HomeArtikujVetëdijesimi mbi mirëqenien mendorePuna vullnetare dhe mirëqenia mendore
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Puna vullnetare dhe mirëqenia mendore

Sipas një studimi të ri puna vullnetare mund të ndihmojë shumë në mirëqenien mendore, e kjo gjë vlen sidomos pas moshës 40 vjeçare.

Në hulumtim kanë marrë pjesë mbi 5 mijë brtanik dhe të anketuarit janë përgjigjur në lidhje me shëndetin mendor dhe punën vullnetare.

Rreth 20 përqind e njerëzve kanë thënë se dikur kanë bërë një punë vullnetare pa pagesë, transmeton Klan Kosova.

Rezultatet e shëndetit mendor ishin më të mira për personat që kanë kryer punë vullnetare në krahasim me ata që nuk kishin kryer kurrë një gjë të tillë.

Por kur hulumtuesit kërkuan edhe moshën që ishte më e përshtatshme për të kryer vullnetarizëm.

“Për njerëzit e moshës së mesme dhe atyre më të vjetër, puna vullnetare ka ndikuar në rolin e tyre në shoqëri si dhe në lidhjet familjare”, ka thënë Faiza Tabassum nga Universiteti i Southampton në Britani të Madhe.

Të fundit