HomeFokusSi të rrisni fëmijë të suksesshëm?
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Si të rrisni fëmijë të suksesshëm?

Unë jam angazhuar prej kohësh për të mbledhur sa më shumë këshilla për prindërit, në raport me sjelljen ndaj fëmijëve të tyre bazuar në të dhënat shkencore. Më poshtë keni një listë të shkurtër me vetëm disa nga studimet më interesante dhe të dobishme që kam gjetur, dhe zakonet që ata sugjerojnë për prindërit që duan të rrisin fëmijë të suksesshëm:

 

  1. Kujtojuni vazhdimisht atyre pritshmëritë e mëdha që keni ju si prindër

Kjo këshillë bazohet në një studim të kryer në Britaninë e Madhe me rreth 15.000 gra të reja përgjatë 10 viteve, që zbuloi se fëmijët prindërit e atyre fëmijëve që“u kujtonin zakonisht pritshmëritë e mëdha: kishin më pak gjasa që të mbeteshin të papunë për periudha të gjata kohore kur të rriteshin;më pak gjasa të punonin në punë me paga të ulëta dhe që i urrenin;më shumë gjasa të arsimoheshin në universitet; dhe më pak gjasa që vajzat të mbeteshin shtatzëna gjatë periudhës së adoleshencës.”

 

  1. Lavdërojini në këtë mënyrë

Ndodh shpesh që prindërit i lavdërojnë fëmijët e tyre për talentet që kanë me fjalë të tilla si:“Ti je kaq i zgjuar (ose i talentuar). Ti je kaq i sjellshëm me njerëzit. Ti je vërtet i fortë (ose i shpejtë, i shkathët). Me pak fjalë, mos e bëj këtë gjë”. Një studim i profesores së psikologjisë në Universitetin e Stenfordit Karol Duek, ka treguar se është shumë më efektive t’i lavdërosh fëmijët për përpjekjet kur kanë bërë për diçka, sesa të kalosh në superlativa. Për shembull mos i thoni:“Ti je një piktor kaq i mirë!”.Por përkundrazi duhet të thoni:“Më bën shumë përshtypje përpjekja që bëre për realizimin e kësaj pikture, dhe në fakt ka dalë shumë e bukur!”.

 

  1. Bëjuni sa më shpesh lavdërime

Një studim nga Universiteti Brigam Jang, vëzhgoi lavdërimet dhe kritikat në klasat e shkollës fillore. Studiuedit u ulën përditë nga 20 minuta në klasë për 3 vjet, duke parë mënyrën se si mësuesit ndërvepronin me 2.536 nxënës të moshës së kopshtit deri në klasën e parë. Sa më shumë vlerësime të arsyeshme që mësuesit u bënin atyre, aq më mirë paraqiteshin ata në mësime, pavarësisht faktorëve të tjerë. Autori kryesor i studimit Pol Kaldarela tha:“Sa më i lartë të jetë vlerësimi,aq më të mira janë rezultatet.”

 

  1. Nxitini që të bëjnë punë shtëpie.

Kjo këshillë kombinon dy studime. Një studim i Harvardit, që është më i gjati në histori i këtij lloji, zbuloi dy faktorë për të cilët njerëzit kanë nevojë që të qenë të lumtur dhe të suksesshëm:

  1. Dashuria
  2. Etika e punës.

Në këtë rast ne do të fokusohemi tek e dyta, pasi studimet rekomandojnë zhvillimin tek fëmija i etikës së punës. Dhe mënyra kryesore është t’i kërkohet fëmijës që të bëjë punët e shtëpisë. A ka pengesa? Sigurisht, pasi fëmijët e vegjël, nuk i bëjnë gjithmonë mirë punët e shtëpisë. Gjithsesi këmbëngulni që ata t`i bëjnë në mënyrën e tyre. Çështja nuk ka të bëjë vetëm me një dysheme të pastër, por për ta mësuar fëmijën tuaj se si të ketë një jetë të lumtur.

 

  1. Mbani shpesh anën e tyre

Ky studim zgjidh një dilemë me të cilën mendoj se ndeshen shumë prindër herë pas here. Shkon kështu:Nëse fëmija im lëndohet, ose bën një gabim, apo përballet me një sfidë të madhe, çfarë duhet të bëj:

  1. Të nxitoj ti dal krah, duke e ngushëlluar?
  2. Apo të mbaj paksa distancë, në mënyrë që ta ndihmoj të mësojë të mbështetet tek vetja?

Një përmbledhje e disa studimeve arrin në një përfundim të vetëm:Dilni menjëherë në krah dhe ofrojini ngushëllim. Kjo nuk do të thotë se “do t`i zgjidhni jutë gjitha problemet e tyre”, por nënkupton shprehjen e ndjeshmërisë dhe u lini atyre të kuptojnë qartë se ju kujdeseni shumë për ta.

 

  1. Kushtojini vëmendje aftësive të tyre sociale

Ju ndoshta do ta bëni këtë gjithsesi nëse mundeni. Por një studim interesant i botuar në revistën “JAMA Pediatrics”,gjeti një lidhje midis shkallës në të cilën fëmijët e kopshtit vlerësoheshin cilësisht si “pro-socialë”,me suksesin e tyre financiar 30 vjet më vonë. Mësuesve të kopshteve në Montreal të Kanadasë, iu kërkua të gjurmonin tiparet e nxënësve të tyre në fusha si shpërqendrimi, hiperaktiviteti, sjellja agresive dhe në fund niveli i të qenit pro-social. 30 vite më vonë u zbulua se ata që u vlerësuan më shumë për shkallën e pro-socialitetit fitonin 12.000 dollarë në vit më shumë, sesa ata që ishin vlerësuar më dobët në këtë parametër 3 dekada më parë.

 

  1. Roli i parave

Një studim i botuar në revistën “American Sociological Review”, analizoi sesi i shpenzojnë paratë familjet shumë të pasura, të cilat teorikisht mund t’u jepnin fëmijëve të tyre një avantazh përmes parave. Dhe gjëja kryesore është garantimi i një avantazhi të madh për këta fëmijë. Shkoni në një lagje tjetër ku jetojnë njerëz të pasur. Sigurisht që paraja nuk është faktori i vetëm, por është e rëndësishme të pranosh rolin vendimtar që luajnë paratë, shtresa sociale dhe raca në rritjen e fëmijëve.

Të fundit