Ti negocion gjatë gjithë kohës, edhe nëse nuk e kupton. Mund të jesh duke kërkuar një rrogë më të madhe, një restorant për t’u takuar me dikë, ose mund të kesh një adoleshent pak të vështirë për t’u bindur, gjithsesi je negociator.
Aftësitë negociuese asnjëherë nuk kanë qenë më të rëndësishme. Konkurrenca për një punë të mirë është shumë e madhe dhe konflikti në një vend pune është shumë i zakonshëm. Por, edhe pse negocimi është është i zakonshëm, “pazarllëku” efikas nuk i vjen lehtë të gjithëve. Aftësitë e negocimit duhet të mësohen dhe zhvillohen. Eksperienca është e nevojshme. Shumica e negocimeve janë joefektive, marrin shumë kohë, dhe rezultojnë në ndjenja negative për të paktën njërën palë. Marrëdhënie të të gjitha llojeve mund të dëmtohen përgjithmonë nga praktika të gabuara negocimi.
Negocimet mund të gjykohen në bazë të tre kritereve:
- Sa përputhet marrëveshja me nevojat e të dyja palëve? Jo gjithçka duhet të jetë për ty.
- A është marrëveshja e frytshme? Nuk mjafton që të arrihet marrëveshja në një kohë të shkurtër, duhet të jetë praktike dhe e bëshme. Shumë detaje të panevojshme krijojnë një marrëveshje që është e vështirë për t’u përmbushur.
- Marrëdhënia mes palëve duhet të përmirësohet, ose të paktën të qëndrojë në nivelin aktual. Nëse marrëdhënia dëmtohet në çfarëdo lloj forme, nuk është ideale.
Shumë negocime dështojnë kur maten me këtë lloj kriteri. Ndoshta nuk negocioni ujdi një milion dollarëshe çdo javë, por negocion çdo ditë me njerëzit që ke përreth. Të njejtat koncepte aplikohen. Mëso si të negociosh në mënyrë efikase, dhe do marrësh atë që do, si dhe do përmirësosh marrëdhëniet me njerëzit afër teje.
- Fol më ngadalë. Kur flet shumë shpejt, tingëllon si shitës makinash. Ata që flasin shumë shpejt konsiderohen si më pak të besueshëm. Të folurit e ngadaltë i qetëson njerëzit.
- Nxit empati apo asistencë. Ne ndihemi më afër një personi kur ndjejmë që duhet t’i ndihmojmë. Na pëlqen të jemi sensitivë dhe altruistikë.
- Ndërto besim me palën negociuese. Mendo për njerëzit të cilëve i beson, ka shumë gjasa që ata bëjnë një nga këto gjëra: të justifikojnë dështimet, shajnë armiqtë e tu bashkë me ty, të ndihmojnë të ndihesh më mirë për të ardhmen, etj.
- Dëgjo. Dëshiron të jesh një shitës shumë i mirë? Njeri i famshëm? Duhet të dëgjosh. Shumë pak njerëz dëgjojnë me vëmendje sot, presin me padurim rradhën për të folur. S’ka rëndësi sa lojtar i mirë të duket vetja, të tjerët do e kuptojnë kur ti s’po i kushton vëmendje. Jepi personit tjetër vëmendjen tënde të pandashme.
- Valido mendimet e personit tjetër. Pasi ke dëgjuar me durim, vlerëso mendimet e personit. Nuk ke nevojë të pajtohesh me to, por duhet t’i tregosh që ja kupton pikëpamjen.
- Bëj pyetje që tregojnë se je i interesuar dhe dëshiron t’i kuptosh gjërat më mirë. Si, pse, kur dhe ku; këto pyetje mund të të çojnë në një nivel të lartë raporti.
- Buzëqesh. Tingëllon e thjeshtë, por ne reagojmë në mënyrë pozitive ndaj një personi që na sheh në sy dhe buzëqesh sinqerisht.