Shpesh ndodh të hasemi me këtë fjali mbas një shuplake të mirë “rritjeje”. Shumë i mëshojnë mendimit që kritikat na i servirin për të na rritur, për të na aftësuar dhe për të na bërë më produktiv. Po sa e rëndësishme është të jemi të kujdesshëm ndaj fjalëve që zgjedhim për të qenë një kritikues pozitiv, duke mos lënduar dikujt kur u drejtohen. Sepse ballafaqimi ndaj kritikave pozitive është një aftësi e rëndësishme jetësore, e cila na jep mundësinë për të qenë më të hapur dhe më të pranuar ndaj tyre.
Ne ose mund ta përdorim kritikën në mënyrë pozitive për të përmirësuar, ose në mënyrë negative që mund të ulë vetëvlerësimin dhe të shkaktojë stres, zemërim apo edhe agresion tek të tjerët.
Mënyra në të cilën ne vendosnim të japim kritikën, ka një efekt goditës në aspekte të ndryshme të jetës të individëve, prandaj është më mirë të identifikojmë mënyrat në të cilat mund të përfitojnë nga kritika dhe ta përdorin atë në avantazhin e tjetrit, duke mundësuar që ai të jetë një person më i fuqizuar dhe më i aftë.
Kemi dy lloj kritikash: konstruktive dhe shkatërruese. Dallimi midis kritikës konstruktive dhe kritikës destruktive është mënyra në të cilën jepen komentet.
Megjithëse të dyja format sfidojnë idetë, karakterin ose aftësinë, kur dikush po jep kritika shkatërruese, kjo mund të dëmtojë krenarinë dhe të ketë efekte negative në vetëvlerësimin dhe besimin e individëve.
Kritika shkatërruese shpesh mund të jetë qëllimisht e dëmshme, duke sjellë më pas ndjesinë e zhvlerësimit dhe zemërimit.
Ndërsa kritika konstruktive është krijuar për të treguar gabimet, por gjithashtu për t’ju treguar se ku dhe si mund të bëhen përmirësime. Kritika konstruktive duhet dhënë si orientim i dobishëm, që mund të ndihmojë në përmirësimin e vetvetes dhe jo në përçmim e dikujt.
Kur kritika është konstruktive, zakonisht është më e lehtë të pranohet, edhe nëse ende lëndon pak. Gjithmonë duhet të përpiqemi të përdorim kritikën në avantazhin e tjetrit, duke munduar të jemi sa më të qartë dhe më empatik kur e përdorim.