Deri tani, truri i njeriut është objekti më kompleks në univers. Inteligjenca artificiale (IA) është tema më e rëndësishme për të ardhmen e njerëzimit. Ajo është një fushë e shkencave kompjuterike që ka për qëllim krijimin e makinave inteligjente që punojnë, mendojnë dhe reagojnë si njerëzit. Kurioziteti nuk qëndron te fakti se çfarë mund të bëjë ajo tani, por se çfarë do të mund të bëjë ajo në të ardhmen.
Nocioni “inteligjencë artificiale” është shpikur në vitin 1956. Në atë kohë ajo ka qenë e dobishme vetëm për zgjidhjen e problemeve të thjeshta. Në ditët e sotme, fusha e saj e veprimit është zhvilluar dukshëm.
Filmat apo emisione fantastiko – shkencorë krijojnë robotë që veprojnë dhe duken si njerëz, duke zhvilluar imagjinatën e njerëzve. Mbështetja ndaj klientit ku përfshihen faqet e shit-blerjeve online, të cilat ofrojnë një lloj mbështetje për klientët e teknologjisë së lartë, përveç kontakteve me email ose telefon. Me ndihmën e asistentëve me aftësi IA, makineritë mund t’ju përgjigjen të gjitha pyetjeve tuaja dhe t’ju ndihmojnë të merrni një produkt të veçantë.
Shëndetësia, një fushë e rëndësishme ku IA dëshmon të jetë një element shumë i rëndësishëm për të zbatuar dhe mbrojtur të dhënat personale të pacientit, përdorimin e aparaturave, në asistimin e operacioneve, duke zvogëluar kështu kohën dhe duke përmirësuar proceset.
Në industrinë e financave IA është një zgjidhje e përsosur pasi sektori financiar varet shumë nga raportimi në kohë, saktësia dhe përpunimi i të dhënave sasiore. Gjithashtu ndihmon përdoruesit që të punojnë me sektorin e financave në një mënyrë më të shpejtë duke zbatuar machine learning, inteligjencën përshtatëse, dhe chatbotet për një grup procesesh.
Tek makinat Smart shohim njw demonstrim më të spikatur të teknologjisë. Makinat smart dhe dronët po i realizojnë ato me të njëjtën teknologji. Amazon dhe Walmart po investojnë shumë për dorëzimin e pakove si dhe në efikasitetin e shpërndarjes. Me këtë teknologji, shumë çështje të transportit mund të zgjidhen shumë më shpejt.
Udhëtimet dhe Prenotimet
Në mënyrë të veçantë, agjencitë e udhëtimit po përfitojnë nga përdorimi i pajisjeve inteligjente. Përdoruesit rishikojnë këshillat për udhëtimet, prenotojnë udhëtime në këto pajisje me ndihmën e asistentëve të udhëtimit me IA. Chatbots po ndryshojnë biznesin duke inkurajuar ndërmjetësimin midis rezervimit dhe reagimit. Inteligjenca Artificiale dhe Machine Learning i dëgjojmë shpesh, por nuk janë e njëjta gjë. Të dyja kanë si emërues të përbashkët revolucionet e fundit të teknologjisë. Por cili është ndryshimi midis tyre?
Inteligjenca Artificiale: është shkenca që prej vitesh synon të krijojë kompjuterë me arsyetime të ngjashme (në mos të njëjtë) me njeriun.
“Machine Learning” :falë tij pajisjet inteligjente përmirësohen. Pra falë Machine Learning, kompjuterët e pajisur me Inteligjencë Artificiale, mësojnë.
Njerëzit i bazojnë idetë rreth botës në bazë të eksperiencave personale, që në fakt e limiton edhe imagjinatën se çfarë mund të ndodhë. Shkencëtarët janë duke punuar për të zbërthyer trurin dhe të mësojnë se si funksionon ai në mënyrë të detajuar. Një shembull i një arkitekture kompjuterike që e imiton trurin është një rrjetë neurale artificiale. Me anë të kësaj do të kemi një kompjuter me të gjitha mundësitë sikurse që i ka truri dhe më pas do t’i nevojitej vetëm të mësojë dhe të mbledhë informata.
Ndryshimi kryesor midis trurit te njeriut dhe kompjuterave qëndron tek qëndrueshmëria dhe jetëgjatësia:
-Nuk është vetëm memoria e kompjuterëve më e saktë. Transistorët kompjuterikë janë më të saktë sesa neuronët biologjik, dhe kanë më pak gjasa të prishen. Ata mund të riparohen apo të zëvendësohen nëse ka nevojë.
-Truri i njeriut po ashtu lodhet shumë shpejt, ndërsa kompjuterët mund të punojnë pa u ndalur, me shpejtësi të njëjtë, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.
-Ndryshe nga truri i njeriut, softueri mund të ketë ndryshime dhe përmirësime të përditshme, dhe mund të eksperimentohet shumë lehtë mbi të. Përmirësimet mund të ndodhin edhe në pjesët ku truri i njeriut është i dobët. Kompjuterët mund të arrijnë nivelin e njeriut në pamje, por po ashtu mund të optimizohen shumë në inxhineri dhe fusha të tjera.
Ekzistojnë disa debate se kur do të arrijë inteligjenca artificiale nivelin e njeriut. Ka mendime se kjo do të arrijë në vitin 2040, e cila nuk tingëllon shumë gjatë duke marrë parasysh që progresi nga IAG tek SIA mund të ndodh shumë shpejt.