HomeArtikujProblemet me miqësiKur personaliteti yt i largon të tjerët
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kur personaliteti yt i largon të tjerët

Ndonjëherë mënyra si sillemi ose gjërat që themi mund të bëje që njerëzit të largohen prej nesh. Mund të jenë disa nga tiparet tona për të cilat nuk jemi krenar dhe duam të ndryshojmë. Ose, përkundrazi, mund të jetë diçka që ne e shohim si pozitive, dhe arsyeja pse i largon disa njerëz është mënyra se si ne i perceptojmë ato. Në çdo rast, ne mendojmë se është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për ato tipare që mund të frikësojnë të tjerët. Si shpërblim, në fund të artikullit, ne do t’ju tregojmë gjithashtu se çfarë ndryshimesh mund të bëni në sjelljen tuaj në mënyrë që të ruani marrëdhënie të mira me miqtë dhe kolegët tuaj.

 

Ju jeni brutalisht të sinqertë.

Sinqeriteti është një nga karakteristikat përcaktuese të personalitetit tuaj. Ju pëlqen të jeni të sinqertë me njerëzit, edhe nëse ndonjëherë do të thotë të tregoni një të vërtetë që dhemb ose të jeni të hapur dhe të lëndoni dikë. Ju mendoni se është gjëja e duhur për të bërë është të flisni atë që mendoni dhe jo t’i zbukuroni gjërat apo të gënjeni.

 

Nuk ju pëlqen të flisni shumë.

Nuk ju pëlqen të harxhoni kohën tuaj duke biseduar me njerëzit për motin, si ishte fundjava e tyre, ose ndonjë temë tjetër që njerëzit zakonisht diskutojnë vetëm për të qenë miqësorë dhe të sjellshëm. Këto biseda ju duken të pakuptimta, dhe do të preferonit të diskutoni për gjëra që janë me të vërtetë të rëndësishme ose të keni një bisedë kuptimplote. Si rezultat, ju thjesht i anashkaloni këto biseda ose nuk flisni fare me njerëzit me të cilët dini se nuk do të keni bisedë angazhuese. Kjo është arsyeja pse ju mund të dukeni si të pasjellshëm ose të ftohtë.

 

Ju nuk keni tolerancë ndaj paditurisë.

Ndërsa preferoni të mbani mendje të hapur dhe ju pëlqen të mësoni gjëra të reja, të tjerët nuk janë gjithmonë të etur për të bërë të njëjtën gjë. Kështu që, kur dikush paragjykon, posaçërisht për gjërat për të cilat nuk janë vërtet të njohura, kjo gjë mund t’ju nervozojë. Për shkak të kësaj, ju përpiqeni t’i shmangni ata njerëz. Ose, në rastin më të keq, ju mund të humbni durimin me ta dhe të bëheni emocionalë.

 

Ju nuk mund të qëndroni me njerëz që ankohen.

Ju nuk nxirrni justifikime dhe për këtë as nuk i pranoni ato, dhe prisni që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Ju do të preferonit që njerëzit të kthehen kah vetja dhe të merren me problemet e tyre, sesa të humbin kohën duke u ndier keq për veten e tyre. Dhe nëse duhet të punoni me ata njerëz, ju duket sikur po e humbin kohën tuaj. Kështu që ju mund të jeni të hapur dhe t’i shprehni mendimin tuaj. Për shkak të kësaj, njerëzit mund t’ju shohin si të pashpirt dhe të paepur, sikur të ishit një robot i cili kujdeset vetëm për të marrë rezultate dhe është indiferent ndaj betejave nëpër të cilat kalon. Mund të ketë edhe karakteristika të caktuara të personalitetit tuaj që nuk janë asgjë tjetër veçse pozitive. Sidoqoftë, ata gjithashtu mund të duken frikësuese për disa njerëz.

 

Ju i mbaheni fjalës suaj.

Me ndershmëri, vjen aftësia për të mbajtur fjalën tuaj. Kur bëni premtime, i mbani ato. Sidoqoftë, jo të gjithë mund ta bëjnë këtë. Pra, kur të gjithë shohin se fjala juaj është domethënëse për ju, e krahasojnë veten me ju dhe shohin diferencës, ata mund të ndjehen të poshtëruar dhe të pafuqishëm.

 

Ju jeni mendjehapur.

Të provosh dhe të mësosh gjëra të reja nuk të bën të keq, në dallim nga njerëz të caktuar. Ju jeni të hapur për të dëgjuar të dy versionet e tregimit, dhe vendimet e mendimet tuaja i marrin parasysh ato. Ju frymëzoheni nga e panjohura, gjë që mund të bëjë që ju të filloni të bëni gjëra ndryshe nga të tjerët. Por gjërat e reja dhe të çuditshme zakonisht i largojnë njerëzit prej zonës së tyre të rehatisë. Kështu që kur sfidoni mënyrën e tyre të të menduarit, ata mund të ndjehen të kërcënuar nga ju.

 

Ju keni vullnet të fortë dhe jeni kokëfortë.

Nëse jeni të vendosur të bëni diçka, do ta bëni me çdo kusht, edhe nëse do të thotë të mos pajtoheni me atë që njerëzit e tjerë presin prej jush. Ju nuk keni frikë të shkoni kundër mullinjëve dhe të qëndroni vetëm nëse mënyra juaj e të menduarit ose e të bërit të gjëra venuk përputhet me normën. Dhe nëse nuk mund ta arrini rezultatin e dëshiruar menjëherë, ju keni besimin për të vazhduar përpjekjet, pavarësisht sa e pakuptimtë dhe e çuditshme mund t’u duket kjo të tjerëve.

 

Shpërblimi: Çfarë mund të bëni në lidhje me këtë?

Mundohuni të merrni parasysh se si do të ndjehen njerëzit pasi t’u thoni diçka me ndershmëri absolute. Nëse dikush mund të pranojë të vërtetën, vazhdoni dhe tregojuni atyre. Por disa njerëz mund të lëndohen me të vërtetë nga fjalët tuaja, dhe, si rezultat, mund të dëmtojë marrëdhëniet tuaja me atë person. Mundohuni të përcillni mendimet tuaja në një mënyrë të vërtetë, por respektuese. Për shembull, nëse po i jepni dikujt një lajm të keq, mund të jeni të drejtpërdrejtë, por gjithashtu të përpiqeni të tregoni mbështetje. Ose nëse duhet të kritikoni punën e dikujt, përqendrohuni në veprimet e tyre dhe mos i fajësoni dështimet e tyre. Tregoni se jeni të interesuar që ta bëni mirë punën dhe jepni këshilla për ato gjëra që mund të përmirësohen.

Për shkak se njerëzit janë mësuar të përdorin biseda të vogla për të thyer akullin, përpiquni të mos i anashkaloni ato. Nëse me të vërtetë nuk ndiheni rehat dhe ndjeheni sikur po humbni kohën tuaj, bjerini shkurt. Mund të jetë ende e vlefshme për të fituar kohë për disa biseda miqësore në mënyrë që njerëzit të afrohen me ju dhe bisedat tuaja të mëtejshme mund të rrjedhin pa problem.

Në një situatë ku pikëpamjet tuaja dhe të dikujt tjetër ndryshojnë, përpiquni të mos rrëmbeheni nga emocionet ose të mos ofendoni askënd. Imagjinoni veten në vendin e tjetrit dhe zgjidhni argumente në mbështetje të mendimit tuaj që mund të lidhen me njerëzit me të cilët nuk jeni dakord.

Një tjetër gjë që duhet të mbani në mend është se ndonjëherë njerëzit thjesht duhet të shprehin emocionet e tyre, edhe nëse kjo do të thotë të duken të dobët duke të ankohen dhe të ndihen keq për veten e tyre.

Në vend që t’i kritikoni ata për këtë, përpiquni t’i mbështetni dhe t’i ndihmoni ata të ngrihen në këmbë pasi të kenë kaluar një periudhë të keqe. Ata do t’ju vlerësojnë. Pra, në një situatë ku mund të kishit armiqësuar dikë, në vend të kësaj keni bërë një mik.

Të fundit