HomeFokusSindroma Piter Pan
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Sindroma Piter Pan

Me Sindromën Piter Pan quhen ata individë  që nuk duan / nuk ndihen të aftë të rriten, njerëz me trupin e një të rrituri, por mendjen e një fëmije… jo me këmbë në tokë, me kokën në re … adoleshent i përjetshëm. Sindroma aktualisht nuk konsiderohet psikopatologji. Sidoqoftë, sot, një numër gjithnjë e më i madh i të rriturve paraqiten me sjellje emocionale të papjekura në shoqërinë perëndimore të zhvilluar.

 

 

Piter Pan janë të gjithë ata që nuk martohen…apo ata të martuarit që vetëm emrin kanë ( pasi nuk bëjnë asgjë për familjen apo fëmijët e tyre)..ata që  i marton mami apo halla…

“Të gjithë fëmijët rriten, përveç njërit”, shkroi J. M. Barrie, në romanin e tij të vitit 1911 “Peter and Wendy”- kështu shprehet për Peter Pan, djalin origjinal që nuk donte të rritej.

Disa të rritur vazhdojnë të kapen pas ditëve të lumtura të rinisë larg përgjegjësive emocionale dhe financiare që sfidohen në moshën e rritur.

Me Sindromën Piter Pan, psikoanalisti Dan Kiley në vitin 1983, burrë i zgjuar do thoja unë, quajti me këtë emër një model sjelljeje për Burrat që nuk rriten kurrë. Njerëzit me sindromën Peter Pan kanë tendencë të jetojnë sipas filozofisë “jetoj sot për sot”, nuk mund të planifikojnë aktivitete dhe të marrin vendime të mëdha, neglizhojnë punët e shtëpisë dhe përgjegjësitë e kujdesit për fëmijët, dhe tregojnë pak interes për të bërë plane afatgjata,  nuk janë të disponueshëm emocionalisht, shpenzojnë para pa kriter dhe kanë gjithmonë probleme me financat personale, vazhdimisht shmangin përgjegjësitë. Kanë tendenca të lënë punën kur mërziten, të punojnë pak apo të bëjnë punë të vogla dukë mos zhvilluar aftësi në fusha të veçanta.

Lidhur me profilin psikologjik Piter Panët duken tipa të gjallë, emocionalisht shpërthyes në situatat stresuese, tendenca për tu justifikuar apo fajësuar të tjerët kur gjërat shkojnë keq, pak interes për rritje personale, frikë nga vlerësimet negative, përdorues substancash, tendenca narçistike etj.

Kundrafigura femërore njihet si Sindroma Wendi- janë gratë që qëndrojnë pranë Piter Panëve, të cilat marrin vendimet për ta, ato që rregullojnë rrëmujën që ata lënë pas, e padyshim ofrojnë mbështetje emocionale (por që asnjëherë nuk e marrin mbrapsht nga këta partnerë).

Arsyet e zhvillimit të kësaj sindrome lidhen që më eksperiencat e hershme të fëmijërisë ( ku nuk mësohen me përgjegjësitë e të rriturve), lidhen me prindërimet mbiprotektive (të cilët mbjellin te fëmijët e tyre pasigurira duke i ndrydhur të marrin përgjegjësira dhe prindërimet pa kërkesë llogarie ( ku fëmija bën çfarë ti dojë qejfi)- janë “princat e mamave”, “ më të bukurit, më të zgjuarit”.

Në fakt nuk është aq keq sa duket … Mbajtja e një profili të tillë të gjallë mund të ndihmojë në zvogëlimin e stresit dhe në përmirësimin e shëndetit emocional afatgjatë. Të kesh një personalitet kurioz si një fëmijë, ka patjetër anët e veta pozitive. Spontaniteti mundëson përjetimin e gjërave të vogla në jetë. Piter Panët kanë personalitet të ëmbël të dashur, me të cilët argëtohesh shumë e kalon momente të bukura… por jeta e të rriturve ka përgjegjësi. Mosha e rritur sjell shumë të komplikime: marrëdhëniet, sfidat  prindërore, pagesat e kredive, puna.

Sindroma Peter Pan shkon përtej gjallërisë së përditshme … Të gjithë duhet të rritemi një ditë e të marrim përgjegjësitë tona në jetë.

Nëse e kuptoni që keni tendencë të shmangni përgjegjësitë e moshës madhore, është e rëndësishme të kuptoni pse? Identifikimi i faktorëve që luajnë në këto modele mund t’ju bëjë të mos u riktheheni këtyre sjelljeve. Terapia është çelësi i eksplorimit të suksesshëm. Terapistët mund të ofrojnë mbështetje jogjykuese duke ju ndihmuar të ekzaminoni modelet sjellore në jetën tuaj dhe të vini re se si ato ndikojnë në marrëdhëniet dhe jetën tuaj.

Shënim: megjithëse paraqitet në mënyrë të ngjashme, ka dallime esenciale midis sindromës Peter Pan dhe arketipit analitik Jungian “puer aeternus”….

Të fundit