HomeShërbimet tonaLife CoachThënie nga Henry Ford
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Thënie nga Henry Ford

Henry Ford është një nga industrialistët më të mëdhenj të Amerikës, një biznesmen i madh, shpikës i makinës Ford Model T dhe themeluesi i Ford Motor Company.

Ford nuk pati kurrë dashuri për fermën e familjes, kështu që ai filloi rrugëtimin e tij duke punuar si një mekanik praktikant në Detroit. Për shkak se ai shërbeu me pasion në atë që po bënte, Fordi u bë një inxhinier në ndërmarrje dhe pasi u bë inxhinier kryesor, ai kishte para të mjaftueshme për të përqendruar vëmendjen e tij në eksperimentet personale.

Kështu, në vitin 1903, Henry Ford themeloi Ndërmarrjen Ford Motor. Ai zhvilloi mënyrën e prodhimit të linjës së montimit, e cila pati një ndikim të madh në industri. Kjo çoi në shitjen e miliona veturave dhe e bëri Ford Motor Company një nga kompanitë më të famshme në të gjithë botën.

Kemi zgjedhur 25 thënie të Henry Ford për t’ju bërë të kuptoni se mund të arrini gjithçka për aq kohë sa i përdorni burimet tuaja me mençuri.

“Qoftë kur mendon se mund t’ia dalësh, qoftë kur mendon se nuk mund t’ia dalësh, në secilin rast je i saktë.”

“Kushdo që ndalon së mësuari është i moshuar, qoftë ai njëzet apo tetëdhjetë vjeç. Kushdo që vazhdon të mësojë mbetet i ri.”

“Dështimi është thjesht mundësia më inteligjente për të filluar përsëri.”

“Ju nuk mund të krijoni një reputacion me atë që keni në mendje të bëni.”

“Mos kërko fajtorin, gjej ilaçin; të gjithë dinë të ankohen.”

“Gabimi i vetëm i vërtetë është ai nga i cili nuk mësojmë asgjë.”

“Pengesat janë ato gjëra të frikshme që shihni kur largoni sytë nga qëllimet tuaja.”

“Vizioni i papërmbushur është thjesht halucinacion.”

“Të menduarit është puna më e vështirë që ekziston, dhe kjo është ndoshta arsyeja pse kaq pak përfshihen në të.”

“Çdo klient mund të ketë një makinë të lyer me çdo ngjyrë që dëshiron për aq kohë sa ajo është e zezë.”

“Kur gjithçka duket se po shkon kundër jush, mbani mend që aeroplanët fluturojnë kundër erës, jo bashkë me të.”

“Sipas vëzhgimit tim, shumica e njerëzve përparojnë gjatë kohës që të tjerët humbasin.”

“Cilësi do të thotë t’i bësh gjërat mirë kur askush nuk po të shikon.”

“Pritini drutë tuaja dhe do t’ju ngrohin dy herë.”

“Asgjë nuk është shumë e vështirë nëse e ndani atë në punë të vogla.”

“Bashkimi është fillimi. Të vazhdoni së bashku është përparimi. Të punoni së bashku është suksesi.”

“Nëse paratë janë shpresa juaj për pavarësi, nuk do ta keni kurrë atë. E vetmja siguri e vërtetë që një njeri mund të ketë në këtë botë është një rezervë e dijes, përvojës dhe aftësisë.”

“Një nga zbulimet më të mëdha që bën një person, një nga surprizat e tyre më të mëdha, është të kuptojnë se mund të bëjnë atë që kishin frikë se nuk do të mund ta bënin.”

“Shumica e njerëzve harxhojnë më shumë kohë dhe energji duke u ardhur rreth problemeve sesa duke u përpjekjekur për t’i zgjidhur ato.”

“Nëse gjithmonë bëni atë që keni bërë gjithmonë, gjithmonë do të merrni atë që keni marrë gjithmonë.”

“Ju thoni se fillova me asgjë praktikisht, por kjo nuk është e saktë. Të gjithë fillojmë me gjithçka që ekziston, është mënyra sesi i përdorim ato që i bëjnë gjërat të mundshme.”

“I gjithë sekreti i një jete të suksesshme është të zbuloni se cili është fati i një personi, dhe më pas ta çoni në vend atë.”

“Nuk ka asnjë njeri të gjallë i cili nuk është i aftë të bëjë më shumë se sa ai mendon se mund të bëjë.”

“Ju nuk mund të mësoni në shkollë se çfarë do të bëjë bota vitin e ardhshëm.”

“Nëse ka ndonjë sekret për sukses, ai qëndron në aftësinë për të kuptuar këndvështrimin e personit tjetër dhe për t’i parë gjërat si me syrin e tij ashtu edhe me syrin tuaj.”

Të fundit