Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë i bukur nëse ju e doni të tillë.
Mos e lini trishtimin e momentit apo çastet e ankthit t’ju gënjejnë. Kujtoni se çdo gjë kalon, por gjatë procesit provoni të praktikoni këshillat e neurologëve.
Bëjini vetes pyetje kur ndiheni të mërzitur
Ndonjëherë ju duket sikur mendja juaj nuk do që ju të jeni të lumtur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të pyesni veten: “Pse?” Të paktën në këtë mënyrë jeni duke hedhur një hap drejt zgjidhjes së problemeve tuaja, në vend që të rini të mërzitur dhe të mos bëni asgjë.
Vendosini një emër konkret ndjenjave
Çfarëdolloj ndjenje të keni, duhet të përpiqeni ta përcaktoni me një emër konkret. Kjo do të tregojë edhe shkallën e rëndësisë të asaj ndjenje për ju.
Merrni vendime
Është më mirë ta merrni atë vendimin që po ju mundon sesa të rrini të mendoni pafund për të. Vërtetë mund të jetë e vështirë të merrni disa vendime, por sa më shumë të kalojë koha aq më të vështirë do ta kini, citon Anabel.
Krijoni kontakte me njerëzit
Të gjithë kemi nevojë të ndjejmë afrimitet dhe të ndihemi të pranuar nga të tjerët. Kontakti fizik me personat që ju rrethojnë, ndikon drejtpërdrejt në trurin tuaj, duke zvogëluar stresin. Mjafton një kapje dore, përqafim apo puthje dhe truri juaj do të ndihet më I lehtësuar.