HomeFokusXhelozia
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Xhelozia

E kush nuk ka qenë xheloz në një moment të caktuar? Sipas pikëpamjes standarde, xhelozia është emocioni i të qenurit i shqetësuar, nga një kërcënim i perceptuar nga një palë e tretë, në vëmendjen e dikujt që na intereson, dhe me të cilin ndihemi mirë.

Përfshirja e një rivali, e dallon xhelozinë nga frika e humbjes. Xhelozia mund të jetë e tmerrshme. Ajo mund të duket e pashmangshme, pasi ne e krahasojmë veten zakonisht me të tjerët, dhe emocionet e padisiplinuara janë të vështira për t’u kontrolluar.

Për më tepër, xhelozia mund të duket e vlefshme, kur shihet nga pikëpamja e pasionit. Ç’të keqe ka nëse dëshiron të ruash ndjenjat e tyre të çmuara? A nuk jemi dyshues ndaj njerëzve që pretendojnë se nuk janë xhelozë? Disa filozofë, i bëjnë jehonë këtyre ndjenjave, në mbrojtjen që i bëjnë xhelozisë, duke sugjeruar se ajo është pjesë integrale e marrëdhënieve të forta, është si një katalizator erotik, shpreh një kujdesi ndaj partnerit, parandalon indiferencën dhe nxit reflektimin.

Edhe pse episodet e xhelozisë mund të kenë këto përfitime, xhelozia nuk duhet të kultivohet si një tipar i karakterit. Shumë shpërthime të xhelozisë janë të paqëndrueshme, dhe mund të ushqejnë ndjenjën e fajit dhe zemërimin, paralizojnë reflektimin dhe na bëjnë të ndjehemi patetikë. Që xhelozia të jetë e dobishme, shumëçka duhet të shkojë mirë. Por ajo vështirë se është një afrodiziak universal.

Më shqetësues është fakti, se ka prova që lidhin xhelozinë me agresionin dhe manipulimin, dhe në këto kushte çdo përfitim instrumental i xhelozisë, duhet të peshohet përkundrejt rrezikut të këtyre sjelljeve të dëmshme. Së fundi, xhelozia është e dobishme si një sinjal i kujdesit, vetëm sepse përpiqemi të kuptojmë dhe komunikojmë emocionet tona brenda marrëdhënieve intime. Ndonëse xhelozia ka rrallë ndonjë vlerë instrumentale, disa mendojnë se ajo është në thelb e vlefshme si një virtyt. Për shembull, Kristjan Kristjanson, një filozof i moralit në Universitetin e Birminghemit në Mbretërinë e Bashkuar, mendon se xhelozia shpesh është e përshtatshme, sepse reflekton atë që meritojmë në marrëdhëniet tona.

Në librin e tij “Emocionet virtuale” (2018), Kristjanson shkruan se dështimi për t’u ndier xhelozë kur dashuria e partnerit tuaj drejtohet diku tjetër mund të jenë:shenja të një mungese të vetëshprehjes dhe respektit ndaj vetes, e një shpirti tejet tolerant, për të mos përmendur mungesën e ndjeshmërisë ndaj padrejtësisë.

Por edhe nëse xhelozia duhet të kuptohet në aspektin e romantikës së ëmbël, mbetet një çështja e hapur nëse të ndjerit xheloz, është diçka e virtytshme. Filozofët amerikanë Xhastin D’Arms dhe Deniel Xhejkobson, kanë argumentuar se shpesh ne kemi arsye morale ose të kujdesshme brenda konteksteve të ndryshme, që të mos ndiejmë gjëra që do të ishte e përshtatshme t’i ndienim.

Për shembull, një ushtar duket i guximshëm pikërisht, pasi nuk ka frikë në një situatë të vështirë, ku frika do të ishte një ndjesi e përshtatshme. Lidhja e lirshme e ushtarit midis ndjenjave të tij, dhe asaj që është e përshtatshme, e ndihmon atë të dominojë në betejë.

Ngjashëm, një lidhje e lirshme midis disa ndjenjave tona dhe kushteve të përshtatshmërisë së tyre, mund të na ndihmojë të lulëzojmë në dashuri. Intimiteti ynë mbytet fokusohet pas ëmbëlsisë romantike dhe të drejtës për t’u dashur; dhe ashtu si ne mund të përpiqemi të mos ndihemi të zemëruar me gabimet e vogla të të dashurve tanë, ose të keqardhur ndaj zhgënjimit të tyre, në të njëjtën mënyrë mund të përpiqemi të shmangim ndjenjën e xhelozisë, edhe nëse xhelozia do të ishte e përshtatshme.

Së fundmi, tiparet e karakterit duhet të konsiderohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Edhe nëse xhelozia është një virtyt, ne duhet të shqyrtojmë se si ajo lidhet me tipare të tjera të virtytshme, dhe të analizojmë çështjen praktike, nëse duhet t’i japim përparësi kultivimit aktiv të xhelozisë mbi këto tipare.

Pavaësisht pikëpamjeve tona për monogaminë, ne duhet të konsiderojmë seriozisht idenë se xhelozia mund të zbutet, dhe të zëvendësohet nga ndjenjat pozitive. Të gjithë mund të përfitojmë nga aftësia për t’u ndier mirë nga gëzimi dhe kënaqësia e njerëzve që na interesojnë, veçanërisht në situata ku rrezikojmë të jemi të verbër nga konkurrenca, dobësia dhe ankthi.

Për çfarë bëhet fjalë saktësisht? A mund të jetë një formë krenarie, gëzimi përbrenda apo gëzimi mazokistik:ndjenjat për të cilat ne jemi të kujdesshëm? Ç’është më e rëndësishmja, si mund të bëhemi të vetëpërmbajtur? Përmbysja e ndenjave, është një tipar i dallueshëm brenda mundësive të të gjithëve.

Megjithëse është ndoshta më e spikatur në kontekstet jo-monogame, ku xhelozia mund të jetë akute, përmbysja mund të lulëzojë dhe të pasurojë një jetë kudo që ka zënë rrënjë xhelozia.

Në thelb, empatia është e ndjeshme ndaj asaj se si veprojnë njerëzit e tjerë.

Së pari, ne ndihemi pozitivë në vetevete, dhe nuk besojmë se kjo varet nga sjellja e partnerit. Së dyti, ndjenjat tona pozitive, pasqyrojnë strukturën tonë pozitive të situatës. Përmbajtja nuk është si ndjenjat e dëfrimit të pakontrolluar apo të kënaqësisë mazokistike, ku duket sikur ndihemi mirë ndaj gjërave, që ndjenjat tona në të njëjtën kohë i interpretojnë si të këqija.

Së treti, ne ndjehemi të gëzuar nga gëzimi i njeriut të zemrës, për një situatë që njerëzit e përfshirë mendojnë se është e mirë. Kështu, gëzimi nga gëzimi i tjerit është ndryshe nga krenaria. Së katërti, mund të bëhemi të paarsyeshëm, pa dashur atë që kanë njerëzit e tjerë.

Ne e kultivojmë empatinë si një tipar të karakterit, duke ulur prirjen tonë për të qenë xhelozë, dhe duke mësuar të vlerësojmë gëzimin tek të tjerët. Për të zbutur xhelozinë, ne duhet të dimë pse lind ajo. Nga ana tjetër, ne e kuptojmë sepse lind, duke shqyrtuar shqetësimet e saj themelore.

Këto shqetësime janë si fytyrat e Janusit:për shkak se gëzojmë simpati, xhelozia është e ndjeshme ndaj njerëzve të tjerë; për shkak se kujdesemi për veten, xhelozia merr jetë nga dashuria për veten. Sipas meje, Fransua de La Roshfuko kishte të drejtë kur deklaroi në vitin 1671 se “në xhelozi ka më shumë dashuri të vetes, sesa dashuri ndaj tjetrit”.

Vetë dashuria është një përgjigje ndaj dobësisë, dhe e forcon edhe më shumë xhelozinë. Ne jemi të brishtë, pasi njerëzit e tjerë formësojnë angazhimin tonë me botën. Që kur lindim, ne i bashkangjitemi njerëzve si një burim sigurie. Bashkangjitja sjell kënaqësi, por ne mbetemi shumë të varur.

Zhvillimi ynë, është i ndërthurur me veprimet e të tjerëve. Varësia e bën jetën të rrezikshme. Zotërueshmëria është rrallë produkt i arsyetimit:ne thjesht duam të ndjehemi të sigurt. Njerëzit që janë posesivë, dëshirojnë vëmendjen e të tjerëve. Ata mendojnë se të tjerët, janë të detyruar t’u kushtojnë vëmendje të tillë.

Në kundërshtim me disa teori, si ndjeshmëria ashte edhe e drejta krijojnë xhelozinë. Paniku i xhelozit, buron nga ndjeshmëria dhe frika nga humbja e mundshme; indinjata e xhelozit rrjedh nga besimi, zakonisht i gabuar, që ne kemi të drejtë për të qenë të dashur nga dikush tjetër. Për të menaxhuar xhelozinë dhe për të kultivuar emptinë, ne duhet të adresojmë cenueshmërinë, posesivitetin dhe të drejtën. Reflektimi nuk mund të zbusë plotësisht xhelozinë, sepse dobësia jonë vjen nga bashkëveprimet e ngushta me njerëzit e tjerë, por ne mund të zbehim shfaqjet më të këqija të xhelozisë, përmes menaxhimit indirekt të shfaqjeve emocionale.

Ne mund të përpiqemi gjithashtu të komunikojmë hapur, dhe të diskutojmë mbi disa nga ndjenjat tona më të shëmtuara, sepse xhelozia, ashtu si frika, lulëzon në heshtje. Dhe ne mund të punojmë për të identifikuar dhe kritikuar modelet e përsëritura të mendimit ‘Po sikur të mos kthehet më kurrë?”, “Po sikur ai të jetë më i mirë se unë?”

Previous article
Next article

Të fundit