që shpjegon ekzistencn e këtyre dallimeve individuale është një tolerancë më e madhe apo më e vogël ndaj irritimit apo edhe disa faktorë gjenetikë.

Zemërimi manifestohet në trurin tonë, në vijim të një çekuilibrimi të lehtë mes niveleve të serotoninës, dopaminës dhe oksidit të azotit. Kjo i shtyn disa njerëz të kenë shpërthime zemërimi.

Një zemërim që është i pamundur të kontrollohet, mbi të cilin nuk mund të arsyetohet ose që nuk trajtohet në mënyrën e duhur mund të jetë shkaku i frustrimit dhe sëmundjes.

Kur zemërimi mbështjell trurin tonë pas efektit kimik nervor, ne shohim ndryshime fiziologjike që përforcojnë emocionet negative. Në këtë pikë, tërbimi del jashtë kontrollit.

Zemërimi nuk mund të fshihet dhe nuk mund të kthehet në sulme inati. Duhet të copëtohet, të kuptohet dhe të kanalizohet në mënyrën e duhur, në mënyrë që të mos na mbytë, të mos dëmtojë askënd apo të kërkojë viktima.

Durim, qetësi dhe pozitivizëm, për të mpostur zemërimin.

Asnjëherë mos i besoni një personi që ju thotë se ai “nuk zemërohet kurrë”.

Të gjithë jemi viktima të padrejtësive, marrim fjalë dhe komente të këqija që janë aq të padrejta sa edhe ofenduese.

Megjithatë, para se të lejojmë zemërimin tonë të kthehet në shkëndijë që ndez zjarrin e tërbimit, është thelbësore të reflektojmë për një moment në këto aspekte:

Jepini një emër asaj që ju bën të zemëruar.

Mos dëgjoni vetëm ndjesitë, atë shqetësim që ju mbështjell në stomak dhe që sulmon mendjen tuaj. Përshkruani me fjalë konkrete çfarë ju shqetëson.

Për disa sekonda, kërkoni qetësi, mbylluni në “pallatin tuaj mendor”. Është një hapësirë ​​e qetë dhe paqësore që ju përket vetëm juve.

Përfytyroni vendin e përsosur për të nxjerrë zemërimin dhe emocionet negative, dhe pastaj përfundoni në arsyetim. Në këtë pikë, përfytyroni mundësinë më të mirë për t’u marrë me burimin e sikletit tuaj.

Tregoni arsyen e zemërimit tuaj në një mënyrë pozitive.

Është e padobishme të “shtypim” atë që na lëndon, sepse zemërimi nuk fshihet nën shtrat, ai manifestohet në formën e fjalëve respektuese që synojnë të theksojnë qartë atë që na bën keq, atë që nuk duam.

Kontrolloni, ristrukturoni dhe ndryshoni skenarin. Një nga mënyrat më të mira për t’u marrë me zemërimin është kontrolli i faktorëve të ndryshëm, siç janë frymëmarrja apo edhe proceset mendore që rrisin emocionet negative edhe më tej. Është e kotë të kërkohet fajtori.

Në vend të kësaj, përpiquni të shuani zhurmat e mendjes dhe mendimet e paarsyeshme.

Ndonjëherë një aktivitet i thjeshtë si ecja, frymëmarrja e thellë dhe kërkimi i një pike në horizont, në të cilën të lini të pushojë mendjen dhe të fikni galopin e zemërimit, mund të na shpëtojë nga të gjitha rreziqet e jashtme që popullojnë jetën e përditshme.

Ne duhet të përballojmë botën me zemër në paqe, duke njohur kufijtë dhe duke ditur se do të ketë kohë të këqija, patjetër, por gjithashtu duke ditur se kohët e bukura janë më shumë dhe janë arsyeja jonë për të jetuar …

 

 

 

Të fundit