HomeFokusSHËNDETI MENDOR ÇËSHTJE JETIKE PËR MIRËQENIEN E NJERIUT
spot_img

Artikuj të ngjashëm

SHËNDETI MENDOR ÇËSHTJE JETIKE PËR MIRËQENIEN E NJERIUT

Shëndeti mendor përfshin mirëqenien tonë emocionale, psikologjike dhe sociale, duke ndikuar në atë se si ne mendojmë, ndiejmë dhe veprojmë.

Kur flasim për shëndetin mendor flasim për 3 lloje të dimensioneve të shëndetit, që përfshijnë shëndetin fizik, dimensionin emocional që ka të bëjë me ndjenjat, përjetimet dhe ndjesitë si, frika, lumturia, dashuria dhe dimensioni kognitiv , të menduarit, të folurit, kujtesa, dhe vëmendja.

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor që shënohet çdo vit me 10 tetor, e caktuar nga ‘Kombet e Bashkuara’, në gjithë botën punohet për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit mendor.

Psikologia dhe profesoresha në ‘Universitetit të Prishtinës’, Natyra Agani, në një intervistë për Radio KFOR-in,  tregoi për rëndësinë e shëndetit mendor, duke dhënë edhe disa këshilla që të kemi shëndet mendor stabil:

“Për të pasur shëndet të mirë mendor duhet të kemi mirëqenie të mirë, që nënkupton të bëjmë gjumë të mirë, ushqim të rregullt, të menaxhojmë stresin, të kemi marrëdhënie të mira me veten dhe të tjerët, të jemi produktiv në punë dhe shkollë dhe të kontribuojmë për shoqërinë dhe mbi të gjitha të kujdesemi për veten në dimensionin fizik, emocional dhe kognitiv”.

Këto ditë, në Amsterdam, u mbajt konferenca ndërkombëtare vjetore mbi shëndetin mendor, ku Nënsekretari i Përgjithshëm për çështjet humanitare në ‘Kombet e Bashkuara’, Mark Lowcook diskutoi mbi rëndësinë e shëndetit mendor:

Ne nuk duhet ta injorojmë këtë krizë të heshtur, sepse ajo mund të ketë efekte shkatërruese për të gjithë komunitetet për gjenerata të tëra”.

Prandaj, që të keni shëndet të mirë mendor, duhet të kujdesuni për veten tuaj, mendoni pozitivisht largoni mendimet negative dhe mos harroni të buzëqeshni çdo ditë!

Të fundit