HomeBotimeHulumtimePersoni Megaloman
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Personi Megaloman

Çfarë fshihet pas megalomanisë dhe cilat janë shkaqet e këtij çrregullimi?

Megalomania është një çrregullim narcist i personalitetit, këto janë simptomat që e tregojnë atë!

Më së shpeshti manifestohet nëpërmjet shfaqjes së mendimeve dhe fantazive të çmendura për rritjen e fuqisë vetjake, si dhe besimit në aftësitë superiore vetjake dhe kultivimin e qëndrimit se një person është shumë më i mirë se të tjerët.

Megalomanët duan të fitojnë pushtet me çdo kusht, dhe pas paraqitjes së tyre të vrazhdë fshihen një sërë gjendjesh të vështira mendore patologjike, transmeton Telegrafi.

Mund t’i takoni më shpesh në karrierën tuaj, sepse ata janë njerëzit që do të bëjnë gjithçka për të arritur qëllimin.

Ekspertët vunë në dukje se këto gjashtë tipare të personalitetit tregojnë se një person vuan nga megalomania:

  1. Ndjenja e pathyeshmërisë vetjake dhe aftësia për të kapërcyer çdo pengesë. Ata janë manipulues të vërtetë, gjë që i ndihmon ata të arrijnë fuqinë e dëshiruar.
  2. Ndjenja se është i gjithëfuqishëm. Ata testojnë njerëzit e tjerë për t’i krahasuar me veten e tyre dhe vërtetojnë se ata janë më të mirë se të gjithë të tjerët.
  3. Ata nuk i pranojnë gabimet e tyre, kështu që nuk mësojnë kurrë prej tyre.
  4. Vizioni narcisist dhe i idealizuar për veten.
  5. Nëse shoqëria nuk i pranon, ata mendojnë se problemi nuk është tek ata, por në vetë shoqërinë.
  6. Egoja e lartë dhe arroganca.

 

Çfarë fshihet pas megalomanisë dhe cilat janë shkaqet e këtij çrregullimi?

Megalomanët janë njerëz që shtypin emocionet, ata nuk i pranojnë ndjenjat e dashurisë dhe ndjeshmërisë të cilat i varrosin thellë brenda. Prandaj, ata përdorin sulme dhe, si një mekanizëm mbrojtës, imponojnë plotfuqinë e tyre të rreme për këdo që i rrethon.

Nga frika se mos mposhten, ata kryesisht tallen me njerëzit që ata i konsiderojnë si konkurrentët e tyre. Sidoqoftë, nën këtë maskë të rreme të gjithëfuqisë, ekziston një person i pasigurt.

Duke ekzagjeruar aftësitë dhe duke dramatizuar arritjet e tyre, megalomanët shprehin pa dashje vetëvlerësimin e tyre të ulët dhe paaftësinë për të përballuar vështirësitë.

Për shkak të qëndrimit të tyre arrogant, ata janë kryesisht të vetmuar sepse njerëzit nuk i pranojnë – ata shpesh ndihen plotësisht të izoluar nga shoqëria. Është vetmia ajo që krijon zbrazëti dhe shkakton shtypjen e ndjenjave, dhe kështu emocionet toksike që i kthejnë ata në narcisë të nivelit më të lartë.

Të fundit